Thursday, December 22, 2016

Kastriot Dervishi publikon modelin e betimit të nëpunësit në regjimin fashist

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të regjimit fashist, betoheshin rregullisht të gjithë nëpunësit e shtetit. Një model i shkresës së këtij betimi, ndodhet bashkëlidhur.
Të gjithë ata që pranuan të qëndronin në funksione shtetërore, pa përjashtim, kanë nënshkruar besnikëri ndaj rendit fashist sipas këtij modeli.
Të tillë ka nënshkruar edhe mësuesi i liceut të Korçës Enver Hoxha, i cili pranoi t’i shërbente rendit fashist pas 7 prillit 1939, madje duke shkuar për 3 muaj me pushime në Itali. Modeli që
bashkëlidhet i përket Ramadan Çitakut, nëpunës i Ministrisë së Punëve Botore në vitet 1938-1941. Pas lufte, në vitet 1944-1948, ai ishte ministër i Financave, me firmën e të cilit u kaluan mijëra akte konfiskimi pronash kundër “kriminelëve të luftës” dhe ” të bashkëpunëtorëve të fashizmit”.

No comments: