Sunday, January 6, 2013

Itali, Monti shpall koalicionin

Kryeministri italian Mario Monti, ka shpalosur aleancën që do të çojë përpara në zgjedhjet parlamentare në muajin shkurt. 69-vjeçari, i cili zëvendësoi Silvio Berluskonin në postin e kryeministrit  në nëntor 2011, njoftoi javën e kaluar se do të garonte për një mandat të dytë.
"Sot po ju njoftoj konfigurimin e forcave politike dhe sociale që synojnë të bashkohen për tu paraqitur zgjedhësve për një ofertë të re politike", deklaroi Monti. Studimet e fundit kanë treguar se deri në 50 % e elektoratit do të abstenojë ose është i pavendosur për zgjedhjet 24-25 shkurtit. 

Monti ka thënë se ai dëshiron të formojë një koalicion të gjerë pro-evropian, pro-reformave dhe synon të margjinalizojë elementet "ekstreme" në të majtë apo në të djathtë, sikundër dhe lëvizjet populiste anti-evropiane.

No comments: