Monday, April 15, 2013

Kuvend, miratohet shkarkimi i anëtarit të LSI në KQZ, në vend të tij Klement Zguri

Pas orë e orë debatesh, Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën në mbrëmje me 74 votat e maxhorancës kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilirian Muho. Ndërkohë, pro shkarkimit votave te maxhorances iu bashkuan edhe 3 ish-deputetë të PS-së, Gjovalin Kadeli, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.


Kërkesa, sipas maxhorancës, synon respektimin e parimit të baraspeshimit të përbërjes së KQZ-së, pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës.

Deputetët e opozitës së majtë, që e kundërshtuan ashpër kërkesën, e braktisën sallën e parlamentit para nisjes së votimit. Nga salla u larguan edhe deputetët e LSI e PBDNJ. "Ne nuk mund të bëhemi pjesë e këtij skandali, i cili është në shkelje të plotë të procedurave dhe ligjit", deklaroi kryetari i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.

Para hapjes së votimit nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndërsa largoheshin nga salla, deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga, krijoi përplasje me deputetin e pavarur, Kastriot Islami. 
Me 73 vota pro, Kuvendi miratoi emërimin e Klement Zgurit në vend të anëtarit të shkarkuar Ilirjan Muho, i cili bëri dhe betimin.

Kuvendi për rreth 12 orë debatoi sot për lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në KQZ, Muho dhe zëvendësimin e tij me një përfaqësues nga Partia Republikane.

Deputetët socialistë të opozitës e kundërshtuan ashpër kërkesën e Partisë Demokratike për lirimin e anëtarit Muho, duke e konsideruar një nismë antikushtetuese, që rrezikon mbarëvajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Maxhoranca nga ana e saj e ka argumentuar ligjshmërinë e kërkesës, duke theksuar nevojën e respektimit të baraspeshës politike mbi të cilin është ngritur KQZ dhe komisionet zgjedhorë të nivelit të dytë.

MIRATOHET MARREVESHJA PER GAZSJELLESIN TAP
Ora 23:30- Ora Kuvendi miratoi të hënën në mbrëmje me 72 vota marrëveshjen për gazsjellësin TAP, që synon realizimin e një sërë investimesh në sektorin e gazifikimit në Shqipëri.

BERISHA FTON ISH-DEPUTETËT E PS TË BASHKËPUNOJNË ME PD
Ora 23:25- Menjëherë pas ish deputetëve të PS-së fjalën në Kuvend e mori kryeministri Berisha, i cili falënderoi ata dhe i ftoi të bashkëpunojnë me PD.

“Falënderoj deputetët dhe ju zoti Islami, Dogjani e Kadeli për mbështetjen dhe votën tuaj. Përpjekja për të rrezuar një qeveri 2 muaj para zgjedhjeve e pakuptimtë. Ka vetëm një provë kjo qeveri të procedojë me zgjedhjet. Në kushtet kur u stis aleanca e ngjalave alternativa ishte kjo, të qëndrojë në pushtet me 70 vota, menduan që do i kishin 71 nuk i bënë. Shakaxhinjtë që mendonin se do rrëzonin qeverinë gabonin rëndë, por pati 3 deputetë të përgjegjshëm dhe unë jam i vendosur për bashkëpunim afatgjatë me ju”, tha ai.

ISLAMI: E FAL BIZHGËN PËR KËRCËNIMET, KEQARDHJE PËR GRUPIN E PS
Ora 23:15- Edhe Kastriot Islami deputeti i përjashtuar nga PS, i cili votoi pro shkarkimit të Ilirian Muhos mbajti fjalën në Kuvend. Islami komentoi përplasjen me deputetin Gazmir Bizhga.
“Nuk jam as i dëshpëruar, as i gëzuar ndjej keqardhje për gjithë grupin socialist. Për 4 vite jam munduar të pengoj atë që ndodhi sot”, tha ai.

“Pavarësisht se njëri nga kolegët më kërcënoi unë e mirëkuptoj, e toleroj dhe e fal. Unë do vazhdoj me qetësi të jap kontributin tim modest në këtë parlament”, tha ai.

DOGJANI: VOTIMI IM I DREJTË
Ora 23:00- Ora Ish deputeti i PS-së Asllan Dogjani pas votimit në Kuvend pro shkarkimit të Ilirian Muhos, ka deklaruar se ka bërë gjënë e duhur, duke zbatuar kodin.

“Unë jam i bindur në këtë votim se jam konsultuar në bazë të kodit zgjedhor. Ai e ka përcaktuar qartë. E njoh vetë Ilirian Muhon është shkarkuar me dekret të presidentit pasi liroi nga burgu një person të dënuar për vrasje”, tha ai.

“Kam votuar për anëtarin e KQZ se Shqipëria ka nevojë të konsolidohet demokracia”, tha ai.

Dogjani nuk kurseu akuzat në drejtim të kryesocialistit Rama. “Kam fatin më të madh që e njoha në këto 6 muaj nga afër Ramën. Ai është njeri pa vizion e pa vlera”, tha Dogjani.

KUVENDI ZGJEDH ME 73 VOTA KLEMENT ZGURIN, ANËTAR TË RI TË KQZ
Ora 22:58
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi të hënën në mbrëmje me 73 vota Klement Zgurin, përfaqësues i Partisë Republikane, në postin e anëtarit të ri të KQZ-së. Zgjedhja e tij me votat e maxhorancës erdhi pas lirimit nga kjo detyrë të Ilirian Muhos, i propozuar nga Lëvizja Socialiste. Deputetët e opozitës, nuk morën pjesë në votim, pasi braktisën sallën e parlamentit. Pas zgjedhjes në detyrën e re, anëtari i ri i KQZ-së u betua para Kuvendit.

BERISHA I PËRGJIGJET RUCIT
Ora 22:55
"Ruci nuk është mirë të pyesësh dhe të ikësh. Nuk do kesh frikë nga pyetja jote, se në parlament gjerat nuk ecin me trille, mes Albana Vokshit dhe Ristanit ju votuat Ristanin me unanimitet. Ja pra përgjigjia ime , është e lehtë të përgëjosh një njeri se humbi Edi Rama përgjegjësia është e qytetarëve të Tiranës. Të paktën ki kurajën dhe merr përgjigjen”, tha Berisha.

OPOZITA LAROHET NGA SALLA, INCIDENT ME ISLAMIN
Ora 22:50
"Duke parë qëndrimin e kryeministrit ne bëmë detyrën tonë si opozitarë dhe ne nuk mund të bëhemi pjesë e këtij skandali në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjit në vrasjen për herë të dytë për mandatet e qarqeve, është shkelja e dyte dhe njolla e dytë që i vini procesit zgjedhor pa filluar ende zgjedhjet”, tha Ruci.

Pas deklaratës se Rucit deputet socialiste u ngiten per tu larguar nga salla. Nderkohe pati përplasje mes deputetit Gazmir Bizhga dhe ish-deputetit socialist Kastriot Islami. 

TOPALLI: S’JU KA MUNDUR RISTANI POR TIRANASIT
Ora 22:46
Gramoz kishe 10 minuta ke marrë 20 minuta. I ke barë pyetjet ke marrë përgjigjiet. Unë të respektoj, fole jashtë procedure. S’ju ka mundur Ristani, por tiranasit”.

RUCI: PSE E VENDOSËT RISTANIN E DËNUAR ME BURG KRYETAR KQZ
Ora 22: 45
Si replikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci i kërkoi kryeministrit Berisha llogari se pse vendosi Arben Ristanin në krye të KQz dhe më pas zv.ministër në një kohë që ai është dënuar.

“Së pari zoti kryeministër bëre shumë moral, ne nuk mbrojtëm asnjë individ, por principet Kushtetun dhe ligjin. Sa i pëket shitjes së moralit, para set ë na shesësh moral përgjigju pyetjesAarben ristani kreu i KQZ dhe sot zv/ministër i Brendshëm që merret me zgjedhje, i shkarkuar nga dekreti jot si president dhe i dënuar me vendim gjykate, dhe me burg, pse e vendose kryetar të KQZ për të vjedhur zgjedhjet dhe sot zv/ministër per te vjedhur zgjedhjet”, tha Ruci

BERISHA: MUHO DUHET TË JEPTE VETË DORËHEQJEN PËR SHKELJET, KËRKOJ FALJE QË E VOTOVA

Ora 22:40-
Kryeministri Berisha i është bashkuar diskutimeve në Kuvend rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Duke u ndalur tek shkarkimi i anëtarit të KQZ-së, Berisha i kujtoi deputetëve në sallë se marrëveshjet e bëra nuk shkelen.
“Nga viti 2000 dhe në vazhdim forcat politike kanë bërë përpjekjet më të ndershme dhe serioze për të vendosur balancë në institucionet e administrimit të zgjedhjeve, u arrit kjo nga 6 me 1 në 5 me 2 anëtarë, prapë u quajt si prekje e të drejtave të socialistëve. Ju në vitin 2003 i shkelët ato. Moszbatimi i i marrëveshjes në 2003 i kushtoi partisë suaj më shtrenjtë se cdo gjë tjetër. Është e lehtë të flasësh pa llogari para qytetarëve, por ata kanë një memorie. Me ndërmjetësim ndërkombëtar u arrit që të jetë balanca 4 me 3. U firmosën marrëveshjet, u ndërpre një mandat për balancën 4 me 3. Ne e pranuam, opozita fitoi zgjedhjet. Ju e pranuat në 2007, 2009, në 2011, e pranuat edhe në 2013 se me halucinacionet që keni për të ardhur në pushtet që s’do bëhet kurrë realitet kërkuat që mandati i kryetarit të bëhet 4 vite. Parashikimet e mia janë e dalin, opozitë keni qënë e opozitë do mbeteni”, tha ai.

Duke u ndalur tek rasti i Ilirian Muhos, Berisha shtoi se ai duhet të jepte vetë dorëheqjen për shkeljet e bëra. Kryeministri kërkoi falje që e ka miratuar atë, por kjo sipas tij ka ndodhur ngaqë nuk ishte në dijeni të shkeljeve të tij.

“Diskutohet për një person që në kundërshtim me cdo rregull etike nuk ka treguar që ka qënë i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të këshillit të prokurorëve. A e kuptoni ju që s’ka shqiptar që të pranojnë këtë. Ata që e propozuan duhet të kërkonin të falur për emërimin e tij, ky zotëria të jepte dorëheqjen se nuk tregoi. Ky ishte njeri i ligjit, e dinte që kishte 3 shkallë gjykimi për të fituar të drejtën e tij. Pse e bëni avokatin e tij kur ai nuk e bëri vetë. Unë kërkoj të falur që e votuam se nuk e dija, bëj një gabim dhe tërhiqem, por jo të bëj avokatin e tij. Ai ishte jashtë të gjitha kushteve, pse e kursyet ju kundërshtarët e mi. Kam leverdi që deri nesër në mëngjes ju ta mbroni, them që shumica nuk e dinte. Në këtë rast kërkova të falur ai të japë dorëheqjen. Por ju kërkoni prishje balancash, kjo është e gabuar marrëveshjet respektohen”, vijoi me tej Berisha.

RUÇI: TËRHIQENI KËRKESËN, PO SHKATËRRONI INSTITUCIONET E ZGJEDHJEVE
Ora 22:15-
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste(PS), Gramoz Ruçi, deklaroi të hënën në mbrëmje në Kuvend, se lirimi i anëtarit të KQZ-së, me kërkesë të maxhorancës, është një përpjekje tjetër e saj për të shkatërruar institucionet e administrimit të zgjedhjeve dhe për të vrarë besimin e zgjedhësve tek institucionet e votës.
"Kjo rrugë që keni zgjedhur e turpëron shtetin shqiptar para partnerëve ndërkombëtarë. Kjo dhuna juaj i kompromenton marrëdhëniet e Shqipërisë me botën demokratike; e kompromenton rrugën europiane të Shqipërisë dhe besueshmërinë e saj si anëtare e NATO-s", iu drejtua Ruçi deputetëve të djathtë.
"Apeli i fundit, vijoi ai, është se ju jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Precedenti i sotëm është tejet i rrezikshëm, ndaj tërhiqeni kërkesën dhe të gjeni rrugën e duhur".
Në emër të grupit socialist, Ruçi tha se shqetësimi kryesor i opozitës janë zgjedhjet e lira e të ndershme,.
"Anëtarët e KQZ-së betohen para Kuvendit se do të ruajnë profesionalizmin dhe do respektojnë ligjin. Ju (maxhoranca) jeni për depolitizimin e KQZ-së apo për politizimin e saj? Ju sot jeni në shkelje të kodit zgjedhor, i miratuar me konsensus të plotë", u shpreh Ruçi.
Shqipëria, vijoi ai, "nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga mosrespektimi i tij dhe nga kapja e institucioneve", u shpreh Ruçi

DEMOKRATËT MODIFIKOJNË KËRKESËN PËR SHKARKIMIN E MUHOSOra  22:00 Demokratet tërhiqen nga kërkesa e tyre për shkarkimin e anëtarit të KQZ Ilirjan Muho, mbi argumentin, e mosrespektimit të baraspeshimit politik në përbërjen e këtij komisioni, ndërsa kërkon shkarkimin e tij nga ky post, duke argumentuar në paligjshmërinë e emërimit të Ilirjan Muhon, si anëtar i KQZ.

Në një amendament të tretë, të ardhur pas takimit të ambasadorit Arvizu me kryeministrin Berisha, deputetët demokrat dorëzuan në Kuvend një tjetër amendament, duke kërkuar lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ, Ilirjan Muho, bazuar në paligjshmërinë e emërimittë tij si anëtar i KQZ.

Në kërkesën për shkarkim thuhet se “ Muho është emëruar në shkelje të nenit 12 gërma ë e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ai është shkarkuar nga funksioni Prokurorit me dekret të Presidentit të aso kohe Alfred Moisiu më 12 mars 2003, duke i fshehur Kuvendit gjatë procedurës së emërimit deklarimin e fakteve që pengonin emërimin në detyrë të anëtarit të KQZ”, thuhet në amendament, i cili mban firmën e 33 deputetëve demokratë.

META: PO I VINI KAZMËN ZGJEDHJEVE
Ora 21:57- Kreu i LSI-së, Ilir Meta cështjen e shkarkimit të një anëtari të KQZ-së e lidhi me interesat e vendit, me stabilitetin e tij dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, prej të cilave, sic shtoi ai varet edhe procesi i integrimit. Kjo që po ndodh, sipas tij është antiligjore.

“Mendoj se është një cështje më e rëndësishme se kaq, s’mund të ketë të bëjë vetëm me interesat e një partie, ka të bëjë me stabilitetin me standardet e zgjedhjeve dhe me integrimin. Në kod jepen qartë 6 rastet kur shkarkohet një anëtar. Ne sot jemi dëshmitarë të veprimeve tërësisht jolegjitime, të ndërmarra në një kohë rekord. Nuk duan të balancojnë procesin zgjedhor, këtu ngatërrohet KQZ e KZAZ me procesin e numërimit që janë të ndara. KQZ ka statusin e një gjykate. Partitë kanë mundësi ti ngrejnë problemet në KQZ”, tha Meta.

Duke u ndalur tek rasti i zotit Muho, Meta tha se vendimet e tij në KQZ kanë qënë tërësisht jashtë interesave të LSI, por të bazuara në ligj. Duke iu referuar rastit të ish-kryetarit të KQZ-së Arben Ristani, Meta nënvizoi se ai madje ka qënë edhe i dënuar për mitmarrje por askush se ka penguar të ushtrojë detyrën e tij.

“Lidhur me zotin Muho dëgjova nga zonja Bregu se kishte votuar që Beratit t’i ulet një mandat, ka votuar kundër interesit të LSI por e ka bërë se kërkesa ka qënë e ligjshme, pra nuk ka parë interesin e forcës politike që e ka propozuar. Lidhur me cështjet morale që kanë të bëjnë dhe me standardet e prekura nga një problem i zbuluar sot. Doja të thoja se kjo është tërësisht e pamoralshme kur kryetar i KQZ është zgjedhur një person i arrestuar për mitmarrje (Arben Ristani) dhe i dënuar. Kur ju intereson i referoheni Sollakut e Moisiut. Për rastin e Muhos nuk ka patur cështje konkrete është shkarkuar se s’ka mbajtur qendrim ndaj prokurorit të cështjes. Më pas Gjykata e Lartë e ka shfajësuar. 5 vjet pas marrjes së një mase mund të kthehet në detyrë. Ju keni të drejtë të mblidhni komisioni e ligjeve të hetoni nga e para dhe të ndërmerrni cdo iniciativë të ligjshme. Por nxitimi juaj tregon që ky është një akt force”, shtoi Meta.

Kreu i LSI-së bëri thirrje për reflektim, me qëllim që sic tha ai të mos i vihet kazma procesit të zgjedhjeve dhe proceseve që vendi pret pas tyre.

“Nëse mendoni që në mënyrë të dhunshme e antiligjore mund të ndikoni edhe rezultatin e zgjedhjeve e keni gabim, ju po i vini kazmën standardit të zgjedhjeve, do e vuajë vendi dhe perspektiva e integrimit. Ju ftoj të reflektoni, uluni përsëri për kodin, por mos merrni vendime të njëanshme. Këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit nuk bëhet fjalë për fatin e një njeriu”, shtoi Meta më tej.

BODE: DEPUTETËT E OPOZITËS PËRPIQEN TË MBROJNË NJË ARTIFICË
Ora 21:51
  Vijojnë në Kuvend diskutimet e deputetëve për zëvëndësimine anëtarit të LSI-së në KQZ, Ilirian Muho. Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se deputetët e opozitës me gjysëm zëri, përpiqen të mbrojnë një artificë.

Çështja që diskutojmë, tha Bode, "nuk ka asnjë sens debati dhe diskutimi, dilni dhe ju thoni shqiptarëve çfarë kauze mbroni?" "Shumica ushtron sovranitetin e qytetarëve dhe ne jemi shumica sovrane. Kërkoni të ushtroni sovranitet të pamandatuar", iu drejtua ministri Bode deputetëve të opozitës.

BALLA: RISTANI LIROI KONTRABANDISTIN, JU E VUTË NË KRYE TË KQZ
Ora 20:30
Deputeti i PS-së, Taulant Balla sulmoi mazhorancën se se nuk po përdor të njëjtën praktikë që bëri me Arben Ristanin . Deputeti socialistit tha se Ristani është dënuar nga gjykata se ka liruar kontrabandistë nafte dhe për këtë vepër është dënuar 5 muaj, por PD nuk e mori parasysh kur e emëroi në krye të KQZ dhe në postin e zv/ministrit.

“Më lejoni t’u lexoj vendimin e Gjykatës së Tiranës,(18 nëntor 2004), akuza për korrupsion , kundër shtetasit Arben Ristani se ka liruar kontrabandistë nafte. Dënimi për Arben Ristnin 5 muaj heqje lirie, por për këtë nuk qendrojnë argumenta dhe qëndroi 5 vjet ne krye të KQZ, këtë po që nuk mnd ta lejosh as të jetë kryetar KQZ as zv/ministër, pasi është dënuar. Sipas jush edhe presidenti aktual i republikës duhet ta shkarkojmë menjëhere pas 23 qershorit se është i zhbalancuar. Por në CV e Nishanit thuhet se është shkarkuar për shkelje nga ushtria. Por , edhe për nënkryetarin e Elvis Cefës. Kur, Arben Kulici i thonte Nishanit se ai është në hetim për pronat dhe ju e bëtë nënkryetar të KLD”, tha Balla.

Balla tha se Ilirjan Muho është shkarkohet vetëm nëse procedura e shkarkimit të tij nis nga KQ, teksa theksoi se Berishën e ka zëna paniku i vjedhjes së votave. Deputeti socialist tha se nëse Kuvendi merr një vendim për shkarkimin e Ilirjan Muhos atëherë vendosin Shqipërinë në një kurs përplasjeje me SHBA dhe BE.

“Problemi që keni sjellaj juaj me Ilirjan Muhos, pasi ne mbajmë përgjegjësi se i kemi dhënë votën, që do thotë se nuk mund ta bëjmë më një vendim të paligjshëm shkarkimin e tij. Pasi zotëria shkarkohet vetëm nëse procedura e shkarkimit ë tij nis nga KQZ.
Saliun e ka zënë frika se PS do vjedhë zgjedhjet, ndaj kërkon që KQZ të heqë një anëtar. Makthi i saliut për zgjedhjet nuk kemi cbëjmë. Ka gjithë ditën që kryeministri vjen vërdallë dhe këtu nuk vjen. Sot e keni vendosur Shqipërinë në një pozicion ë vështirë . SHBA dhe BE kurrë më parë nuk kanë folur më qartë. Sot ju kërkuat që të mos vendoset Shqipëria në një kurs përplasje me SHBA, tha Arvizu. E pra e keni të qartë nëse merrni një vendim që bie ne kundërshtim me apelin e SHBA, BE e vendos në përplasje me këta partnerë. Ku e keni Saliun”, shtoi Balla.

LESKAJ: PO MINOHET BESIMI TEK SISTEMI ZGJEDHOR
Ora 20:25
Deputetja e PS-së Valentina Leskaj deklaroi se Kodi Zgjedhor e ka përcaktuar qartë se institucioni i KQZ është i pavarur, teksa theksoi se reagimi i PS nuk ka të bëjë me mbrojten e një individi, por me minimin e institucioneve të pavarura.

“Kodi Zgjedhor e ka përcaktuar qartë se anëtarët pasi kanë marrë detyrën janë të pavarur. Ndaj kodi i ka dhënë një mandat 6 vjecar. E keni pranuar këtë zgjidhej dhe ju si garanci për pavarësinë e KQZ, ose ndryshe sipas logjikës suaj, pas 23 qershorit, duhet të rikompozohet KQZ, dhe në rastin e dyte mund të ndryshojë edhe parazgjedhjeve. Kjo është absurde, pasi Kodi Zgjedhor thotë se anëtari e ushtron profesionin e pavarur. Reagimi nuk ka të bëjë me faktin e një njeriu apo partie me minimin e institucioneve. Ju po vendosni marrëveshjen mbi ligjin duke thelluar mungesën e besimit të njerëzve mbi sistemin zgjedhor”, tha Leskaj.

KODHELI: SHQIPTARËT MERITOJNË QË MOS TI QEVERISË PD
Ora 20:13
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli i bëri thirrje mazhorancës që të heqë dorë nga përpjekjet për të shkarkuar anëtarin e KQZ, si provë se janë në interes të shqiptarëve.

“Tregoni një herë të vet me se mund të bëni dicka në favor të vendit dhe jo në favor të interesit tuaj personal. Shqiptarët e meritojnë të mos jeni jua ata që do e drejtojnë vendin në të ardhmen”, tha Kodheli

PD KËRKESË PËR SHKARKIMIN E ILIRJAN MUHOS: MASHTROI ME CV
Ora 20:00
 Krahas kërkesës së Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho, për prishje të balancave të barazisë, PD ka dorëzuar pasditen e sotme në Kuvend, një tjetër kërkesë ku kërkon shkarkimin e Muhos nga institucioni më i lartë i administrimit të zgjedhjeve.

Kërkesa është e firmosur nga 33 deputetë të PD, ndërsa ajo bazohet në paligjshmërinë e emërimit e tij si anëtar i KQZ. Në kërkesën për shkarkim thuhet se “Muho është emëruar në shkelje të nenit 12 gërma A e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ai është shkarkuar nga funksioni Prokurorit me dekret të Presidentit të aso kohe Alfred Moisiu. Në këtë mënyrë, thuhet në kërkesën e deputeteve demokrat, Ilirjan Muho, i ka fshehur Kuvendit, gjatë procedurës së emërimit deklarimin e fakteve qe pengonin emërimin në detyrë të anëtarit të KQZ.

MEDIU: KËRKOHET BALANCË POLITIKE NË KQZ, NUK KA ANËTARË ËNGJËJ
Ora 19:20
Deputeti Fatmir Mediu e cilësoi situatën e krijuar në Kuvend absurde, pasi sipas tij balancimi i institucionit të KQZ u vendos si pasojë e mosbesimit mbi administrimin e procesit elektoral. Sipas Mediut, zgjedhjet e 23 qershorit, janë më të rëndësishme se cdo debat, pasi do jenë shqip0tarët ato që do vendosim me votë.

“Në situatën ku jemi përballë duket absurde. Pse u bë balancimi, pasin uk besonim tek administrimi. Për sa kohë nuk ekzistonte ky besim u ra dakord tek një element tjetër. Përvec balancimit u shtrua votimi i cilësuar, që të garantohej votim sa më përgjegjës. Një nga debatet e vazhdueshme ka qenë e drejta e votës së cilësuar. Kërkesa ka ardhur si kërkesë kur ishim opozitë për të eliminuar manipulimin zgjedhjeve. Pa dashur të hyj në analizën e emrave, dua të theksoj se si deputet i mazhorancës nuk do votoja asnjë kandidaturë që prishte balancat. Zgjedhjet e 23 qershorit janë më të rëndësishme se cdo debat shterpë, pasi është dita ku shqiptarët do vendimin me votën e tyre. Nëse politika do ishte përfaqësuar nga ëngjej nuk do kishte nevojë për balancë dhe vendime të cilësuara. Mjafton të shikosh vendimin e tyre, pasi ato janë përzgjedhur në shërbim të partive të tyre. Pra garantimi i votës së shqiptarëve kemi rënë dakord që të administrohet përmes një votimit të balancuar. Kjo është ajo që kërkojmë, tha Mediu.

NACO: PD KRIM ZGJEDHOR, E MAJTA MË E BASHKUAR SE KURRË PËR VOTËN E LIRË
17: 53
Deputeti i LSI-së Nasip Naco, akuzoi mazhorancën se me kërkesën për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho po kryen një krim zgjedhor, teksa tha se tani e majta është më e bashkuar se kurrë për të ruajtur votën. Naco nënvizoi faktin se LSI iu bashkua nismës së votimit të tre ligjeve, por sipas tij e ardhmja evropiane e vendit është në rrezik.
“Vendimi i paligjshëm i mazhorancës, në asnjë nen të Kodit Zgjedhor nuk thuhet se KQZ është institucion partiak dhe organ që siguron balancimin e përfaqësimit0 politik. Këtu ka panik në radhët tuaja. Ju kërkoni të justifikoni nismën antiligjore për balancat në komisionet ligjore. Ju me veprimet tuaja tregoni se kërkoni manipulimin e rezultateve në zgjedhjeve në tavolinë. Të nderuar kolegë veprimi që po tentoni të kryeni është shkelje flagrante e standardeve ligjore, dhe këmbanë alarmi dhe për partnerët. Përgjegjësia juaj nuk do jetë morale dhe juridike, por politike. Në asnjë rresht të kërkesës së PD nuk kam parë asnjë shkak ligjor. Kolegë ju po luani jo vetëm me shqiptarët dhe zgjedhjet, por dhe miqtë ndërkombëtarë, ky është shembulli dhe premtomi se 23 qershori do jetë dita me e ndritur për shqiptarët, ajo është errësuar dhe ju vendosni një pikëpyetje për zgjedhje e lira dhe të ndershme. Ky është krim zgjedhor dhe tregon panikun për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. LSI i është bashkuar ju për miratimin e 3 ligjeve, pasi dhe vëmendja e ndërkombëtarëve është kthyer me sy nga Shqipëria. Veprimet antiligjore e largojnë Shqipërinë për realizimin e ëndrrës evropiane. Ju sot po i bëni nder të madh të majtës shqiptare dhe po e bashkoni. Sot po shuani ëndrrat e shqiptarëve për të pasur zgjedhje të lira”, tha Naco.

Naco tha se mazhoranca kërkon manipulimin e zgjedhjeve në tavolinë, ndërkohë duke iu rikthyer akuzave se Ilirjan Muho në kohën kur mbante postin e Prokurorit, deputeti i LSI sqaroi se ai nuk ka shkelje ligjore.

FIDEL YLLI: ZGJEDHJET DO I MERRNI VETËM KUR TË KALONI MBI TRUPAT TANË
Ora 17:40- Deputeti i PS-së Fidel Ylli e cilësoi procesin e sotëm të Kuvendit një tentativë të PD-së për të mbajtur pushtetin me dhunë.
“S’mund ta mbani pushtetin me dhunë me këtë korrupsion, me institucione ndërkombëtare që ju akuzojnë përditë”, tha ai.

Ylli ndër të tjera bëri thirrje që PD të tërhiqet nga ky shkarkim.
“Tërhiquni nga këto amendamente të turpshme, hajde ta ndërrojmë kodin. Këto janë institucione kushtetuese. Uluni me opozitën dhe gjeni gjuhën e zgjidhjes, nuk jemi mbledhur sot për të gjykuar Ilirian Muhon. Me forcën e kartonit mendoni që do ta mbani Shqipërinë peng. Vetëm kur të kaloni mbi trupat tanë do ti merrni këto zgjedhje”, tha ai më tej.

TOPALLI: MUHO LIROI KRIMINELIN, RUCI: LËRI BROÇKULLAT
Ora 17:35
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli teksa rilexoi dokumentin që Prokurori Dhori Sollaku kërkon shkarkimin e Ilirjan Muhos, akuzoi opozitën se po mbron një person që ka liruar një kriminel.

“Qeshni qeshni prandaj e mbroni ju. E kuptoni pse e mbroni ju Ilirjan Muhon, ky është njeri i ligjit, ai që ka liruar personin që është dënuar për vrasje, prostitucion dhe trafik. Dëgjoni kë mbroni. Votoni kundra pasi mua më intereson që të votoni kundra. Ku është ai që mbroni ju, ai që liroi kriminelin.

Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci, i kërkoi kryetares së Kuvendit që të marrë fjalën në bazë të procedurës si deputete. Si replikë të akuzave të mazhorancës Ruci bëri apel që PD ti përmbahet kërkesës së saj, teksa bëri krahasimin e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ në kohën kur opozita qeveriste duke kujtuar se PD emëroi kryetar tar KQZ Arben Ristani i dënuar nga gjykatat.

“Iu drejtuat grupit parlamentar dhe kini detyrimin të dëgjoni përgjigjien. Ju jeni kryetare parlamenti dhe keni detyre dhe një procedurë ligjore, që të regjistrosh emrin dhe të flasësh. Por si kryetare i drejtohesh një grupi të vecantë. Zonjë ke ngatërruar ne nuk jemi për të mbrojtur asnjë emër të përvetshëm. Ne jemi për të mbrojtur Kodin Zgjedhor, por dhe zgjedhjet të lira dhe demokratike. Sa i përket anës morale zonjë, Ristani që manipuloi dy palë zgjedhje nuk ka qenë i ndaluar nga policia e shtetit dhe prokuroria e vendit? Ristani që drejtoi dy herë komisionin tuaj dhe sot është zv/ministër nuk ka qenë i dënuar nga gjykata e këtij vendit. Lini këto broçkullat, ne jemi serioz me propozimin tuaj që i keni sjellë seancës së Parlamentit. Dokumentuat që keni, nëse do diskutonin për një kandidat që ka ardhur me votat e opozitës do kishte sens, por ju që keni vërejtje, dhe të gjitha shembujt që sillni, Ilirjan Celibashin e ka sjelle konferenca e gjyqtarëve. E ka zgjedhur Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Dëshira Subashin e ka zgjedhur Këshilli i Lartë i Drejtësisë, e shikon sa larg ne dhe ju. Është diferencë e madhe. Ju jeni futur detit më kembë, me nismën e marrë nuk ka gjethe fiku që ju mbulon dhe gjethe rrapi që ju mban. Nëse keni argumenta jepini”, tha ruci.

TOPALLI: Ja kemi dokument shtetëror dhe ua kemi shpërndarë. Ai na ka mashtruar, ju ndofta e njihnit. Ky nuk mund të jetë anëtar i KQZ, ku nuk mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

OLTA XHACKA: SEANCA E SOTME FARSA E RADHËS
Ora 17:24- Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhacka u shpreh se kjo seancë e sotme e Kuvendit nuk është gjë tjetër vecse farsa e radhës.
“Kjo që po ndodh sot është farsa e radhës, u diskutua fillimisht për baraspeshim të KQZ, pastaj se paska pasur dekret të zotit Moisiu se ky person paska një njollë, dhe kryetares i ka kaluar nën hundë. Kjo farsë ka lidhje vetëm me logjikën autoritariste të Sali Berishës në Kuvend. Vetëm atij i takon të kontrollojë gjithçka, nuk ka faj se 25 vjet si sekretar partie dhe 22 vjet në krye të PD ka mësuar se si mbahet pushteti me dhunë”, tha Xhacka.

IMAMI: OPOZITA DO TI FITOJË ZGJEDHJET NE TAVOLINË
Ora 17:15
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë fjalës së tij solli edhe një herë në vëmendje shkarkimin e Ilirjan Muhos nga posti i Prokurorit në vitin 2003 nga Kryeprokurori Dhori Sollaku për shkelje, teksa nënvizoi faktin se marrëveshja e vitit 2003 është fryma e ligjit.

“Neni 12 pika ë sic e përmendi dhe ministri i Drejtësisë parashtron kushtet e anëtari të Kqz, dhe kërkon që të mos jetë larguar nga vendi i punës për shkeljedetyre. Me datën 27.3.2003, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Sollaku i dorëzon kërkesën presidentit për shkarkimin nda detyra....se ndaj prokurorit Ilirjan Muho të merret masa disiplinore shkarkim nga detyra, për shkeljet e konstatuara. Shkelje e hapur e ligjit që etikitisht dhe politikisht është e pambrojtur. I shkarkuar nga një detyra publike për shkelje të konstatuara në gjykim ndaj një prej bandave më të rrezikshme të Fierit nuk mund të mbrohet sa politikisht dhe as moralisht. Ajo që me shqetëson është thelb i diskutimit. Në paranteze dua të them se kanuni i shqiptarëve nga veriu në jug kanë bërë qe vendi të qeveriset mes disa perandorive në mëdha. Marrëveshja e vitit 2003 është fryma e ligjit dhe cdo kush që do të vendosë ne emër të ligjit e di fare mirë që pyetja është qëllim dhe vullnet pse është bërë ai ligj”, theksoi Imami.

Ministri Imami akuzoi opozitën se po tenton të vjedhë zgjedhjet në tavolinë, teksa bëri thirrje që një demokraci e qëndrueshme kërkon zgjedhje të lira.

“Ky vendim ka si qëllim dëmtimi ne procesit zgjedhor, me situtës pas vendimit të LSI, jemi para fakteve ne në tavolinat e nr të votave opozita ka shumicën 5 me 2. në këtë mënyrë opozita e re pansocialiste bllokon madje dhe pakicën bllokuese që është e drejtë që e kemi njohur për cdo opozitë. Opozita do ti fitojë zgjedhjet në tavolinë, sepse nuk ka shpresë për ti fituar me vota. Opozita është keqbesimin. Opozita na fton të negociojmë për një të drejtë që e kemi, dhe që është e panegociueshme, standardi i dyfishtë është antidemokratik. Një demokraci e qëndrueshme e kërkon zgjedhje të qëndrueshme, dhe të lira. Ti bëjmë ato”, tha Imami.

HALIMI: RAMA DO I HUMBASË ZGJEDHJET, NUK I BËN DERMAN ILIRIANI
Ora 17:00- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka deklaruar në foltorja e Kuvendit se për Partinë Socialiste Ilirian Muho shihet si hero, por zgjedhjet sic shtoi ai nuk varen nga qëndrimi i tij apo jo në KQZ.

“Ky zotëria e ka bërë baltë, ka shkelur kushtetutën, ka shkelur kodin zgjedhor, ju thoni ta lëmë. Iliriani sipas jush na qenka heroi i zgjedhjeve, por ai e ka bërë baltë ka mashtruar gjithë shqiptarët. E rëndësishme për procesin është se asgjë nuk do ta afektojë vendosmërinë e qeverisë për të mbajtur zgjedhje të ndershme në frymën e ligjit, mazhoranca ngelet mazhorancë, opozita mbetet opozitë”, tha Halimi.

Sipas tij, asnjëherë nuk ka ndodhur në asnjë vend që mazhorancën e KQZ-së ta ketë opozita.
“Edi humbet edhe kur merr për veshi presidentin edhe i thotë të votojë për të, edhe kur merr Ilirianin, as me Bamirin as me Ilirianin nuk fiton, prapë do ti humbasë zgjedhjet, si bën derman askush Ramës as Muho”, tha më tej Halimi.

TOPALLI: KQZ NUK ESHTË E PAVARUR, POR BARAZPESHË POLITIKE
Ora 16:21
Teksa vijojnë diskutimet për me kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndërhyri duke u thënë deputetëve se KQZ nuk është institucion i pavarur, por barazpeshë politike.

“Nuk është i pavarur, është barazpeshë politike, në bazë të praktikave të mira të Komisionit Evropian, kemi : e pavarur dhe barazpeshë politike. Ne vendet e lindjes kemi barazpeshë politike ndërsa, vendet e pavarura demokratike kanë KQZ të pavarur. E kupton Ilir, se kupton more Ilir. Nuk është e pavarur KQZ është barazpeshë politike. Në gjermani e kanë të pavarur. Ca thonte gjyshi kot për këto raste”, tha Topalli.

XHAFAJ: PROBLEMI I MAZHORANCËS, NUK KA NUMRAT NË KQZ
Ora 15:32- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj e ka cilësuar nonsens juridik, nismën e PD për të shkarkuar Ilirian Muhon.

“Kanë vënë nenin 14 se s’vinin dot asnjë tjetër. Nëse bëhej fjalë për shkarkimin duhej të përdorej neni 18, po ai këtë procedurë nuk e parashikon në asnjë germë”, tha Xhafaj.
Deputeti shtoi më tej se ky është një akt i paligjshëm dhe i papranueshëm. “Ky akt cënon procesin zgjedhor dhe votën e lirë”, tha ai.

“KQZ është institucion i pavarur, nuk mund të përdoret nga politika dhe Sali Berisha. Ndryshimi i rregullave të lojës nuk mund të ndryshojë në këtë fazë të procesit. Nuk ka logjikë juridike por logjikë politike që merr për bazë vullnetin e kryeministrit. Problemi i mazhorancës është se nuk ka numrat”, tha ai më tej.

Ndërsa duke iu referuar deklaratave të kryetares së Kuvendit Topalli, Xhafaj i cilësoi si të paturpshme.

“Jam i surprizuar nga paturpësia e Jozefinës, ku ishit dje që e miratuat Muhon. Pranoni që keni qenë sylesh apo e përdorët si peng për të mbajtur me doemos pushtetin. Është turpi juaj dy herë”, tha ai më tej.

TOPALLI: MUHO U SHKARKUA NGA DHORI SOLLAKU PËR LIDHJE ME KRIMIN
Ora 15:08
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,v Jozefina Topalli, nga foltorja e Parlamenti, akuzoi Ilirjan Muhon se ka mbajtur fshehur CV e tij, pasi është shkarkuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu me kërkesë të Kryeprokurorit Dhori Sollaku për lidhje me krimin.

“Ilirjan Muho ka mashtruar parlamentin me CV që nuk tregon që është i shkarkuar nga presidenti me propozim të kryeprokurorit Dhori Sollaku , ai mashtroi edhe në dëgjesën në komision. Nuk ndihesh ti i fyer që të ka mashtruar propozuesi që ke ne koalicion. Propozuesi që ka sjell në KQZ Muhon na ka mashtruar ju dhe ne. Ky është atentati më i madh që i bëhet Parlamentit. Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV e tij se nuk tregon se është i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut. Seanca dëgjimore, është një akt betimi. Për të Dhori Solllaku ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhjen me krimin dhe kriminelet me të rrezikshëm. Ky ëhtë atentati më i madh që i bëhet Parlamentarizmit. Kam 18 vjet në politik. Në bazë të ligjit dhe kodit elektoral ka një nen, që i referohet këtij zotërisë, që emërimi është i paligjshëm, pasi ai është i shkarkuar për lidhjet me krimin”, tha Topalli.

Kryetarja Topalli paralajmëroi ligjvënësit socialistë se mazhoranca nuk do lejojë prishjen e balancës në KQ.
“Do mjaftonte kaq që propozuesit të kërkonin të falur, që ju që e dinit të kërkonit të falur para publikut, ju i thoni shqiptarëve se KQZ me Muhon që është i shkarkuar, ky jep besim publikut, bën zgjedhjet më të mira e ndershme si vetë ndershmëria e Muhos. Ky është peng i krimineleve, kësaj i thoni ju KQZ e pavarur , ky është turpi i parlamentit, ju ftoj të bashkoheni e të mos ndaheni me maxhorancën për të shkarkuar këtë nga detyra. Harrojeni se do i merrni zgjedhjet në tavolinë, përkundrazi jam plotësisht dakord me ato diplomatë që thonë qeveria ka përgjegjësinë. Nuk mund të jetë balancë e nderuar 5 me 2”, tha Topalli.

RULI: PA NDRYSHUAR KODIN ZGJEDHOR NUK PRISHET BALANCIMI NË KQZ
Ora 15:00 Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli theksoi se marrëveshja është legjitimuar në Kodin Zgjedhor. Sipas Rulit trupa e KQZ është e përzgjedhur politikisht dhe pa ndryshuar Kodin Zgjedhor nuk mund të prishet balanca në KQZ.

Ministri Ruli tha se Kodi Zgjedhor e ka të shenjtë balancimin, ndaj i kërkoi LSI që tashmë të marrë mbiemrin që i takon pas largimit të koalicionit me PD.

PS, MARKO BELLO: NDËRKOMBËTARËT KARTON TË VERDHË BERISHËS, MOS VINI DUART NË KQZ
Ora 13:50-
“Të ndërpresësh sot nga ky Kuvend nën pretekstin e shumicës e kartonëve një mandat kushtetues do të thotë të mos njohësh alfën e demokracisë. Shumica janë ato që votojnë e marrin mendime. Jo të dashur kolegë kjo nuk është demokracia liberale, as sistemi i vlerave që duhet ndaj trupi diplomatik i huaj i ka bërë thirrje Berishës i ka ngritur kartonin e verdhë. Po bëni si në vitin 1996 që tregoi se një vend që nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme nuk mund të integrohet në Europë dhe nuk ka faj populli, nuk na duhet fare popull i fortë. Mos vini duart në KQZ se zgjedhjet hidhen në erë dhe bie besueshmëria.
ka politikanë që nuk u bëhet vonë për stabilitetin e vendit”.

PS, DITMIR BUSHATI: TË ULEMI E TË GJEJMË ZGJIDHJE “Ne duhet të hapim një kapitull të ri dhe më erdhi keq që gjerat shkuan kështu. Të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje që na nderon të gjithëve”, tha Bushati në mbyllje të fjalës së tij.

PS, ARBEN MALAJ: TEST PËR NE JANË ZGJEDHJET E LIRA, TË DËSHMOJMË QË DIMË TI BËJMË “Sot po ndodh 100 % e kundërta e asaj që presin e thonë shqiptarët. Duan më pak vuajtje e papunësi e pak varfëri, kur ndërkohë vlon korrupsioni dhe kapja e shtetit. Testi i parë janë zgjedhjet e ndershme dhe të lira, vendi ka ngecur në vend, kriza politike dhe sociale mund ta dëmtojë dhe me shumë”, u shpreh ndër të tjera Malaj.

PALOKA: RAMA KERKON TE MARRE PUSHTETIN NE TAVOLINE
Ora 12:30 -
Deputeti demokrat Edi Paloka akuzoi kryetarin e PS-së se po kërkon të marrë pushtetin në tavolinë, përmes manipulimit të komisioneve të administrimit të zgjedhjeve. “Edi Rama e di shumë mirë që nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën. Rama e di shumë mirë që në fund fare do t’ia gjejë Berisha dhe do ta mundi prap. Për këtë arsye kthehet tek ëndrra e tij, të marri pushtet në tavolinë. Gjithë këto kohë ka kërkuar të marri pushtetin në tavolinë, i erdhi rasti të ketë kontrollin e komisioneve dhe të realizojë këtë ëndërr. Shpresa e tij vazhdon të mbetet manipulimi, por ta harrojë”- u shpreh Paloka.

Paloka nënvizoi Partia Demokratike kërkon balancimin komisioneve, siç e parashikon ligji e Kodi Zgjedhor. Ai theksoi se shkarkimi i Ilirjan Muhos nuk është çështje që lidhet drejtpërdrejt me të, por siç tha Paloka, lidhet me nevojën për të shkuar në zgjedhje me një KQZ të balancuar, me 3 anëtarë të opozitës dhe 3 të maxhorancës.

AHMETAJ: BERISHA KA FOBI NGA VOTA E LIRE
Ora 12:20 - Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj theksoi se nisma e demokratëve për lirimin e anëtarit të KQZ-së është antiligjore dhe antikushtetuese. Sipas Ahmetajt, kryeministri Berisha po tregon se KQZ nuk do të jetë e pavarur, por do ndjekë një komandë politike.
“Çdokush në Shqipëri e ka të qartë që ajo që po ndodh me KQZ-së është shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë. Sali Berisha me veprimin e sotëm i tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, me të cilët sot është gjithashtu në konflikt, i tregon se KQZ do ndjekë një komandë politike. Vazhdojmë me logjikën e balancimit politik të institucioneve, si mundet një KQZ e cila do të jetë në diktatin politik, për të lexuar drejt dhe kushtetueshmërisht mandatet politike që do të dalin nga zgjedhjet. Kjo është frikë, të kesh frikë nga një individ që është betuar në kuvend, në këtë rast është Ilirjan Muho. Berisha ka fobi nga vota e lirë, ka fobi nga zgjedhjet e lira dhe nuk mund te veproje ndryshe nga ajo qe ka bere ne 22 vjet, kur i ka grabitur dhe cenuar zgjedhjet. Ky njeri sot është i pajustifikuar dhe në vakt tregon se është antishqiptar. Ajo që Berisha po bën me KQZ kërkon të zgjasë agoninë e vetes dhe agoninë e shqiptarëve. Gjë që ne nuk do ta lejojmë. Në 23 qershor ju dorëzoni pushtetin në duart e shqiptarëve.”- deklaroi Ahmetaj.

DOKLE: PROBLEMI I PD-se ESHTE SE SI TE VJEDHE VOTAT
Ora 11:50 - “Problemi i Shqipërisë janë korbat e zinj që u janë sulur institucioneve të pavarura. Të mos lejojmë të shkelet pavarësia e institucioneve. Problemi i PD është gjithmonë se si të vjedhë votat.”- u shpreh deputeti socialist Namik Dokle.

GJIKNURI: PO DHUNOHET POPULLI NE TE DREJTAT E TIJ
Ora 11:40 -
Deputeti socialist Damian Gjiknuri kryesoi listën e gjatë të deputetëve që do të diskutojnë sot në Kuvend, në lidhje me zëvendësimin ose jo të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho. Deputeti i PS-së akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton të manipulojë zgjedhjet përmes kontrollit të KQZ-së.

“Qëllimi i këtij zotërisë është se do KQZ për të zabotuar disa procese. Ky do të zbatojë pikë për pikë skemën që zbatoi me zgjedhjet në Tiranë. Zgjedhjet realisht janë në rrezik, këtij i intereson mbi të gjitha grabitja e certifikatës së zgjedhjeve, që të jetë prap njësoj si në ’97, për të negociuar prap daljen e tij në politikë. Kësaj radhe nuk gjen dot një referencë ligjore. Kësaj radhe nuk ka shanse, po e provokon popullin dhe do të përballet me pasojat. Këtu po dhunohet populli në të drejtat e tij. Tërhiquni kësaj iniciative, pasi pasojat do të jenë të paparashikuara.”- u shpreh Gjiknuri.

Sipas deputetit socialist, marrëveshjet nuk mund të qëndrojnë mbi ligjet dhe Kushtetutën. “Me teorinë e Berishës marrëveshjet na qëndrokan mbi ligjet. Po Lefteri Lleshi, çfarë i takon Berishës dhe Metës tek zgjedhja e Lefteri Lleshit që është zgjedhur nga PD dhe LSI. Po rrezikohet realisht mbajtja e zgjedhjeve të lira.”- vijoi Gjinkuri.

PALOKA: PRISHJA E BARASPESHES NE KQZ KERCENON ZGJEDHJET
Ora 11:30 –
Në fillim të seancës plenare, deputeti demokrat Edi Paloka lexoi relacionin e PD-së, ku renditen arsyet e kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga LSI. Sipas Palokës, prishja e baraspeshës së KQZ-së, pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës, përbën kërcënim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Ndërhyrja duhet bërë pa hezitim. Në kushtet kur procesi zgjedhor ka filluar prej kohësh dhe KQZ dhe nivele të tjera marrin përditë vendime të rëndësishme, në emër të grupit parlamentar kërkoj që kjo situate të zgjidhet nga Kuvendi, në mënyrë që të mos cënohet puna dhe eficenca e KQZ-së. Komisioni i Ligjeve i rekomandon kuvendit të lirojë nga detyra anëtarin e KQZ, Ilirjan Muho, të propozuar nga LSI, dhe të zëvendësohet vakanca e krijuar”- u shpreh Paloka.

PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR PARA SEANCES
Ora 10:00 -
Deputetët socialistë mblodhën sot në orën 09:00 grupin parlamentar, ku vendosën rreth mënyrës se si do të reagojnë në seancë. Në përfundim të mbledhjes, që zgjati rreth 30 minuta, nuk pati asnjë deklaratë për mediat në lidhje me vendimet e marra. Por në mbledhjen e mëparshme të grupit, ditën e enjte, kur u shty edhe votimi për këtë çështje, deputetët diskutuan për një reagim të ashpër deri në bllokim të punimeve të Kuvendit. Pati edhe mendime për bojkot, por kjo nuk u pranua nga kryetari Rama.

ZGURI: SHKARKIMI NGA KUVENDI, RAST I PERSERITUR
Ora 07:20 - Një prej ish-anëtarëve të KQZ-së dhe njëherësh një prej kandidatëve të propozuar nga Partia Republikane për të zëvendësuar Muhon, Klement Zguri ka thënë se shkarkimi i një anëtari KQZ-je është një situatë e përsëritur në Shqipëri. Sipas tij, mandati i anëtarëve të KQZ-së është ndërprerë në vitin 2004, në vitin 2008 dhe në vitin 2012. Këto mandate, ka sqaruar Zguri janë ndërprerë për shkak të marrëveshjeve politike dhe jo për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor, siç e pretendon opozita që i referohet nenit 18 të këtij kodi.

Në bazë të këtij neni, mandati i anëtarit të KQZ-së përfundon kur ai kryen veprimtari politike, mbush moshën për pension, vdes, jep dorëheqjen nga detyra ose kur cenon veprimtarinë e KQZ-së, parashikime këto, të cilat nuk janë ndërmarrë nga anëtari i LSI-së në këtë institucion. Po sipas Klement Zgurit, edhe në rastet e iniciativave të ndërmarra nga Kuvendi në vitin 2004, në vitin 2008 dhe në vjeshtën e 2012, asnjë prej këtyre pikave nuk ekzistonte në kushtet kur Kuvendi ka vendosur të ndryshojë me votë parlamentare trupën e KQZ. Gjithçka mbetet për t’u parë sot në seancë.

Paralelisht me negociatat duket se po vazhdon edhe kalkulimi i votave në Parlament. Ndryshimi i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkon minimumi 71 vota, çka do të thotë se demokratët duhet të kërkojnë vota përtej koalicionit të tyre për të arritur këtë shifër.

Aktualisht, Partia Demokratike ka 66 deputetë në Kuvend dhe kjo shifër shkon në 69 po të llogariten edhe votat e dy deputetëve të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe një votë e Partisë Republikane. Këto janë votat 100 për qind të sigurta të koalicionit të djathtë. Në të njëjtën kohë, vota të mundshme për t’iu bashkuar alternativës së shkarkimit të anëtarit të LSI-së mund të konsiderohen edhe ato të dy ish-deputetëve të PS-së, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, të cilët janë shprehur se mbështesin PD--në në këtë nismë.

Të pavendosur janë dy deputetët e tjerë të pavarur, Kastriot Islami dhe Dritan Prifti. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka 61 deputetë, të cilët nëse do të ketë votim në seancën e sotme, do të jenë të gjithë të pranishëm. Këtyre votave u shtohen edhe katër të LSI-së, e cila është më e prekura e këtij votimi, por edhe vota e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në të njëjtin krah pritet të rreshtohet edhe deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa.

(er.nu/d.b/ma.ar/e.m/BalkanWeb)

No comments: