Monday, July 21, 2014

Kriminelët që kushtëzojnë vizitën e Papës në Beograd


Kisha Ortodokse Serbe, SPC vazhdon ta kushtëzoj vizitën e Papës në Beograd me kërkimfaljen për bëmat dhe rolin e klerit katolik në luftën e dytë botërore. Sot Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç e mirëpret vizitën e Papës ashtu si edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, por nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Rusisë, që sipas njohësve të rrethanave fetare serbe, është vendimtar.
Sa për kërkimfalje, si për luftën e dytë ashtu edhe atë të fundit të shpërbërjes së Jugoslavisë, faktet janë tronditëse, dhe duhet ta vënë në mendime të thella të parin e Kishës serbe, patriarkun Irinej ai që dikur në cilësinë e kryepeshkopit në Nish, refuzonte këtë vizitë…  

Kisha Ortodokse Serbe, SPC vazhdon ta kushtëzoj vizitën e Papës me kërkimfaljen për bëmat dhe rolin e klerit katolik në luftën e dytë botërore në Jugosllavi. Sipas njohësve të rrethanave fetare serbe, qëndrimi i Rusisë është vendimtar. E sa për kërkimfalje, si për luftën e dytë ashtu edhe atë të fundit të shpërbërjes së Jugoslavisë, faktet janë tronditëse, dhe duhet ta vënë në mendime të thella të parin e kishës serbe, patriarkun Irinej, ai që dikur në cilësinë e kryepeshkopit në Nish, refuzonte këtë vizitë
Kisha serbe në luftë

Kisha Ortodokse Serbe, SPC gjatë agresionit të madh serb në Jugosllavi kishte një rol mjaft kontravers. Edhe pse në fillim të luftës kishte thirrje për pajtim dhe ndërpretje të konfliktit, me kalimin e kohës kur lufta kishte filluar mirë, SPC lëshon një komunikatë me të cilën inkurajon që lufta të vazhdoj dhe ajo që është përfituar në luftë të mbahet.
Në periudhën gjatë viteve ’90-të, SPC arrinë të luaj një rol të rëndësishëm në jetën publike. Gjatë agresionit të madh serb gjatë viteve ’90-të shumë pjesëmarrës janë referuar në Kishës Ortodkse Serbe, kanë kërkuar mbështetjen e saj dhe shpesh e kanë marr atë. Shumë pjesëmarrës të SPC kanë mbështetur edhe hapur forcat ushtarake dhe paraushtarale serbe. Madje patriarku Pavle edhe ka bekuar kriminelët Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç dhe Zhelko Razhnatoviç Arkan.
Gjatë viteve ’90-të, SPC si institucion ishte e preokupuar me “çështjen kombëtare”, e nacionalizmi( i quajtur “nacionalizmi i Shën Savës”) u bë rrymë dominuese brenda vet kishës. Si zëdhënës të nacionalizmit brenda Kishës, kritikët theksojnë katër nxënës të Justinianit: Amfilohije Radaoviç, Artemije Radosavleviç, Atanasije Jevtiç dhe Irinej Buloviç ndërsa njëri ndër kundërshtarët e nacionalizmit në Kishë në këtë periudhë ishte mitropoliti i Zagrebit, Jovan.
Deri në vitin 1991, të katërtit u gjetën në kreun e SPC, si kryepeshkop. Këta kryepeshkopë së bashku me patriarkun Pavle, përfaqësonin “sinodin ideolog” të Kishës Ortodokse të Serbisë.. I ballafaquar me nacionalizmin e kryepeshkopëve të tij, patriarku Pavle ka bërë thirrje në rrespektimin e vlerave njerëzore me fjalët e njohura: “Të jemi njerëz, edhe pse jemi Serb”. Në fushën teologjike, kjo periudhë karakterizohet me forcimin e tendencave anti-ikumenike.
Kisha Ortodokse Serbe gjatë luftërave në Ish-Jugosllavi ka hedhur poshtë gati të gjitha planet paqësore, duke përfshirë, planin Vance, planin Vance-Owen, planin e Grupit të Kontaktit dhe Marrëveshjen e Daytonit. Madje edhe kur përfaqësuesit e Republikës serbe të Bosnjes ishin të gatshëm për tërheqje, SPC përfaqësonte “një qëndrim të plotë ushtarak”.

Kisha dhe pushteti serb

Në vitin 1989 komunizmi ra në përmasa globale, e Kisha u kthye në skenën shoqërore në formë të forcës ideologjike e cila në disa raste u bë edhe pjesë e pushtetit. Kishat, në veçanti në Lindjen ortodokse, veprimtarinë e tyre fetare e zëvendësuan me përpjekjet e klerikalizimit, thekson në studimin e tij “Kryqi luftarak i Kishës serbe”, Mirko Gjorgjeviç.
Pas periudhës sekulare të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, RSFJ,me fillimin e shpërbërjes së RSFJ, Kisha Ortodokse Serbe merr hapsirë gjithnjë e më të madhe në skenën politike të Serbisë; ndërsa slogan i nacionalizmit të Shën Savës – Zoti në qiell, Mbreti në shtet, i zoti shpisë në familje – bëhet gjithnjë e më prezent në fjalimet e nacionalistëve më me zë. Kisha Ortodokse Serbe i ofron mbështetje të konsiderueshme ngritjes së Millosheviçit në pushtet ndërsa brenda kishës filloi të flitet gjithnjë e më shumë për ndarjen e Jugosllavisë, në veçanti me rishikim të ashpër në dëbimin milionësh të popullsisë: “Serbët janë njerëz të Zotit, e Jugoslavia kështu siç ësht, në përputhje absolute me të drejtën e Zotit, ofrohet që të jetë e ndarë. Të mos derdhim lot krokodili për shkakun se pas kësaj, përnjëherë, tre milionë njerëz do të gjenden në situatën, që do të detyrohen, që të strehohen diku tjetër.”  Parlajmrimi i »programit kishtar-kombëtar«, Qershor 1989
Në vitin1990, në prag të zgjedhje të para pluraliste në Bosnje Hercegovinë, mediat kishtare intensifikojnë retorikën mbi viktimat serbe të gjenocidit, zhvarrosjen e viktimave dhe varrosjen e sërishme. Nxjerrja nga galeritë e kockave të viktimave nga lufta e dytë botërore ishte spektakolare, me kamera, prozhektor, gazetar…Njerëzit në ekrane televizive kishin rastin të shohin pamje trishtuese me qindëra kafka dhe kocka të rradhitura nëpër çadëra, thekson Milorad Tomaniç ndërsa përshkruan këtë strategji të ligë të kishës serbe, në librin e tij “Kish serbe në luftë dhe lufëtrat brenda saj”. Me rastin e nxjerrjes së kockave nga galeria në Golubnik, aty u lëshuan edhe kryetari i Partisë Demokratike Serbe, SDS, Radovan Karaxhiç dhe anëtari serb i kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Nikola Koleviç. Karaxhiç dhe Koleviç lëshimin në galeri e shfrytëzojnë si një marketing të paparë politik, e në zgjedhje marrin pjesë me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe.
Kisha serbe në politikën e Bosnje Hercegovinës u fut në dyert e mëdha, duke lidhur interesta e kishës me ato të popullit për një opsion të përcaktuar politik. Në tubimet politike të Partisë Demokratike Serbe gjithmonë ishin prezent priftërinjtë serb, në rradhët e para, në krahë të politikanëve. Në Sarajevë, manifestimet kishtare shërbenin edhe për promovimin e liderëve politik të SDS-së. Dhe kjo, siç shkruan në “Çatia shpirtërore e Serbisë së Madhe”, vinte me iniciativën vet Kishës, për çka më së miri flet edhe deklarata e Radovan Karaxhiçit:
“Priftërinjtë me raste edhe na kanë habitur me rrespektin e dhënë. Deklaronin se vet Zoti na ka dërguar që ta shpëtojmë popullin serb.”      
Duke folur kundër lufës në Kroaci, në tubimin e serbëve nga Kroacia në Qendrën “Sava” në Beograd, më 29 Qershor 1990, heroi i popullit i Jugoslavisë Dr.Gojko Nikolish ishte shprehur:
“Nuk është më ajo ortodoksi e cila ka luajtur rolin historik pozitiv kombëtar gjatë periudhës së robërimit nga Turqia…ortodoksizmi i sotëm, sipas pikëmapjes time, gjithnjë e më shumë po rrëshqet drejtë partisë politik edhe klerikalizmit…”
Më 1 Dhejtor të vitit 1990, Pavle u zgjodh patriark i Kishës Ortodokse Serbe duke trashëguar kështu patriarkun German. Trupi i pajetë i peshkopit Nikolaj nga SHBA u transferuan në Serbi në Majin e vitit 1991, në ditët kur po fillonte lufta në territorin e Ish-Jugosllavisë, që ishte një mesazh i qartë i rikthimit të rrymës nacionaliste në Kishën Ortodokse Serbe

lufta në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë

Në Janarin e vitit 1992 u zhvillua Kuvendi i jashtëzkaonshëm i Kishës Ortodokse Serbe për shkak të pranimit të planit paqësor Vance nga ana e Milosheviçit. Tema kryesore e Kuvendit të SPC që u zvhillua më 16 dhe 17 Janar ishte kufijtë shtetëror të Jugosllavisë. Nga ky Kuvend i SPC u lëshua edhe një komunikatë zyrtare ku thuhet se Kisha Ortodokse Serbe nuk njeh kufijtë e republikave jugosllave: “Populli serb që gjysëm shekulli është shtypur dhe ndarë në kufijë të panatyrshëm që ndajnë edhe organizmin e tij të gjallë…Ato i ka planifikuar Internacionalja komuniste, i ka reralizuar okupimi neofashist dhe ustash, dhe i ka konfirmuar dhe vazhduar – kundër vullnetit të popullit serb – diktatura komuniste e Titos përmes AVNOJ-it të tij të theksuar antiserb…Për këtë arsye, as Kisha Ortodokse Serbe, as populli serb kurr nuk kanë pranuar kufijtë e brendshëm artificial dhe jolegjitim të AVNOJ-it…”
Fajësia për ndarjen politike të “organizmit të gjallë” serb i adresohej komunistëve dhe “në veçanti AVNOJ-it antiserb”, I cili kishte ribashkuar Jugosllavinë e ndarë pas okupimit fashist. Kryepeshkopët po nga ky tubim japin mesazhin se pa ata nuk mund të merren kurrfar vendime politike të obligueshme që kanë të bëjn me Serbët: “Kurrfar marërveshje me bartësit e pushtetit në Serbi, që nuk ka mandate ta përfaqësoj në emër të gjithë serbizmit, ose me organet e federatës jugosllave ose strukturave të komanduara të ushtrisë jugosllave, nuk e obligon popullin serb si tërësi pa dakordimin e saj dhe pa bekimin e mëmës shpirtërore, Kishës Ortodokse Serbe.”
Plani Vance-it përkundër të gjithave u pranua, që praktikisht nënkuptonte pranimin e kufijëve të Kroacisë. Por kryepeshkopi Atanasije Jevtiç në televizionin Studio B, më 12 Mars të vitit 1992,e shpall Slobodan Milosheviçin tradhëtar, ndërsa më 27 Prill shpallet edhe Republika Federale e Jugosllavisë, me çka përfundimisht pranohen edhe kufijt e AVNOJ-it.
Dhe sërish Kisha serbe. Është pra Prilli i vitit 1992 kur mitropoliti Amfilohije Radoviç deklaron se po angazhohet për bashkimin e të gjtiha tokave serbe, por ka frikë se ky shans sërish nuk do të shfrytëzohet, “siç kishte ndodhur më 1918.”
“Palca kurrizore e këtyre shteteve të Bashkuara tashmë dihet dhe ajo përkundër të gjitha vështërsive, sërish po formësohet, e kjo është Serbia dhe Mali I Zi, më pas aty është edhe Hercegovina lindore, një pjesë e mirë e Krajinës së Bosnjes, Srpska Krajina…Korniza e këtyre shteteve serbe tashmë është pjekur gjatë gjithë këtyre zhvillimeve dhe është vetëm fatkeqësia e madhe që në klithmën e Srpska Krajinës nuk kishte reagim në momentin e duhur…”
Por kush ishte i kënaqur në Kishë?! Pas referendumit për pavarësinë e Bosnje Hercegovinës, kryeredaktori i gazetës kishtare serbe “Pravoslavlje”, Dragan Terziç, në Marsin e vitit 1992 kishte shkruar se sikur serbët në Bosnje Hercegovinë të kenë statusin e njejtë që kanë kristianët në shtetet islame, atëherë “do të ishin rob”, gjë që e kanë shijuar gjatë okupimit islam. Ndërsa në prag të konfliktit të parë në Bosnje, “Pravoslavlje” më 15 Mars 1992 shkruan se lufta nuk duhet detyrimisht të jetë e keqe, dhe se paqja nuk duhet detyrimisht të jetë e mirë:
“Nuk është gjithçka që është e qetë paqe e mirë, dhe nuk gjithçka që lufton luftë e keqe. Mundet që paqja, si e tillë, të jetë e keqe, dhe mundet lufta, si e tillë, të jetë e mirë – kjo varet nga përmbajtja me të cilën si njëri ashtu edhe fenomeni tjetër janë plotësuar.”
Në vitin 1992, të tri bashkësitë fetare në Bsonej Hercegovinë(SPC, Kisha Katolika dhe Bashkësia Islame) kanë lëshuar një apel të përbashkët për pajtim. Disa analistë të huaj kanë vlerësuar se ky është një shembull i mirë pa precedent, përkatësisht se nuk ka shumë shembuj që gjatë konflikteve ushtarake, liderët e bashkësive fetare kanë kontaktuar, e lëre më ti bëjn thirrje zyrtare besimtarëve për pajtim dhe falje. Nga ana tjetër, me fillimin e luftës në Bosnje Hercegovinë, kryepeshkopi i Vranjës dhe Tuzlës, Vasilije Kaçavenda duke mbajtur fjalim në Bjelinë duke inkurajuar luftën, publikisht ka mbështetur politikën e Radovan Karaxhiçit, kohë kur kishte filluar të flitej për krime serbe të luftës, për çfarë peshkopi Atanasije në mansatirin Vavedenje, më 5 Maj 1992 thotë:
“Serbët nën urdhëra të tilla politike dhe ushtarake po bëjn krime. Pas luftës, me sa dijmë, në Zvornik janë vrarë rreth 400 muslimanë, e thuhet se edhe në Foçë ishin po aq. Nuk është zakon serb që pas luftës të ketë vrasje, plaçkitje, e siç duket nga kjo luftë nuk do të dalim faqebardhë, madje edhe me çmimin e viktimave tona më të mëdha.”
Në Kuvendin e SPC të zhvilluar më 14-28 Maj 1992, miratohet dokumenti i pagëzuar “Memorandum SPC”, i cili flet kundër kufijëve të AVNOJ-it, dhe nuk mbështetë pushtetin e Republikës Federale të Jugoslavisë, RFJ të sapoformuar, që kishin pranuar këta kufij dhe zyrtarisht ishin “tërhequr” nga lufta: “Kisha serbe publikisht distancohet nga ky lloj pushteti dhe bartësitë e tij.”
Kështu duke u distancuar nga udhëheqja në Serbi, kreu i SPC bëhet jashtëzakonsiht i afërt me udhëheqjen e serbëve të Bosnjes në Pale. Me vendosjen e Republikës Srpska, Kisha bëhet pjesë e strukturës shtetërore, edukata fetare futet në shkolla, peshkopët marrin pjesë në seancat e parlamentit, këshillohen me rastin e vendimeve të rëndësishme, e vetë Radovan Karaxhiç deklaron se për çdo vendim të tij duhet të këshillohet me kryepeshkopët ose patriarkun. Dhe, në Dhjetorin e vitit 1992, në komunikatën e Kuvendit të jashëtzakonshëm të SPC, hedhen poshtë akuzat se serbët në Bosnje Hercegovinë kanë mbajtur kampe dhe kanë përdhunuar femëra muslimane: “Në emër të të drejtës së Zotit, në bazë të dëshmive të vëllezërve tanë nga Bosnje Hercegovina dhe dëshmive tjera të besueshme, deklarojmë me përgjegjësinë e plotë morale se kampe të tilla në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës, ashtu si edhe në Srpska Krajinë, as nuk ka pasur dhe as nuk ka.”
Më vonë, gjatë luftës, patriarku Pavle është paraqitur paqësor, duke deklarura se në luftën e Bosnje Hercegovinës po vdesin edhe serbët, kroatët dhe muslimanët, dhe se paqja është e domosdoshme për të gjithë, “sepse të gjithë jemi fëmijë të Zotit”. Këtë e kundërshtoi kryepeshkopi Artemije Radosavleviç duke theksuar se barazimi i njerëzve për ortodoksinë kristiane është e papranueshme, në veçanti barazimi para ligjit.

Ndarja me Milosheviçin

Pasi që Milosheviçi deklarohet se nuk mbështetë udhëheqjen luftarake të serbëve të Bosnjes, SPC i kthen kurrizin duke deklaruar se Radovan Karaxhiç dhe Bilana Plavshiç “po shkojnë rrugës së Shën Lazarit”. Ishte kjo kohë kur krimet në Bosnje, rrënimet e xhamive, plaçkitjet, dëbimi dhe vrasja e muslimanëve, kishin filluar të jenë në qendër të vëmendjes botërore.
Për këtë dhe shumë arsye tjera, në fillim të vitit 1993, kryetari i SRJ, Dobrica Çosiq kërkon nga kryepeshkopi i Hercegovinës, Atanasije që ti sqaroj se çfarë po bëjn serbët në Hercegovinë(konkrektisht në Trebinje), dhe ta informoj nëse në këtë zonë ka krime që kryejnë forcat serbe. Atanasije u përgjigj se ai kujdeset për popullin serb “i cili është viktimë dhe vuajtës”, e jo për muslimanë dhe ca të tjerë.
Ndërkohë me zhvillimin e kësaj lufte në Bosnje Hercegovinë, kur disa deputetë të Republika Srpska ishin të gatshëm për paqe, kisha serbe përfaqësonte qëndrimin më ushtarak, duke kundërshtuar propozime të ndryshme paqësore dhe duke insistuar se nuk ka lëvizje nga territoret e marra. Në fillim të vitit 1993 u propozua plani Vance-Owen për përfundimin e luftës në Bosnje Hercegovinë, por Kisha e kundërshtoi. Pasi që në Majin e vitit 1993, udhëheqësia e Republika Srpska hedhë poshtë planin Vance-Owen, mitropoliti Amfilohije deklaron: “Në këtë moment, shpirtin tonë, siç e ka ruajt gjuhën tonë dhe e ka mbrojtë Vuk Karaxhiç, njëri më mbiemër të njejtë së bashku me Plavshiçin, gocën e re kosovare, me Krajishnikun – na ruajnë ashtu si edhe shpirtin, sepse këtë mbrëmje janë nisur rrugës së Shën Lazarit. Janë përcaktuar, ashtu si edhe car Lazari…për mbretëri qiellore.” Dhe jo vetëm kaq! Kryepeshkopi I Hercegovinës, Atanasije Jevtiç, më 6 Gusht 1993 deklaron se Republika Srpska duhet “të zbres në Neretvë” dhe “në detin serb”:
“Ne në çdo rast duhet të zbresim në Neretvë, të paktën deri tek Klepaci dhe Prebilovci i vujatur, deri tek tempujt serb që janë rrënuar, edhe në detin serb. Sepse Dalmacia, është vetëm fushë e Bosnje Hercegovinës. Dhe që praktikisht Bosnje Hercegovina praktikisht të zbres në deti. Nuk mund të heqin dorë hercegovasit nga deti.”
Pra, krerët e Kishës Ortodokse të Serbe ishin prezent gati në të gjitha seancat e parlamentit të Republika Srpska. Mitropoliti dabrobosanskit, Nikolaj Mrda deklaronte se Serbët nën udhëheqjen e Karaxhiçit dhe Mladiçit “pasojnë rrugën e Jezu Krishtit”. Madje mitropoliti Nikolaj në Prillin e vitit 1993 deklaron se Ratko Mladiç pranon të gjitha propozimet e tij ndërsa presidenti i Republika Srpska, Radovan Karaxhiç, në fillim të vitit 1994 vlerëson se marrëdhëniet në mes të shtetit dhe Kishës janë të jashtëzakonshme. E kryepeshkopi Atanasije, në Prillin e vitit 1994 proteston pse kryebashkiaku i Trebinjes, Bozhidar Vuçureviq, pranon pakot humanitare nga Kisha Kristiane Adventiste, duke thënë:
“Nëse e luani demokratin, atëherë ju pyes, pse keni dëbuar muslimanët dhe katolikët nga Trebinja dhe pjesa tjetër e Hercegovinës?”
Edhe në vitin 1994 kur u propozua plani paqësor nga Grupi i Kontaktit, ai nuk pranohet nga Kisha Ortodokse Serbe. Në seancën e parlamentit të Republika Srpska, në Korrik të vitit 1994, ku po diskutohej nëse duhej pranuar plani paqësor, kryepeshkopi Atanasije Jevtiç thotë para deputetëve se SPC nuk mund të pranoj sërish “copëtimin dhjetëra sopësh të popullit serb” dhe se nuk duhet pranuar plani i ofruar. Më 5 Korrik 1994, konferenca e kryepeshkopëve të SPC apelon tek populli serb dhe opinioni botëror, ku janë shpalosur pretendimet territoriale në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, duke i bërë thirrje popullit serb që të qëndoj dhe të mbroj Republikën Srpska: “Me përgjegjësi të plotë para Zotit dhe popullit të vet si dhe historisë njerëzore, I bëjm thirrje gjithë popullit serb që të qëndroj në mbrojtjen e të drejtave shekullore dhe lirive, të interesave të saja jetësore të domosdoshme për mbijetesë fizike dhe shpirtëore si dhe mbijetesën në tokën e etërve dhe gjyshërve…Ne sot nuk mund të pranojmë, dhe as që mund të na imponohen në Gjenevë vendimet mbi për qindjet dhe pranimin e hartave, dhe të ngelemi pa të tonat: Zhitomisliçin në Neretvë ose Kishën në Mostar ose edhe Kishës Sopotnica në Drinë, Manastirit Krka ose Krupa në Dalmaci, Ozren dhe Vozuçe në Bosne, Prebilovcit në Hercegovinë ose Jasenovcit në Slavoniji.”
Dhe nuk lejohet njeri të mendoj ndryshe nga SPC! Më 8 Gusht 1994, Amfilohije nga Cetinja lëshon një komunikatë të ashpër ku kritikon serbët “që shqetësimin e kishin shëndrruar në gëzim”, dhe se si turist shkojnë “nëpër detëra dhe llixha” që kanë jehonë nga “mendjelehtësia dhe ahengu i patru”. Për dallim prej këtyre serbëve, thotë Amfilohije, “populli dhe parlamenti i Republika Srpska sot ruajnë fytyrën dhe shpirtin e popullit serb ortodoks”. Ai luftën në Bosnje Hercegovinë e quante të shenjtë, ortodoks, të drejtë dhe bekues:
“Në Bosnje Hercegovinë sot po zhvillohet beteja për lirinë e artë dhe fytyrën e gjithë Ortodoksisë, për drejtësi dhe shpirtin e gjithë botës, për shenjtërisë e dinjtetit të bekuar njerëzor.”
Ndërkohë kryepeshkopi Atanasije në Gushtin e vitit 1994 edhe një herë i jep mbështetje
kundërshtimit të planit të Grupit të Kontaktit, edhe me çmimin e bombardimit nga NATO:
“Sovrantiteti i Republika Srpska duhet të realizohet, e përderisa nuk ndodhë kjo ne duhet të durojmë. Edhe le të na bombardojnë, por ne nuk mund të firmosim gjykimin dhe nuk do të pranojmë hartat e Grupit të Kontaktit që paraqesin gjymtimin e ri të popullit serb.”
Madje edhe Federata e kishave protestante të Zvicrës, gjatë luftës në Bosnje i kishte bërë apel SPC-së me propozimin që ajo “të heq dorë nga pozicioni i saj nacionalist në çdo pikëpamje dhe të distancohet nga Karaxhiçi”. As ky apel, ashtu si edhe shumë iniciativa tjera të ngjashme, nuk u përfillën nga SPC.
Kështu pas gjithë kësaj gjakderdhje në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, vjen viti 1995 kur serbët e kuptojnë se kush është fajtori për shuarjen e familjeve serbe. Dhe, nga ka kush, i pari i SPC, patriarku Pavle, pikërisht në mesazhin e Krishtlindjeve, në Janarin e vitit 1995 :
“Shumë nëna, që nuk kishin dëshirë të kenë më shumë se një fëmijë, sot shkulin flokët dhe hidhur vajtojnë mbi djemtë e humbur, në këto konflikte ushtarake, duke mallkuar shpesh Zotin dhe njerëzit, por me këtë rast harrojnë të akuzojnë veten e tyre që nuk kanë lindur më shumë fëmijë që tu mbesin si ngushëllim”.
Dhe është ky vit që do të shënoj edhe shumë konflikte rreth firmosjes së marërveshjes paqësore të Daytonit, me të cilin edhe përfundoi lufta në Bosnje Hercegovinë. Në fakt, pasi që Radovan Karaxhiç e autorizoi Milosheviçin që të përfaqësoj interesat e serbëve të Bosnjes në Dayton, Milosheviç kërkoi që patriarku ti jep aminin. Patriarku Pavle menjëherë e firmosi dokumentin, por në Dhjetorin e vitit 1995, të paktën dhjetë kryepeshkopë të SPC, pikërisht për këtë veprim kërkuan dorëheqjen e tij. U kërkua madje edhe Kuvendi kishtar i jashtëzakonshëm që u zhvillua prej 21-22 Dhjetor, ku firma e patriarkut Pavle shpallet e pavlefshme.
Në vitin 1996, kryepeshkopi Amfilohije Radoviç redakton përmbledhjen “Qengji i Zotit dhe egërsira nga humnera”, ku shpaloset filozofia ortodokse serbe e luftës. Libri përmban kontributet e shumë priftërinjëve serbë, në mesin e të cilëve edhe Radovan Karaxhiç, dhe shërben për të arsyetuar luftën në Bosnje dhe kundërshtimin e literaturës serbe anti-luftë.
Dhe në fund, në Kuvendin e kishës serbe në Majin e vitit 1996, vendoset: “Pavarësisht në shpërbërjen e Jugosllavisë së Versajit, përkatësisht Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, juridikcioni I Kishës Ortodokse të Serbisë vazhdon të shtrihet tek të gjithë ortodoksët në këtë territor.”
Lufta e Kosovës
Në vitin 1998, kur lufta në Kosovë kishte marr përmasa serioze, Kuvendi i SPC, nga një seancë e jashtëzakonshme i dërgon një mesazh serbëve të Kosovës: “Mos i braktisni shtëpitë dhe vatrat tuaja për çfarëdo lloj arsye, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë vehten dhe Kosovën e shenjtë. Ikja nga vatrat tuaja në këtë moment të vështirë do të ishte e barabartë me tardhëtinë e idealeve shekullore, për të cilat kanë luftuar dhe janë viktimizuar knjazi I shenjtë Lazar dhe paraardhësit tanë të famshëm dhe të shenjtë.”
Kështu vjen edhe 24 Marsi 1999, kur Milosheviçi refuzoi planin paqësor të Rambujes, dhe filluan bombradimet e NATO-s nga ajri mbi RFJ. Në ditën e parë të bombradimeve, patriarku Pavle i drejtohet serbëve duke ju thënë se kjo luftë pë rata është mbrojtëse, dhe për këtë arsye ajo edhe është e bekuar nga Zoti:
“Është e qartë se rrugë tjetër nuk kishte. Kështu edhe neve na u imponua lufta. Për këtë arsye lufta jonë është e drejtë dhe mbrojtëse. As sulmuese dhe as okupuese. Krishti thotë: ‘Nuk ka dashuri më të madhe se sa të flijohesh për të afërmin tënd.’ Ai i cili shkon në luftën mbrojtëse ka edhe bekimin e Zotit”.
Pas 78 ditë bombardimesh, Milosheviç pranon më 11 Qershor 1999 që ushtria e RFJ-së të tërhiqet nga Kosova, ndërsa patriarku Pavle, përkundër deklaratës së dhënë, pas bombardimeve jep një intervistë ku lenë të nënkuptohet se Milosheviçi nuk kishte se pse të rezistonte:
“NATO po përgatitej për pushtim tokësor dhe në atë kohë duhej të përgatitej. Çdo luftë mbrojtëse është arsyetim…Mirëpo, është gabim i madh i Presidentit Milosheviç që nuk ka menduar kur NATO ka deklaruar se nuk do të bëj pushtim tokësor, por që këtë do ta bëjë me bombardim nga ajri. Duhej ta shqyrtonte mirë, si ai cari me dhjetë mijë ushtarë të cilin do ta sulmojnë dyqind mijë ushtarë, a do të mund të dilte në krye me 17 shtetet më të fuqishme në botë pa asnjë aleat, dhe të bëjë para këtij bombradimi të tmerrshëm atë që duhet ta bënte pas bombardimit”.
Dhe më 15 Qershor të vitit 1999, Sinodi i shenjtë i SPC lëshon komunikatë ku kërkon që “presidenti aktual dhe qeveria e tij, në interes të popullit dhe për shpëtimin e tij, të japin dorëheqje”.
Në fund fare, kritikët si Mirko Gjorgjeviç shpesh theksojnë se SPC në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe gjatë ditëve të tmerrshme të luftës kishte një rol që nuk e nderon. Vetëm në territorin e Republika Srpska janë rrënuar gati të gjitha xhamitë(1.186) dhe numër i madh i kishave katolike(më shumë se 500) që kisha serbe nuk i ka dënuar. Madje disa nga priftërinjt si kryepeshkopi Vasilije Kaçavenda, janë akuzuar për përdhunim të vajzave dhe grave boshnjake gjatë luftës. A thua nuk i di të gjitha këto patriarku serbë Irinej…
AfreskuNebeskaSrbija
Afresk Ortodoks i Serbisë Qiellore. Kriminale! Djathtas, poshtë është krimineli dhe gjenerali i çetnikëve, Drazha Mihailoviç si ushtar i Krishtit. Gjatë luftës së dytë botërore, çetnikët kishin mbështetjen e fortë të Kishës Ortodokse Serbe, me qëllimin e përbashkët të kthimit të Mbretërisë dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Disa nga priftërinjtë ortodoks janë bërë edhe komandant çetnik, si Momçilo Gjujiç dhe Savo Bozhiç. Ndërkohë Mitropoliti malazez, Joanikije Lipovac përveç se me çetnik ka bashkëpunuar edhe me okupatorin italian dhe gjerman

No comments: