Monday, June 24, 2013

Bogdani: Besimplotë se do të jemi fituesit

Partia Demokratike dëshiron të falenderojë të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proçes të shpejtë dhe të saktë.
Ne vazhdojmë të jemi besimplotë se kur të gjitha votat e qytetarëve të jenë numëruar, ne do të jemi fituesit.
Dhe jemi te inkurajuar nga rezultatet që sapo mbërrijne dhe që tregojne rritje të ndjeshme, të cilat tregojnë që numërimi po ecën tashme në favorin tonë.

Nuk duhet të harrojme, që në këtë kohë në vitin 2009 Edi Rama proklamonte fitoren, por në fakt ai humbi.
Nuk duhet të harrojme gjithashtu, që në këtë kohë, në vitin 2011 Edi Rama proklamonte përsëri fitoren, por përsëri mbeti në opozitë.
Ne i bejme thirrje të gjitha forcave politike të vazhdojnë një proçes të qetë dhe të rregullt të numërimit të votave dhe të mos bllokojnë proçesin.
E përsërisim, asnjë forcë politike nuk duhet të bllokojë proçesin, sepse qytetarët duhet të shohin të gjitha votat e tyre të numëruara, sa me shpejt dhe saktë!

No comments: