Saturday, September 3, 2011

Thimio Kondi liroi trafikantin, pjesëtar i grupit të miqve të Nanos

Në kabllogramin e mëposhtëm të publikuar në Wikileaks,mes dokumentave të tjerë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, diplomatët raportojnë për dy raste shumë të dyshimta vendimesh të firmosura nga ishkreu i Gjykatës së Lartë, Thimjo Kondi.
Në rastin e dytë vihet re se Ambasada i mëshon faktit që i liruari nga Kondi është në grupin e disa miqve që cilësohen si “shumë afër kryeministrit Fatos Nano”. Lidhjet mes ishkryeministrit dhe ish-kreut të Gjykatës së Lartë nuk janë të panjohura për shqiptarët. Më poshtë, kabllogrami i Ambasadës i hartuar dhe i dërguar në dhjetor 2007:
Fillimi  i kabllogramit
Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Thimio Kondi, lëshoi dy vendime pezullimi në dhjetor 2007 që e ngrinë aplikimin/marrjen e vendimit për dy çështje kriminale të lidhura me dy çështje mbi trafikimin në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatë së Lartë. Vendimi i Kondit e ngriu zbatimin e dënimit të fundit kriminal në një çështje mbi trafikun njerëzor që përfshinte dy persona, të cilët kishin shfrytëzuar disa gra/femra për prostitucion.
Në një vendim tjetër, Kryetri Kondi e ndërpreu zbatimin e dënimit kundër një të arratisuri të përfshirë në një çështje kontrabande cigaresh. Të dy vendimet kanë nxitur ankesa nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Rasti 1
Zyra e Prokurorëve të Krimeve të Rënda ndoqi me sukses një çështje të rëndësishme antitrafiku të lidhur me trafikim e
Dokumenti
grave për prostitucion dhe përdorimin e të ardhurave kriminale për të hapur biznese në Shqipëri. Fatmir Tahiraj dhe Arjan Kane, nga Fieri, ishin të përfshirë në trafikun e prostitucionit që 1997 dhe i përdornin të ardhurat për të ngritur biznese të mëdha në Tiranë dhe në Fier.
Mënyra e tyre e trafikimit ishte të martoheshin me vajza Shqiptare dhe më pas t’i çonin ato në Itali ku i detyronin të prostituonin. Në 11 dhjetor të 2007, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda i dënoi dy individët me 20 vjet burg me akuzat e shfrytëzimit për prostitucion në rrethana të rënda dhe i sekuestroi asetet e tyre në Tiranë dhe Fier. Kane është i arrestuar, por Tahiraj mbetet i arratisur.
Çështja përfshinte rastet e tre grave, të cilat ishin të martuara ose të fejuara të të pandehurve. Gratë dëshmuan para prokurorëve ne Shqipëri dhe Itali që ishin detyruar të prostituonin në Itali. Njëra nga gratë ishte kërcënuar nga Tahiraj se nëse nuk do të fitonte një shumë të caktuar parash çdo ditë ai do t’i vriste familjarët e saj në Shqipëri.
Nën një presion të madh fizik dhe psikologjik ajo u detyrua të vazhdonte prostitucionin për dy vjet. Ndjekja e çështjes përfshinte bashkëpunim të gjerë me autoritetet juridike italiane, sepse krimi ka ndodhur në të dy vendet në Itali dhe Shqipëri. Dy nga gratë vazhduan të jetojnë në Itali.
Duke ndjekur një kërkesë të Tahirit në 26 dhjetor 2007, Kryetari Gjykatës, Kondi, e pezulloi vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, pasi kjo lidhej me sekuestrimin e aseteve të Tahirajt. Gjykatësi Kondi përdori një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale që i jep të drejtën Kryetarit të Gjykatë së Lartë të ngrijë vendimet në Gjykatën e Apelit deri në dëgjimin e fundit nga Gjykata.
Megjithëse kjo procedurë është normale për çështjet civile, ky ishte rasti i parë që një vendim i tillë u mor në një çështje kriminale.
Rasti 2
Më 31 dhjetor 2007, Kryetari i Gjykatës, Kondi, lëshoi një tjetër urdhër pezullimi mbi një çështje me profil të lartë të lidhur me trafikun e cigareve ndërmjet portit të Durrësit. Më 22 qershor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Ndoc Gjergjin me pesë vjet në burg me akuzat mbi trafikimin e sasive të mëdha të cigareve nëpërmjet Portit të Durrësit.
Ndoc Gjergji ishte pjesë e një grupi të dhunshëm trafikantësh që përdornin Portin e Durrësit për të futur në Shqipëri sasi të mëdha cigaresh në kontrabandë dhe substanca të tjera. Persona të tjerë të dënuar në këtë hetim përfshinin Leonard Kokën, vëllanë e kryebashkiakut të Durrësit dhe një bashkëpunëtor të afërt të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Në pezullimin e dhjetorit 2007, Kondi pretendonte se ekzekutimi i vendimit kriminal kundër Gjergjit do të krijonte probleme të rëndësishme për familjen e Gjergjit. Në zbatim të vendimit të Kondit, emri i Ndoc Gjergjit u hoq nga lista e personave të kërkuar nga Policia dhe ai konsiderohet nga gjykata një njeri i lirë deri në një vendim final nga Gjykata e Apelit në apelimin e tij.
Këto dy vendime ishin të pazakonta /të çuditshme… Mandati i Gjykatësit Kondi përfundon në maj të 2008-s… Ato japin qartë një sinjal të gabuar në një kohë që Shqipëria është duke pretenduar të fokusohet në reformat ligjore dhe në çrrënjosjen e krimit të organizuar…

No comments: