Tuesday, September 20, 2011

Nga vizita e përfaqësuesit të familjes Jashari në Michigan !(VIDEO…)

Alban PREDELECI Këto ditë Murat Jashari pati një vizitë në shtetin e Michiganit,ku u prit nga përfaqesues të komuniteteve fetare dhe shqiptar me banim të perhershem në këtë shtet. Pastaj me ftese të Gjok Martinit,aktivist i komunitetit shqiptar në këtë vënd kaloj një darke miqesorë dhe pune me malësor dhe përfaqesues nga biznesi shqiptar në Michigan. Mundësinë e vizitës e realizoj ish Kryetari i Fondacionit “Vëndlindja Therret” në kohën e Luftes së Kosovës,Luigj Gjokaj. Këtë vizitë e ndoqi Televizioni i Komunitetit Shqiptar ACT në Michigan të cilen e ka transmetuar në rrjetin kabllor të shtetit Michigan, “Comcast” dhe atë Online AlbaVision. Ne po e ritransmetojme per vizitoret e AlbDreams,të ruajtur në sherbimin YouTube. Janë 7 video dhe për lehetsi dhe mundësi zgjedhje të vizitorve te AlbDreams I kemi ndarë me minutazh të shkurtër. Video Nr.1 Vizita e Murat Jasharit ne xhaminë Shqiptare të Detroit dhe fjala e mirëseardhjes nga Imam Shuaip Gerguri. Video Nr.2 Po në xhaminë shqiptare të Detroit dhe fjala e Murat Jasharit. Video Nr.3 Në shtepinë e Gjokë Martinit,fjala përshendetëse e priftit të kishes shqiptare Rochester Hills, Dom Franit. Video Nr.4 Në shtepinë e Gjokë Martinit fjala pershëndetëse e Imam Shuaipi. Video Nr.5 Në shtepine e Gjokë Martinit,pershendesin nga të pranishmit në tryezen e nderit; Kolë Dedvukaj,Kujtim Qafa,Tony Junçaj,Marash Uli,Ndue Ftoni. Video Nr.6 Në shtepinë e Gjokë Martinit, përshendetë ish deputeti shqiptar ne Parlamentin e Malit të Zi dhe gazetari i Televizionit ACT, Lekë Lulgjuraj Video Nr.7 Në shtepinë e Gjokë Martinit ,këngë “Maje Krahi”,flet dhe bën një prezantim para Murat Jasharit,aktivisti Luigj Gjokaj,ish Kryetar i Fondacionit “Vëndlindja Therret” dhe Lekë Leci ish Llogaritar e Arketar i fondacionit “Vëndlindja Therret” në kohën e Luftës se Kosovës.

No comments: