Friday, April 12, 2013

Shorti: Bajerni përballë Barcelonës

Në shortin e hedhur në Zvicër për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve u evituan përballjet mes ekipeve nga i njëjti vend. Bajerni ndeshet me Barcelonën dhe Dortmundi me Real-Madridin.
Në gjysëmfinalet e Champions League-s dy ekipet gjermane do të përballen me dy ekipet spanjolle. Bajern i Mynihut do të presë Barcelonën në fushën e vet, ndërsa Borussia Dortmund përballet me Realin Madridin. Ekipi i Bajernit del për të 14-tën herë në një
gjysëmfinale të tillë, ndërsa Reali për të 24-tën herë. Shorti i hedhur këtë të premte (12-04.2013) në Nyon të Zvicrës ka shuar frikën e përballjes së dy ekipeve nga i njëti vend. Sipas ekspertëve gjasat për në finale duket se do t'i kenë bavarezët e Jupp Hainkens dhe katalanasit e Tito Villanova.
Ndeshje e parë do të luhet në "Allianz Arena" më 23 prill, ndërsa ndeshja tjetër mes Borusia Dortmundit dhe Real Madridit do të luhet më 24 prill. Ndeshjet e kthimit janë më 30 prill dhe 1 maj.
Gjithashtu, në Zvicër u hodh edhe shorti për gjysmëfinalet e Europa League, ku bie në sy fakti se të katër ekipet e klasifikuara i përkasin shteteve të ndryshme: FC Basel do të luajë kundër FC Chelsea, ndërsa Fenerbahçe e Stambolit ndshet me Benfica të Lisbonës. Ndeshjet e gjysmëfinales zhvillohen më 25 prill dhe ato të kthimit më 2 maj. Finalja luhet më 15 maj në Amsterdam.

No comments: