Wednesday, March 19, 2014

Konfrontim i pashmangshëm midis Rusisë dhe Perëndimit

Deutsche Welle Russische Redaktion Ingo Mannteufel Putini po ndjek një kurs të posaçëm antiperëndimor. Edhe nëse Perëndimi nuk do ende ta pranojë, ai duhet të reagojë me forcë dhe vendosmëri ndaj veprimeve të Kremlinit, mendon Ingo Mannteufel.
Deklarata e Putinit para dy dhomave të parlamentit rus për ta pranuar Krimenë në Federatën Ruse, jo vetëm qartëson se sanksionet e deritanishme perëndimore dhe kërcënimet për

Krimeja i përket tanimë Rusisë

Nënshkruhet marrëveshja e pranimit të Krimesë me Rusinë. Putin akuzoi Perëndimin për shkelje të vijës së kuqe. Perëndimi njohu pavarësinë e Kosovës, nuk duhet t'u mohojë banorëve të Krimesë këtë të drejtë, tha ai.
Krimeja është pjesë e "pandashme" e Rusisë. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij para dumës ruse për referendumin e Krimesë.

Tuesday, March 18, 2014

Berisha: Të prishen pallatet e Koços dhe të Vangjush Dakos, janë në rërë dhe det

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon prishjen e ndërtimeve me leje dhe thotë se edhe nëse lejet janë dhënë në mënyrë të paligjshme kjo është një përgjegjësi që duhet ta paguajë shteti dhe jo individët. Në një intervistë për Agon Channel, në emisionin Watching të Menada Zaimit, z.Berisha duke folur sonte mbi këtë temë sugjeroi se duhet të prishen pallatet siç tha ai të ndërtuara në det dhe në rërë, të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe botuesit të “Shekullit” dhe deputet i Vlorës, Koço Kokëdhima.

SuperBerisha

Artur Zheji
Le ta themi hapur. Sali Berisha i ka dhënë gjithçka mundet Partisë Demokratike. Formën, Artur-Zhejipërmbajtjen, fuqinë dhe dobësitë. Ai ka gdhendur në një gur të vetëm, simbas vetvetes, një organizatë politike, të fortë, agresive dhe asnjëherë të papërfillshme. Përkundrazi. Një subjekt politik kurdoherë të pranishëm dhe kurdoherë ‘kërcënuese’. Pa ndërprerje në 23 vite rresht. Ka ‘lëpirë’ me dinjitet plagët nga ’97-’98 deri në vitin 2001. Pranë fitores, vetëm katër vite mbas rrokullimës. Partia e Berishës është një ‘qenie’ e paparashikueshme në forcën e vet reaguese. Sidomos kur plagoset. Sidhe ndodhi në 23 qershorin e vitit të kaluar.