Monday, April 15, 2013

Ambasadori Arvizu pas takimit me kryeministrin Berisha shkon ne Kuvend

Kryeministri i vendit Sali Berisha priti mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 kreun e prezencës së SHBA në Trianë Aleksandër Arvizu.

Takimi i cili u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë për rreth 45 minuta, ndërkohë mësohet se në qendër të diskutimit të tyre është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas situatës së krijuar me anëtarin e LSI-së, Ilirjan Muho.


Pas takimit me Berishen Arvizu mori pjesë në seancën plenare. Kamerat e News24, fokusuan ambasadorin në llozhën e diplomatëve në sallën e Kuvendit, teksa deputetët, vijojne diskutimet lidhur me kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çoba.

Kryeministri i vendit pas takimit me ambasadorin Arviu, zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli

(e.m/BalkanWeb)

No comments: