Friday, November 1, 2013

FRD e Topit në qeverinë e Ramës me 2 poste Zv/ministrash dhe 2 Drejtori

Shkruar nga Rexhep Polisi
FRD e Bamir Topit do të përfaqësohet në qeverinë “Rama” me dy poste Zv/ministrash dhe dy Drejtori.
Lajmi i u bë i ditur nga vetë Topi. Dje, në të njejtën kafene, ku Edi Rama bëri një mbledhje qeverie me ministrat e tij (te ish-shtëpia Enver Hoxhës, pranë zyrave të Shekullit të Koço Kokëdhimës) ka bërë një mbledhje edhe Bamir Topi me një pjesë të bashkëpunëtorëve të tij.
Duke gjetur edhe sebepin për zgjedhjet lokale për Korçën, Topi konfirmoi aleancën për Partinë Socialiste
duke treguar se ai nuk ka dashur asnjë herë të bëjë aleancë me Partinë Demokratike. Topi, gjithashtu gëzoi pa masë bashkëpunetorët e tij, duke deklaruar se se Edi Rama e shperbleu me dy poste Zv/ministrash dhe dy Drejtori.
Bëhet fjalë për Zv/ministrin e Brendshëm dhe Zv/ministrin e Integrimit. Topi, më në fund ka konfirmuar aleancën e hershme me Ramën.

No comments: