Friday, April 12, 2013

Ra koncepti i Opozites se Bashkuar

Nga Prec Zogaj
‘Ne vjeshten e vitit 2009 rruget tona politike u takuan ne shqetesimin e mospermbushjes se standardeve zgjedhore ne zgjedhjet e atij viti. Aty mori jete levizja nderpartiake per transparencen e zgjedhjeve dhe, me tej, nje opozite gjithnje e me e bashkuar, qe kishte per qellim te qendronte fort perballe qeverise se tavolines Berisha-Meta dhe te pergatiste alternativen e fitores ne perballjen elektorale me te.

Kemi ecur se bashku ne udhetimin qe kane pare gjithe shqiptaret. Ne ditet e saj me te mira Opozita e Bashkuar ka qene per vendin fuqia dhe shpresa. Fale saj vemendja dhe ndjeshmeria nderkombetare per zgjedhjet u ngriten ne nivelet me te larta; mori jete nje alternative fitimtare, e afte per te mundur qeverine Berisha-Meta me fryme, me program, me etike, me moral, me numra.

Perkrah jush dhe kolegeve te tjere te nderuar opozitare kam dhene edhe une kontributin tim ne aulat e opozitarizmit dhe ne media per keto qellime. Kjo ka qene dhe mbetet nje periudhe e vyer per angazhimet e mia politiko-qytetare. Une ju falenderoj nga zemra per respektin qe keni treguar ndaj meje, edhe pse kam pasur statusin e nje individi te lire ne kete tryeze.

Kam qene i bindur se duke ruajtur kohezionin e brendshem te partive perberese dhe duke u zgjeruar me forca te reja opozitare, qe kane spikatur nderkohe ne skenen politike, Opozita e Bashkuar i kishte te gjitha letrat dhe numrat per te fituar zgjedhjet e vitit 2013, pa qene nevoja t’i zgjaste paraprakisht doren nje partie qeveritare. Une e kam zhvilluar e mbrojtur gjate kete pikepamje prane jush, tashme pa sukses. Fitorja e zgjedhjeve si opozite pushoi se qeni bindja juaj. Me argumentin e bashkimit per fitoren, ju i keni drejtuar sot nje ftese per koalicion parazgjedhor LSI-se. Personalisht, duke pershendetur largimin e LSI-se nga qeveria, do te kisha preferuar votimin vec e vec te kesaj force politike dhe te Opozites se Bashkuar. Publikut nuk i duhet hequr mundesia te gjykoje me vote, drejtpersedrejti, histori politike te rralla si kjo e LSI-se gjate ketyre kater viteve. Eshte e drejta juaj te mendoni ndryshe. Eshte e drejta juaj te ndertoni koalicionet qe i mendoni me te efektshme ne funksion te marrjes se pushtetit.

Por ftesa qe i keni drejtuar nje partie qeveritare ne fund te mandatit qeverises prodhon ne rrafshin politik efekte te tjera, qe nuk mund te mos mbahen shenim.

Me koalicionin PS-LSI bie koncepti i Opozites se Bashkuar ashtu sic e kemi konceptuar e sic ka funksionuar deri tani; bie ne pjese te tera te struktures se saj Rilindja si emri i alternatives se PS-se; bie opsioni i aleances antiregjim, bie opsioni i tejkalimit te Berishes si mendesi qeverisese, bie kuptimi i gares elektorale si nje perballje midis opozites dhe qeverise. Fushata dhe termat e saj mbeten per t’u percaktuar nga e para. E vetmja gje logjike ne kete zhvillim eshte bashkimi pragmatist i dy te majtave.

Ne keto kushte, me historine politike qe kam dhe per shkak te qendrimeve publike qe kam mbajtur per shume ngjarje te ketyre kater viteve, e konsideroj te perfunduar angazhimin tim ne koalicionin tuaj te derisotem dhe te parinovueshem vazhdimin ne koalicionin tuaj te ri.

Ju uroj pune te mbare dhe suksese.

* Letra qe autori i dergoi kreut te PS, Edi Rama duke i komunikuar largimin nga koalicioni opozitar

No comments: