Sunday, February 10, 2013

"Mission Impossible", një kronikë e paralajmëruar

Redaksionale Tv Klan
Te pakten tete here ne tre vitet e fundit, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, eshte investuar personalisht qe te binde liderin e opozites shqiptare, te heqe dore nga veprimet radikale dhe qendrimet bllokuese. Disfata ne zgjedhjet e vitit 2009, si dhe humbja e Edi Rames ne Bashkine e Tiranes ne 2011, e vendosen opoziten per afro dy vjet ne nje pozicion radikal qe angazhoi komisionerin Fyle t’i drejtohej disa here kryesocialistit Rama, qe politiken ta kthente ne rruge institucionale. Ne shkurt te vitit 2010 Komisioneri per Zgjerimin, i kerkoi nga Brukseli opozites qe te nderpriste bojkotin pas kesaj deklarate te Edi Rames. “Pa hapjen e kutive, nuk ka zgjidhje te krizes dhe as rifillim te jetes normale parlamentare”, - u shpreh Rama ne shkurt te vitit 2010. “Une kam bere nje deklarate ku kam inkurajuar partite politike, qeverine dhe opoziten qe te zgjidhin ceshtjen e dialogut politik ne menyre qe procesi politik te behet ne Parlament dhe jo ne rruge”, - reagoi Fyle. Nje muaj me vone, komisioneri Fyle ashpersoi gjuhen drejtuar Partise Socialiste, teksa e quajti pa rezerva bojkotin si instrument antidemokratik ne viziten qe ai zhvilloi me 19 mars ne Tirane. “Parlamenti eshte vendi per dialog dhe per zgjidhjen e mosmarreveshjeve. Bojkotet parlamentare nuk kane vend ne politiken demokratike, ne menyren se si zbatohet ne Bashkimin Evropian”, - u shpreh ai. Por me ikjen e Komisionerit Fyle, opozita shqiptare radikalizoi me tej aksionin e saj politik, permes greves se urise. Ndaj i zhveshur nga gjuha diplomatike, zyrtari i larte i Brukselit e drejtoi serish gishtin nga Rama. “Greva e urise po e perkeqeson situaten dhe une ja bera te qarte zotit Rama, se ai do te kete nje pergjegjesi personale per shendetin e personave qe ndodhen atje”- theksoi Fyle. Nderhyrja direkte e komisionarit Fyle, do t’i jepte fund greves se urise dhe do mbyllej me darken ne restorant “Krokodili” ne Bruksel mes tij, kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama. “Ishte nje diskutim i hapur dhe i sinqerte. Po ecim perpara, por mbetet shume per te bere”, - u shpreh Fyle pas darkes. Pak muaj me vone, veprimet radikale te opozites, do ta detyronin komisionerin Fyle, t’i terhiqte serish vemendjen liderit te opozites. “Na vjen shume keq, qe ka ende zera qe i bejne thirrje te tilla njerezve ne vend, qe te punojne per te gjetur nje zgjidhje”, - u shpreh zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin, Angela Filote. Humbja e Rames ne garen per Tiranen me 8 maj, e gjeti serish opoziten ne skajin e saj ekstrem. “Kolegji Zgjedhor vulosi nje grabitje te dhunshme diten per diell dhe sy per sy perpara nje populli te tere, nxori humbesin fitues, duke bere qorrin dhe shurdhrin si ne cdo regjim padrejtesie”, - u shpreh Rama. Komisioneri Fyle do t’i jepte kete pergjigje kercenimit te Rames per Kolegjin Zgjedhor. “Zgjedhjet u mbyllen. Nuk komentoj vendimet e Kolegjit. Opozita duhet te kthehet ne Parlament dhe te marre pjese ne seancat plenare dhe komisionet parlamentare”, - reagoi Fyle. Te pakten tre here te tjera, Komisioneri Fyle ka kundershtuar pa rezerva qe prej tetorit qendrimin refuzues te opozites ndaj tre ligjeve te statusit. “Kemi nje tjeter bllokim ne Shqiperi. Sa keq te shohesh vendin qe feston 100 –vjetorin dhe te mos jete ne gjendje te marre statusin, duke qene kaq prane tij”, - tha Fyle. Atij ju desh ta qartesonte edhe nje here, ase nuk ka kusht tjeter vec tre ligjeve, teksa ne Shqiperi, Partia Socialiste po hidhte ne treg idene, se kusht per marrjen e statusit ishin edhe zgjedhjet e 23 qershorit. “Ju keni shume te drejte, sigurisht me nje rezerve nese partite politike dhe aktoret e tjere ne kete proces ne Shqiperi, permes mos veprimit per tre kushtet qe kane per te permbushur, do t’i bejne zgjedhjet pjese te tyre. Ne kemi harxhuar shume kohe per konkluzionet ne menyre qe te mos leme hapesira per interpretime te ndryshme. Eshte interesante te shohesh qe ka interpretime te ndryshme”, - sqaroi Fyle. Javen e shkuar, ai e quajti nje mekat mos votimin e tre ligjeve. “Keto tre kushte perbejne kerkesen minimale per t’i rekomanduar Shteteve Anetare statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Keto jane tre kushtet qe mbeten, nderkohe qe Shqiperia ka plotesuar ne menyre te habitshme nje numer kushtesh te tjera. Sa keq do te jete nese keto tre kushte mbeten te pazgjidhura. Sa keq do te jete nese nuk do te tregohet edhe hapesira me e vogel per te mbeshtetur ata te shumte qe duan shume ta ndihmojne Shqiperine, qe te hedhe hapat e fundit”, - nenvizoi Fyle. Jane shume ore te harxhuara te Komisionerit per te bindur Ramen, se rruga e zgjedhur per te bere opozite, nuk eshte ajo e bojkotit. E ne keto misione ai ia ka dale, vetem kur ka treguar me gisht, pa dorashka pergjegjesin.

No comments: