Sunday, June 23, 2013

Meta dhe Rama: Pushtetin do t'a marrim me çdo çmim, edhe me dhunë

Shkruar nga Elis Kuci
Ilir Meta deklaroi, se ai dhe Kryetari i PS janë të vendosur për ta marrë pushtetin dhe për të larguar Sali Berishën me çdo çmim, duke i hapur rrugë një reagimi të dhunshëm në rast se koalicioni i majtë nuk rezulton fitues nga kutitë e votimit.

Meta i bëri këto deklarata nga qyteti i Laçit, ku sot në mëngjes si pasojë e një përplasjeje me armë është plagosur kandidati për Deputet i këtij Qarku, Mhilli dhe është vrarë simpatizanti I LSI, Gjon Gjoni.
Nuk dihet nëse PS dhe LSI kanë një skenar dhune, por deklarata e Metës e bërë në prezencë edhe të Ramës le të kuptohet se në rast humbjeje , ata mund të mos e njohin rezultatin e zgjedhjeve.

Nga ana e saj policia deklaron se po vijon hetimet në lidhje me incidentin e Laçit.

No comments: