Sunday, June 30, 2013

Majko: Nga sot Berisha do kuptojë kë ka mik

Shkruar nga Kreshnik Mersinllari
Deputeti socialist, Pandeli Majko, duke komentuar largimin e Berishës nga kreu i PD-së, shprehet se tashmë ai do të kuptojë se kush i ka qëndruar pranë vetëm për të përfituar prej pushtetit të tij.

“Berisha po largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike duke kërkuar të jetë i pranishëm për momentin në politikë me mungesën e tij. Deri tani ka ditur se kë kishte kundër. Nga sot,doktori do kuptojë kush i ka mbetur si mik”, shprehet Majko.

Ndërsa duke folur për humbjen e thellë të demokratëve në zgjedhje, ai thotë se do duhet pak kohë që ata të kuptojnë përmasat reale të saj.
“Demokratët janë ende të “ngrohtë” nga humbja e zgjedhjeve. Do duhet pak kohë që të kuptojnë përmasat e ftohta të saj. Dhimbja e tyre është njerëzore dhe ka mirëkuptim”, tha Majko

No comments: