Saturday, September 14, 2013

Patozi: PD i la bashkëkryeministrave Rama-Meta një qeveri normale

Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ju drejtua me titullin ‘bashkëkryeministër’, aleatëve Ilir Meta dhe Edi Rama, teksa theksoi se ato trashëgojnë nga demokratët një Shqipëri normale dhe të shëndoshë ekonomikisht në letra si dhe çelësat e atdheut për të cilën shqiptarët.

“Ku drejtohem ju bashkëkryeministër Meta dhe Rama.
Ju sot merrni në dorëzim me letra një Shqipëri normale. Kjo vlen për bashkëkryeministrin e dytë se i pari e di. Sot nuk është dita për të bërë bilanc 8 vjecar për gjithcka ndërtuam. Sot po merrni në dorëzim çelësat e një atdheu që shqiptarët janë më kryelartë. Nuk pres të bënë ndonjë gjë më të madhe, por pres të mos e bëni delen e zezë të Evropës. Nuk pres të ndërtoni rrugë të reja, por mos prisni atë c’ka është bërë tashmë. Po ju dorëzojmë një vend me paga dhe rroga të larta. Nuk pres të ruani trendin e zhvillimit, por të paktën mos i ulni. Është një Shqipëri që pati rritje impresionuese dhe nuk pati krizë. Nuk pres prej jush të bëni të njëjtën gjë, por mos e lini ekonominë e shqiptarëve të bijë në humnerë. Po ju dorëzohet një Shqipëri e gatshme për BE.
Nuk pres të jeni pasionant si ne në rrugën integrimit, por të paktën mos u bëni ferrë. Ju keni përballë një opozitë që nuk do e bllokojë integrimin asnjë ditë”, deklaroi Patozi. Patozi sulmoi dhe përbërjen e kabinetit qeveritar. Duke risjellë në vëmendje e grevën e socialistëve të para 8 viteve në shes, patozi tha se asnjë grevist nuk është ministër. Ish-numri dy i PD-së u ndal dhe tek fjala që sipas tij kryeministri ende i pa votëbesuar mbajti në Kuvend duke e akuzuar se nuk kërkoi ndjesë cfarë i bëri vendit me bojkotin e tij. “Ne jemi për të përfaqësuar ato që na votuan dhe për tu kthyer triumfator.
Ne jemi sot dhe gjithmonë në këtë sallë që është frontin kryesor i betejës politike se Shqipëria është e shtenjtë jo vetëm ku jemi në pushtet. Ne nuk do e bëjmë kurrë të hedhim baltë për shkak të xhelozisë vetëm se nuk jemi në pushet. Sot asnjë që mori pjesë në grevë para 8 vitesh asnjë sot nuk është ministër, por ministra janë ato që i conin bukë me fenerë. Po të kishte pasur një grimë morali i Ramës në Kuvend do ishte ndjesa e thellë për atë cka i bëri vendit në 4 vite. Pas meje ju shijoni një qeveri me dy kate.
Shkruar nga Erind Kuci

No comments: