Sunday, April 13, 2014

Zgjedhjet në PD, zbardhet udhëzimi: Deputetë dhe të zgjedhur vendorë jashtë gare

NGA: ELDA MENGATIRANE-Deputetët demokrat apo të zgjedhurit vendor të djathtë përjashtohen nga gara për kryetar dege të PD. Në udhezimin e ri i cili mban firmën e kryedemokratit Basha dhe u është shpërndarë të deleguarve në rrethe theksohet se: “në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD, duhet të respektohet mospajtueshmeria e mandatit të kryetarit të degës së PD, me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar këshilli apo qarku, kryetar bashkie apo kryetar komune.


Demorkatët i kushtojne rendësi të vecantë analizës së humbjes, i cili riktheu PD në opozite pas 8 viteve pushtet. Në kuadër të kësaj analize kerkohet te gjenden arsyet e joshjes se votuesve ne zgjedhjet e 23 qershori, por pa cënuar dinjitetin e zgjedhjeve individuale të cdo demokrati. Sipas udhezimit, “vlerësimi i punës të cdo strukture organizative lokale të PD-së, të bëhet mbi bazën e rezultateve të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013, krahasuar me rezultatet e PD-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009”.

Kryetari i PD, lancoi këtë fundjave celjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve brenda partisë, teksa siguroi se pushteti i votës do të përqendrohet tek anëtarësia e re e cila sipas demoratëve ka shënuar fluks historik dhe është tregues i një alternative solide përballë një qeverie të papërgjshme.

(a.n/News24/BalkanWeb)

No comments: