Saturday, June 29, 2013

Berisha te mos heqe dore nga Berisha

Nga Basir Collaku
Berisha nuk duhet te heqe dore nga Berisha sepse ai eshte modeli, i nje partie ku shpirti triumfon mbi formen, duke qene teresisht permbajtja e reformave dhe modernizimit te mrekullise se lirise se shqiptareve. Partia Demokratike, nuk duhet te largohet nga Partia Demokratike, nga shpirti i saj i bashkelindur, ne nje udhe te pafundme honesh plot trazira nder vite, dhe simbole te shumta arritjesh, tashme faqe jete e kujtese te ketij vendi. Nje miku im me tha disi i pezmatuar se i kishte dhembur fort kur kishte pare te merkuren ne mbremje, shume e shume te rinj, djem e vajza, qe qanin me ngasherim per largimin e Berishes nga selia e PD. Nuk kishin te punesuar, nuk kerkonin aspak nje vend pune, biznesi apo privilegji, as ne keto zgjedhje. Jo, jo, ne shpresen e tyre te perlotur nuk kishte asnje pretendim material. Ata ishin thyer ne shpirt dhe lotonin, per ate me te cilin kishin rritur shpresen dhe besimin, duke degjuar Berishen qe lajmeronte doreheqjen e tij. Ndersa nje numer krejt i madh i te kundertve qe kishin edhe pune, edhe biznes, edhe pushtet, edhe shume pushtet, te cilet me shume anonin nga e qeshura, apo nenqeshura, duke mos ditur te zinin vendin e atyre te rinjve aq fisnikerisht, e atyre qe jane palca e kurrizit e Partise Demokratike. E transplantet nje dite mund e duhet te ndodhin. Por ka dhe me. Dalldia e sejmeneve mediatike te fortmesuar me zanatin e turrjes kah pushteti, ka nisur diten e dyte te humbjes se PD, ne zgjedhjet e 23 qershorit, te sulmoje liderin e demokrateve Sali Berisha, pasi ku ne heshtje e ku me ze, moren garancine nga fituesi i ri se do te trajtoheshin bute, e ndoshta sipas sjelljes edhe me miresi kockore. Jane plot prej tyre me sjellje ndryshe sot, ndonese dikur mburreshin 24 ore vetem duke e permendur emrin e tij, apo duke ia shenuar numrin e celularit ne aparatin e tyre, tan i gjen duke vrapuar te bejne sikur na paskan qene gjithnje vitet e fundit, mbeshtetes e votues lejla. Madje paturpesisht kane nisur te blejne edhe trikot e fundit te mbetura te pashitura. Zoti i ruajte. E sigurisht produkti i ketyre te rritur nen logon dhe sloganin, per ne lind dielli, andej nga kah shkon pushteti, nuk pritej te ishte ndryshe. Prandaj shpesh dhe ne shume adresa shtypi, lexojme dite pas dite mllefe majtiste tashme te bere mazhorance, ndaj liderit themelues dhe jeteushques te Partise Demokratike. Prej 23 vitesh Sali Berisha ka dhuruar pushtet, mireqenie, mbeshtetje, perkrahje, karriere, qindra e mijera shqiptareve, duke qene personazhi me ndikimin me te madh ne keto dy dekada ne transformimet e ndodhura ne Shqiperi. Kryeministri Sali Berisha dhe doreheqjen nga drejtimi PD, duke shkaktuar tronditje te forta emocionale te mbeshtetesve te tij, mijera te rinjve te rriturve, bashkepunetoreve te tij, te cilet kishin formuar nje det shoqerimi duke pritur daljen e liderit nga selia. Trishtimin dhe lotet nuk eshte se duhet ta tjerrin shkruesit gaz-hidhur matane gardhit ku ka mberritur rezultatit fitues, si cinizem, ata qe nuk e ndjejne normalitetin e humbjes se nje gare. Mbi supet e tij Berisha mori pergjegjesine e te gjitheve, aspak me te drejte, por me bujari shpirti, sikur te tjeret te ishin rrefyer per mekatet e shumta, e ai, ti kishte pastruar ata, ti kishte falur, ndonese eshte shume here me ndryshe. Sigurisht ne nje bisede me sinqeritetin gjithsecili prej tyre, nesh, kandidateve, deputeteve, ministrave, drejtuesve te partise ne qender, apo baze ne struktura ndjen se la dicka pa bere. Ndodh jo rralle ne Partine Demokratike te percohet nje pertaci, apo nje indiference, duke denuar kohen e punes e te investimit per te sjelle rezultat fitues. Diferenca e Berishes me ndjekesit, vartesit, e te gjithe te tjeret, ka bere te ndodhe kjo. Jo pak prej tyre teksa harxhoheshin ne kohe ne padobi, peshperitnin se e di Berisha, e ben Berisha, ka Doktori nje ide gjeniale, ka i Madhi nje projekt brilant, ka udheheqesi nje zgjidhje, merret Kryeministri me ate pune, edhe per kete, prisni mos e vrisni mendjen, perse shqetesoheni ju. Kjo ne jo pak raste per te mos bere detyren e ngarkuar e marre persiper, por ne disa here te tjera perse jo edhe per te abuzuar. Sepse kushdo ka folur, komunikuar me Sali Berishen, i majte apo i djathte ka zgjidhur problemin qe e kishin bere terkuze te tjere para e pa dijenine e tij. Ndaj pa u fshehur duhet te permendim secili me vete, e kur te jemi bashkerisht edhe me ze, se ka ndodhur qe eshte abuzuar. Jane bere jo pak pune pa dobi duke thene se e di Doktori, apo eshte porosi e Doktorit, e kete pune e benin ata qe ishin vetem infermierin e perjetshem ne raport me te, pra diku vartes, bashkepunetore, punonjes partie, pavaresisht pozicionit apo rangut ne strukturat e partise. Dhe kete ndryshim, kete grumbull gjynahesh te prodhuara e konsumuara nga ata te djeshmit disi hijerende dje ne pushtet, pas shembjes se 23 qershorit, shokut, shtangies, se te shifrave, gjeten vrapin te struken diku pas hijes se te madhit te partise, apo ne rrjete sociale ku nuk te dallon askush timbrin e zerit per ta provuar vertetesine, duke sulmuar fort shpejt te vetet per deshtimin ne gare. Sepse jetimi faj paska bere kerdine mes llojit, duke na sjelle humbjen. Kalores si gjithmone Berisha mori persiper pergjegjesine e humbjes, duke urtuar jo me te drejte, por me shpirt te madh fajtoret e vertete. Te gjithe ne qe jemi pjese shpirterore e Partise Demokratike, pavaresisht shijes se trishtuar te rezultatit dime nje te vertete qe e themi hapur. Kjo vote e madhe kunder te djathtes, nuk ishte aspak vote kunder Sali Berishes. Jo kjo ishte me shume se here tjeter ne nje raport te paparashikuar vote kunder atyre qe mendonin se ishin si Berisha, mendonin se mund ti ngjanin, e per fat te keq e dhe te shtireshin se e perfaqesonin ne gjithe permasen e tij te pakrahasueshme. Nuk eshte aspak koha, apo momenti per ta tepruar me emra, me fakte, me prova, sepse i munduri fundja ka mjaft rezultatin mbi shpatulla tek i rendon, por sic thone latinet, thuaje te shpetosh shpirtin, mire eshte te mos heshtin ata qe dine persene e kesaj humbjeje realisht. Te thone se ndoshta gjendeshim ne plazh teksa fushata kulmonte, dergjeshim ne dreka apo darka, ndersa demokratet rrinin tere zgjuar e donin ti takonte dikush. Te thone se edhe pertuan te cojne ca shishe uje me teper tek komisioneret, numeruesit, ata qe shuanin ankthin dhe etjen me shpresen te Berisha. E prape ata qe banojne ne lagjen e te qeshurit, pas pak ditesh do rreshtohen ne krah te pushtetareve per t’u qemtuar gabimet ndoshta, serish diku “agallare” partie. Nen ze hedhin akuza se ata, te tjeret, fituesit e medhenj agresive, kane hedhur lek. Ndoshta, kane te drejte, madje edhe te arrestuar ka pasur per kete bleres votash, por perse tani, per prapa. Fundja ke blene??? Blihet nje i shitur,qofte servile oborri, qofte demokrat OMGJ, qofte qiraxhi pushteti, apo votues njeperdorimesh. Ndaj, kujtesa e paster e Partise Demokratike, e demokrateve, e te gjitheve duhet te shoshite plasaritjet, per te shendoshur, ate cka e bren partine qe lindi si simbol i nje shprese. Ndersa shqetesimi, halli, misioni, thelbi, vizioni, i Sali Berishes, jane ata te “lagjes se loteve”, duke te kujtuar trishte Murin e Shenjte te Loteve ne Jeruzalem, ku miliona e miliona turiste, shkruajne nje leter e vendosin diku ne ndonje te care guri dhe shprehin nje deshire. Deshira e tyre eshte e qarte dhe e kthjellet, deshira qe Berisha te mos heqe dore nga Berisha. E ata ti ngjane modelit te tij, te njeriut qe sakrificen ia kushtoi ndertimit te nje partie qe ka dhene shpirt, vlere, ndryshim te pamatshmem, duke qene aset per Shqiperine. Te tjeret, se paku te kursejne mburrjet. Kane kohe. Perpara.

No comments: