Saturday, November 2, 2013

Patentat me pikë. Pas 30 qershorit drejtuesit me lejen e re

Tiranë - Pas datës 30 qershor 2015, cdo drejtues mjeti do të pajiset me një patentë dixhitale. Patenta e fundit në format karton, del  nga qarkullimi pikërisht në këtë periudhë. Leja e drejtimit dixhitale, e pranishme tashmë në treg, pritet të kryejë funksionin e patentës me pikë. Pikët do të hidhen në sitemin elektronik, të DSHTRR dhe do të lexohen në patentën dixhitale sa herë që mund ët kontrollohen nga policia rrugore.


"Aktualishtë ne kemi në përdorim dy leje qarkullimi të modelit dixhital dhe të modelit të kartonit. Model dixhital ka filluar të aplikohet në 2005 dhe ka vazhduar të aplikohet pa anjë llojë problemi. Në kohën që është ndërtuar është ndërtuar me standarte të Komunitetit Europianë. Leja e drejtimit me karton e fundit që shtë lëshuar është lëshur më 10.06.2005. teorikishtë afati që mbaron është 30 qershori i 2015" tha Lekë Gjoni, Drejtor i Lejeve të Drejtimit, në DSHTRR.

Pas miratimit të ligjit për aplikimin e lejeve të drejtimit me pikë, tashmë mbetet zabtimi i saj në aspektin teknik. Pikëzimi do realizohet automatikisht, në drejtorinë tashmë të dixhitalizuar të patentave.

"Në konceptin që do ta ketë lejen me pikë, leja nuk ndyshon. Por personit i hidhen pikë në sistemin elektronik. Çdo person i interesuar të dijë gjendjen e pikëve nëpërmjet numërit të lejes së drejtimit dhe faqes së ëeb-it të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugorë verifikon numrin e pikëve të tij." tha Lekë Gjoni, Drejtor i Lejeve të Drejtimit në DSHTRR.

Rinovimi i lejës së qarkullimit, ka një kosto prej 3500 lekë, shoqëruar me dokumentacionin përkatës bashkë me raportin mjekësor. Aktualisht në treg janë 700 mijë patenta dixhitale dhe 50 mijë leje në format karton. Sipas regjistrit janë 530 mijë automjete në qarkullim, ku 51.317 automjete janë çrregjistruar.

Teuta Shamku

No comments: