Saturday, November 17, 2012

Kontributi i Plavë-Guci në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Krahina e Plavë – Gucisë shtrihet në cepin verior të Shqipërisë, e futur thellë në kërthizen e Alpeve Shqiptare. Një luginë tektonike shumë e bukur dhe e pasur me begati natyrore.Një perlë e pashoqe.Gucia është qytezë antike, çka dëshmon edhe vet emri i saj, por edhe nëntoka e saj, edh epse s’janë bërë kurrfarë gërmimesh arkeologjike!!
Plava përmëndet që nga koha Romake. E mban emrin e përandorit romak – FLAVIUS, nip i Konstantinit Madh?

I lindur në këto anë. Si Ilir që ishte, për t’i kaluar pushimet në vendlindje e ngriti një qytezë dhe një fortesë me emrin e vet – PLAVA .(Shih:Edvin Jacques :” Shqiptaret nga origjina gjer me sot ” SHBA 1994.)Kjo luginë ,e rrethuar nga të gjitha anët me male, bënte një jetë pothuajse gjysëm autonome. Veres vinin haraclinjë e “poreznik” ndersa po sa fillonte rënia e borës iknin ata, e mbeteshin vetem vendasit që i njihnin vetem sunduesit lokal.
Afërsisht për 200 vjet, sunduan Shabanagajt me origjinë nga Gruemira e Shkodres, që Veziri i Shkodres, Sylejman Pashë Bushati i pati sjellur aty kah gjysma e shek.XVII. ( Shih lib.” Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekuj ” N.Y.1993.)Derisa në analet e brendshme të Perandorisë Osmane njihej mirë si krahinë kryengritëse dhe e panënshtruar,në analet nderkombëtare hyri nga Paqja e Shën Stefanit, me 1877, që kur i’u dhurua Mali të Zi,pa kurrfarë të drejte. Themi kështu, ngaqë e gjithë popullsia e saj ishin atëbotë Shqiptarë. Edhe ata që flisnin sllavisht ishin me origjinë shqiptare, si f.v.Vasoviças, Kuç, Shaljanë etj. që kishin kaluar në fenë sllavo-orthodokse dhe e kishin humbur gjuhën duke u martuar me sllavet orthodox.
Kajmekami ( nenprefekti ) i Gucisë, Ali Bej Gucia (Shabanagaj), duke e ndjerë rrezikun qet’ kushtrimin në gjithë Shqipërinë dhe i përkrahur nga Abdyl Frasheri e anëtarë të tjerë të Komitetit të Stambollit, e formojnë Lidhjen e Prizrenite cila e caktoi atë Komandant per mbrojtjen e kufirit verior të Shqiperisë. I vetmi kufi që u mbrojt atëbotë. Derisa u shpërngul i tërë Sanxhaku i Nishit dhe ra Ulqini.Të gjitha fajet për thyerjen e Vendimeve të Kongresit të Berlinit, Evropa i’a ngarkoi Ali Beg Gucisë. (Shih I.Lamaj : “Luftërat për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë në vitet 1879-1880?N.Y).Pra është hera e parë dhe e fundit që Shqiptarët i thyen vendimet e Evropes. E futin Evropen në mendime dhe analiza të thella duke pyetur: Kush janë këta që guxuan t’i thonë asaj, JO !!
Me qindra gazetarë, politikanë, analistë etj. nga vende të ndryshme të Evropes u’a mësyjnë trojeve shqiptare dhe fillojnë t’a shfletojnë historinë tonë. “Kjo bën që vendet përendimore (në radhë të parë Austro-Hungarezët dhe Gjermanet), të respektojnë vullnetin politik të Shqiptarëve për liri dhe pavarësi.” (J.Buxhovi : “Historia e Kosoves,libri i parë…).Dmth. këtu, pas Luftes së Nikshiqit, fillon mendimi Evropian për një shtet Shqiptar në rast se shpërbëhet Përandoria Osmane. Rilindësit tonë e paten më lehtë tani e tutje t’u tregojnë atyre se kush janë Shqiptaret e çka kërkonin.Dhe në vend se të shpërblehet Ali Bej Gucia nga populli i vet, atë jo vetem se e vrasin vetë Shqiptarët (lexo:Serbet nëpërmes të Adem Zajmit ) por e shpallin edhe “tradhtar ” – historianët komunist!  Thënja e tij, pak pa dhënë shpirt: “Qe çka m’bani Shqipnija mue” , nuk don koment!
E quajten “tradhtar” ata farë historianesh, vetem pse Sulltanit duke i konvenuar qe i’a mbrojti një pjesë të përandorisë dhe me ndihmen e Haxhi Zekes, e fali dhe duke e ditur që ishte  antisllav e emëroi prefekt  pozitë e jo mahi) të Pejes, për t’ia mbrojtur atij kufirin aq të rrezikuar. Por pasi ai me Haxhi Zeken e ripërtërinë Lidhjen e Prizrenit me emrin “Lidhja e Pejës” në bashkëpunim me Serbinë i vrasin që të dy.
Pra Ali Gucia, sikurse edhe Gjergj Fishta, që i këndoi atij, shpallen “tradhtar” se ishin kunder “vëllezerve” Malazezë. Kundër Dushanit e Milladinit. Biles për kuriozitet po përmendim se M.Popoviçit iu lishte vrarë ungji (xhaxhai) në Luftën e Nikshiqit. E si t’a donte ai Ali Gucinë?! Për këtë duhet pyetur Arben Puton e putinet tjerë…!
Dora e djathtë e Aliut, Jakup Ferri, që e përdori taktikën e Skenderbeut: Tërhiqu e sulmo dhe diten që u vra, me 11 JANAR 1880, në Nikshiqi i ra koka në mesin e 30 kokave malazeze që i kishte prerë me dorë të vet më pare dhe rapsodi kendoi “Padishah me t’tregue nji seri. Tridhet koka i preu nji njeri. E i thonë për emen Jakup Ferri”.Askund në historitë tona s’ishin deri tash vonë! Edhe “doktorët” e historisë në shtetet tona nuk e dinë ditën kur ështe vrarë Jakup Ferri. E vrasin me 4 dhjetor 1879.( Lexo lib.E,Plava.”Plava e Gucia në lëvizjen kombëtare Shqiptare)S’di për asnjë shkollë, akademi ushtarake, rrugë a objekt tjetër, që mbart emrin e këtyre trimave! As të zavendsit të Jakup Ferrit, Celë Shabanit te Rugovës.Asnjë rast në historinë tonë, nuk ka që kanë rënë në fushen e betejes edhe Komandanti edhe Zavendsi i tij, siç ranë këta dy luanë.Edhe djali i Jakup Ferri, Hasan Ferri, si tribun popullor gjindet në të gjitha tubimet mbarëkombëtare si ne Junik, por edhe në fushat e betejave në Plavë-Guci me 1912 e1919, në Koplik me 1920 e siç thot ai, Musa Juka (atëbotë minister i punëve të brendëshme të Shqipërisë) e detyron të shpërngulet në Turqi në moshën 80 vjeçare, ku edhe vdes!( Shih lib e lartpërmendur.)Në mbrojtje të Kongresit të Vlores ishte edhe Bub Binaku (Ulaj) i Vuthajve, bashk me 400 luftëtaret e Isa Boletinit e me atdhetarë të tjerë nga kjo krahinë. Kurse brenda në atë kongres ishin delegatet e kësaj krahine: Sali Gjuka e Bedri Pejani.S.Gjuka është njëri nder themeluesit e arsimit shqip me 1909 bashkë me Smajl Nikçin e Gucisë, i burgosin duke i dërguar në Selanik, meqë u’a kishin gjetë nëpër shtepitë e tyre Abetaren Shqipe. Asnjë shkollë apo institut sot në shtetet Shqiptare s’e mban emrin e tyre. Por mirë bëjnë se s’u ka hije të kenë emrin e tyre,  me ata të Vasil Shanto (Shantoviçit) dhe Vojo Kushit (Kushoviçit), qe tërë jetën e tyre kanë vrarë veç Shqiptarë, biles këtij të fundit Punistët Shqiptarë (PPSH) u patën veshur edhe xhamadanin e Mic Sokolit: (E pat vesh edhe Vojo Kushi – thonin ata të mjerë).Pra është koha të vinë gjëratë në vend .Të shkruhet historia ashtu siç ka ndodhur prej historianëve atdhedashës Shqiptarë e të aftë, e jo prej Putinëve, siç ka ngjarë…!

No comments: