Tuesday, May 13, 2014

Kthehet Edi Rama nga Viena me 10 valixhe shopping të Fillip Myle: Në ora 18.00 do kujtohet të flas për mushkonjat e Divjakës

Rama sapo është kthyer me disa valixhe nga Vienna pasi ka kryer disa blerje super të shtrenjta në Botikun më luksoz të Austrisë “Fillip Myle”. Pasi ka bërë shoping 4 ditë është kujtuar Kryeministri se Edi Rama do të flasë për ngjarjen e Divjakës. Kryeministri ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në rrejtin social Twitter se do të flasë për këtë cështje sot në ora 18:00 në një koferencë për shtyp.
“Sot në ora 18 do të flas unë. Faleminderit atyre që do të më ndjekin drejtpërdrejt”.
Ky është teksti i mesazhit të kryeministrit, i cili foli nëpërmjet një mesazhi në rrejtet sociale atë ditë kur në Divjakë u ndalua piloti i avionit të rrëzuar dhe drejtuesi i automjetit ku u sekuestrua 460 kg lëndë narkotike. Aksion i suksesshëm i policisë është kosnideruar nga Rama, arrestimi i shtetasit Italian dhe atij shqiptar. Rama tha ndër të tjera se ky aksion është dëshmi e faktit, se shteti po funksionon.
Një ditë më pas Rama shkruante në rrjetet sociale. “Një mik i huaj me tha: Vetem tek ju mund te ndodhe qe policia te beje nje operacion antidroge si i djeshmi dhe te akuzohet si fajtore per trafikun!”, ishte ky reagimi i kryeministri Edi Rama një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Divjakë ku policia sekuestroi një sasi të madhe droge dhe ku u rrëzua një avion. Kryeministri Rama i referohet akuzave të opozitës për përfshirje të drejtusve të lartë të shtetit dhe policisë në këtë trafik droe, kur thptë se një mik i tij i huaj qënka cuditur nga kjo akuzë pas një aksioni të policisë për kapjen e sasisë prej 460 kg drogë.
Katër ditë më parë, në plazhin e Divjakës u rrëzua një avion dhe pak metra larg tij u sekuestrua një sasi e madhe droge e cila gjendej në një automjet. Policia ka arrestuar pilotin italin të avionit si dhe drejtusin e automjetit ku u gjend sasia e lëndës narkotike. Sot Gykata e krimev të rëna ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Italian Riformato dhe atë shqiptar Saimir Bajrami. /opozita.com/

No comments: