Tuesday, April 30, 2013

VATRA, nderoi me çmimin e "Meritave", disa nga figurat e dalluara të kësaj shoqate


BEQIR SINA, New York
Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Lighthouse Restaurant – në City Island Avenue, Bronx, NY, u shtrua një darkë, gjatë së cilës u dhanë çmimet “AWARD OF MERIT”, disa vatranëve, më të dalluara në dekadat e fundit

CITY ISLAND BRONX NY : Mbas Kuvendit të sukseshëm, të shoqatës më të vjetër në Amerikë, në mbrëmje u mbajtë një darkë tradicionale e organizuar nga Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA. Në këtë darkë festive, përveç drejtuesve të lartë, të Vatrës, kryetarit të saj Dr Gjon Buçaj dhe kryesisë dhe anëtarëve të saj delegatëve morën pjesë dhe mysafirë të nderuar, Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Ibrahim Makolli i shoqëruar nga drejtori për investimet në Diasporë, Naim Dedushaj,  Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York, Ambasadori Bekim Sejdiu, anëtari i Asamblesë të Shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj, konsulli Fatmir Zajmi.
 
   Në darkën e Vatrës erdhën edhe familja Cungu dhe e veja e doktor Uruçit, pjestar të familjes  Kaloshi, Kallajxhiut, Danit, Liços, Kumbarçe, Mirakaj, Mulosmani, Bytyqi, Përndocaj, Metalia, Qafa, Husenaj, Ndreu, Ndreca, Tonuzi, e të tjerë, pra të këtyre vatranëve të shquar, familje të njohura në SHBA si familjet më të vjetra të vatranëve, anëtarët e të cilëve kanë dhënë një kontribut të shquar në të shkuarën për Vatrën, por që nuk jetojnë më.
 
 
    Në darkë morën pjesë delgatët si dhe kryetarët e tyre, Dega Washington DC,  Dega Michigan, z. Alfons Grishaj; Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Queens, NY, dr. Skender Myrtezani; Dega South Westchester, NY, z. Nick Markola; Dega Newburgh, NY, dr Nexhat Kalici, mandej edhe atyre të New Yorkut, ku është edhe baza e Vatrës. 
 
 
    Kryetari i sapo zgjedhur i Vatrës, dr Gjon Buçaj, pasi foli për historikun e kësaj shoqate famëmadhe, rolin dhe kontributin e saj historik, në dobi të çështjes kombëtare, vuri në pahë edhe vlersoi lartë kontributin që kan dhënë disa figura të dalluara të kësaj shoqate, të cilët ishin pionerët e parë të Vatrës, dhe mbajtën gjallë frymën e zjarrtë patriotike dhe demokratike në SHBA.
 
 
Ndërsa, këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, krijojë me repertorin e tij të njohur një atmosfer të bukur festive, me këngë valle patriotike nga të gjitha trevat.
 
 
Në mbrëmjen e së shtunës të 27 prillit, në darkën në restorantin piktoresk Light House të bashkatdhetarit Mark Gjonaj, Vatra nderoi me çmim pas - vdekjes, "Post Mortum" Çmimin “Award of Merit”; Nexhmije Zaimin, Dr.Hamdi Uruçin, Dr. Edward Liçon, Xhevat Kallajxhiun, Ing. Mahmoud Cungun, Ramiz Danin, Arif Neza, Abdulla Kaloshi, Petraq Ktona, Ymer Doda dhe Rexhep Kumbarçe. Po ashtu u nderuan me “Award of Merit”, Ish editori i Diellit, Anton Çefa vatranët: Mustafë Elezi, Musli Mulosmanaj, Jonuz Ndreu, Hajdar Tonuzi, Tonin Mirakaj dhe Vasel Ujkaj.
 
Çmimet i dorëzojë vetë kryetari i Vatrës, dhe i morën në mes emocionve të papërshkruara disa prej fëmijëve të këtyre figurave të dalluara, patriot dhe atdhetar të flakt,  të cilët kanë dhënë një kontribut të shquar në të shkuarën për Vatrën, dhe kombin shqiptar, por që nuk jetojnë më.


IMG_0337.JPG
IMG_0341.JPG
IMG_0342.JPG
IMG_0344.JPG
IMG_0346.JPG
IMG_0347.JPG
IMG_0353.JPG
IMG_0355.JPG
IMG_0358.JPG
IMG_0359.JPG
 
IMG_0360.JPG
IMG_0361.JPG
IMG_0363.JPG
IMG_0365.JPG
IMG_0369.JPG
IMG_0370.JPG
IMG_0371.JPG

No comments: