Saturday, November 24, 2012

Mariza Lino\ish-ambasadore e SHBA-ve në Tiranë

-Ishte nder i veçantë të përfaqësoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë gjatë disa prej viteve më të vështira të historisë pas komuniste të saj. Shqiptarët kanë një trashëgimi krenare dhe i përkasin një civilizimi të hershëm; ata janë luftëtarë trima, që, sipas traditës së Skënderbeut, luftojnë kundër shtypjes. Sot kjo do të thotë që Shqipëria është përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera të NATO-s në Afganistan. Shqiptarët janë të njohur për bujarinë dhe mikpritjen, tipare që pata rastin t’i shoh nga afër gjatë fluksit të madh të refugjatëve nga Kosova në vitin 1999. Shumë shqiptarë hapën dyert e shtëpive dhe strehuan njerëz të panjohur që po i largoheshin shtypjes – ashtu siç shqiptarët kishin bërë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu unë pata rastin të shoh shpirtin shqiptar të pavarësisë, që çoi në shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane 100 vjet më parë, e mbështetur me krenari nga Presidenti Udrou Uilson. Në historinë më
moderne, i njëjti shpirt pavarësie ka çuar në krijimin e shumë partive politike dhe në konflikt politik, në periudhën pas viteve 1990 e deri sot. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë të njëjtat ideale për lirinë. Në Shtetet e Bashkuara ne kemi punuar për t’i kthyer këto ideale në realitet për më shumë se 200 vjet dhe ende nuk i kemi arritur të gjitha synimet tona. Shqiptarët kanë qenë të lirë të punojnë për këto ideale për një kohë shumë më të shkurtër, kështu që kur njerëzit më pyesin në se unë jam optimiste për të ardhmen e Shqipërisë, unë përherë përgjigjem PO. Shikoni sa shumë keni arritur. Nëse shqiptarët e thjeshtë janë aq bujarë sa të mirëpresin të huajt, unë kam besim se klasa politike shqiptare do ta gjejë rrugën e saj drejt të ardhmes, ndonëse shpresoj që për këtë nuk do të duhen 100 vjet të tjerë. Kam vetëm një gjë tjetër që dua shtoj: unë lashë një pjesë të zemrës time në Shqipëri dhe ky vend do të jetë përherë shumë i veçantë për mua.

No comments: