Thursday, December 11, 2014

Dështon me “sukses” bursa e Tiranës

Pas 12 vitesh bursa e Tiranës ka mbyllur aktivitetin e saj, duke mos dhënë asnjë shembull suksesi te bizneset.
Në vitin 2002 ajo u licencua për herë të parë nga Banka e Shqipërisë, si një treg kapitalesh ku kompani të ndryshme do të vinin dhe do të regjistroheshin, por historiku i saj tregoi se në të gjithë këtë kohë
pati vetëm disa punonjës të cilët merrnin pagën e shtetit dhe mbajtën zyrat, pa bërë de fakto asnjë shërbim.
Burime nga Ministria e Financave thonë se ishte lënë afat tre muaj që stafi të gjente vetë financimet për mbarëvajtjen e saj, dhe si përfundim është firmosur edhe shkresa me mbylljen e saj.
Në gjithë këto vite nuk numërohet asnjë biznes apo subjekt juridik që të jetë ofruar për të listuar aksionet e kompanisë aty.
Vetë ekspertet e shohin në këtë periudhe bursën si një treg alternativ për bizneset ku mund të shesin dhe blejnë lehtësisht aksione ne momentin që nuk kanë likuiditet, por shumë prej kompanive nuk dëshirojnë të listohen, një element i rëndësishëm është se akoma firmat në Shqipëri mbajnë dy bilance në mënyrë që të shmangin pagesën e taksave. /Vizion+”

No comments: