Tuesday, December 25, 2012

Amerikanët brenda 3 ditëve kanë blerë rezervat 3-vjeçare të dyqaneve të pushkëve

Në SHBA janë rritur ndjeshëm shitjet e pushkës gjysmë-automatike të modelit AR-15. Për 3 ditë javën e kaluar amerikanët kanë blerë në Brownells, në kompaninë më të madhe që shet armë zjarri, vëllimin e mallit të dyqaneve që zakonisht shitet për tre vjet e gjysmë.
Shitjet u rritën ndjeshëm pasi u përhap lajmi rreth synimit të Presidentit amerikan, Barack Obama,
për të mbështetur ndalimin e zotërimit të armëve gjysmë-automatike. Përveç kësaj, Obama bëri thirrje për ndalimin e shitjeve në dyqanet e armëve të më shumë se 10 fishekëve.
Në sfondin e shtrëngimit të mundshëm të legjislacionit mbi armëmbajtjen ka rënë ndjeshëm vlera e aksioneve të kompanive të prodhimit të armëve të zjarrit, në një kohë kur janë rritur kërkesat për to, sidomos për pushkën e modelit AR-15.

No comments: