Wednesday, July 27, 2011

Silva Turdiu: Si u fejova me djalin e Mehmet Shehut

Në morinë e dëshmitarëve të procesit të Kadri Hazbiut, rrëfimi i Silva Turdiut, të fejuarës së djalit të Mehmet Shehut, ish-volejbollistes së njohur të klubit “Dinamo”, përball hetuesve ka qenë diçka e veçantë dhe interesante njëherazi E thirrur në seancën e 27 dhjetorit 1982 për të penalizuar

ish-ministrin e Brendshëm, sportistja e divorcuar tashmë me të birin e
Kryeministrit të vetëvrarë, shpjegon me sinqeritet e vërtetësi historinë e njohjes dhe rrethanat që kushtëzuan prishjen e fejesës me Skënder
Shehun. Fillimisht ka qenë djali i Kryeministrit që ka kërkuar fejesën me vajzën e profesorit të Matematikës. Më 31 gusht 1981, familja Turdiu
ka rënë dakord dhe Qazimi, i ati i Silvës, ka pritur në shtëpi Skënder Shehun. Qazimi i ka përmendur kleçkat në biografinë e familjes dhe e ka porositur t’ua bëjë të qartë edhe prindërve. I biri i Kryeministrit, duke pohuar dijeninë e tyre për çka flitej, e ka ftuar profesor Turdiun për një vizitë në familjen e tij. Fill pas këtij takimi, Silva ka vizituar për herë të parë shtëpinë e të fejuarit dhe ka biseduar nga afër me Mehmetin dhe Fiqreten. Deri këtu, dëshmon
e fejuara e Skënder Shehut, gjërat kanë shkuar mirë, por kreshentoja e lidhjeve të ngushta do të ndërpritej befasisht shtatorin e vitit ‘81,
teksa kthehej nga një turne sportiv në Greqi. “Të nesërmen e mbërritjes në Tiranë, kujton Turdiu, Skënderi më thirri në shtëpinë e Ali Çenos
dhe më njoftoi për prishjen e fejesës.” Sipas asaj që i kishte thënë Skënderi, divorci ishte urdhëruar nga Enver Hoxha për shkak të biografisë së
keqe të familjes Turdiu. Përveç këtij episodi dramatik, në procesverbalet që “Panorama” boton sot nga libri më i ri i studiuesit Kastriot Dervishi,
zbulohen të tjera dëshmi të panjohura mbi jetën në vilën e Kryeministrit komunist dhe vakancat e Fiqrete Shehut në Francë, Austri e
Suedi për t’u “mjekuar” nga kallot në këmbë dhe virozat
gripale..

27 DHJETOR 1982

DËSHMIA E SILVA TURDIUT
E vit1indjes 1961, me arsim të 1artë të pambaruar, atë çast punëtore në Kombinatin e Tekstileve “Stalin”, anëtare e BRPSH-së dëshmonte më 27
dhjetor 1982 për njohjen me Skënder Shehun. Sipas dëshmitares, me 30 ose 31 dhjetor 1980, në drekë, ka qenë duke u kthyer në shtëpi nga stërvitja,
teksa e ka ndaluar Skënder Mehmet Shehu për të biseduar diçka. Silva i ka
thënë se nuk e njihte e kështu nuk kishte çfarë te bisedonte. Në fund të janarit ose fillim të shkurtit 1982, dëshmitarja kishte qenë në qytetin Shverin
të Republikës Demokratike Gjermane, ku kishin një ndeshje vo1ejbolli me ekipin “Traktori”. Atje kishte parë ardhjen e Skënderit nga Suedia
ku ishte me studime “për të parë ndeshjen”. Skënderi shoqërohej nga Gani Kodra. Edhe këtë rast nuk i kishte thënë gjë, por ishte sjellë me
të njëlloj si me shoqet e tjera. Në korrik 1981, Skënderi filloi të vinte shpesh në shtëpinë e pushimit të MPB-së në Durrës. Aty takonte trajnerin
Kreshnik Tartari. Ky i fundit i kishte thënë Silvës haptas që Skënderi donte të fejohej me të. Pas kësaj, Kreshniku ka shkuar në shtëpinë e Si1vës,
ku ka takuar babanë e saj, Qazimin. Ky i fundit është befasuar dhe menjëherë ka përmendur anët biografike. Qazimi ka pyetur nëse e dinte
familja e djalit biografinë e familjes së tij. Pas kësaj, ia ka dhënë me shkrim biografinë negative të familjes së vet (Turdiu). Edhe pas kësaj, Skënderi vazhdonte të interesohej për të. Pyetjes së Silvës nëse i dinte familja e tij
anët negative biografike, Skënderi i ishte përgjigjur me po. Atëherë Silva ka bërë pyetjen tjetër, nëse ishin dakord prindërit e tij, që ajo të fejohej
me të dhe përgjigja sërish ishte po. Më 31 gusht 1981, familja Turdiu i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës dhe Qazimi kishte pritur në shtëpi
Skënderin. Qazimi ia kishte përmendur edhe njëherë pyetjen në e dinte apo jo
fami1ja e tij biografinë e familjes Turdiu dhe Skënderi ishte përgjigjur sërish po. Po ashtu, Skënderi ka ftuar familjen Turdiu në shtëpinë e tyre. Të nesërmen, Silva ka shkuar në shtëpinë e Mehmetit, ku e kanë pritur shumë
mirë ai dhe Fiqreti. Më 5 shtator 1981 Silva është nisur në Greqi me ekipin e të rejave. Atje ka shkuar edhe Skënderi. Ky do vazhdonte më pas rrugën në Suedi për të vazhduar studimet. Para se të niseshin, Feçori Shehu i ka
uruar fejesën tek pallati i sportit, që mbante emrin “Partizani”. Kur ishin në Greqi, Skënderit i erdhi lajmi se duhej të kthehej në Shqipëri. Në këtë mënyrë kanë ardhur së bashku nga Greqia në Tiranë. Skënderi i kishte thënë
se donte të bisedonte disa gjëra vetëm për vetëm, të nesërmen. Ashtu ishte bërë. Ishin takuar përreth 45 minuta në shtëpinë e Ali Çenos. Skënderi i kishte thënë se do të ndaheshin, pasi kishin dalë disa gjëra nga familja e tyre.
Silva kishte reaguar duke i thënë se ju i dinit ato gjëra më parë. Ishte përmendur çështja e Arshi Pipës, djali i xhaxhit të nënës së Silvës që ishte
“agjent i amerikanëve”. Sipas asaj që i kishte thënë Skënderi, Enver Hoxha kishte dhënë urdhër që fejesa të prishej. Në përfundim, Skënderi i kishte thënë se kishte dashur të ndahej nga familja e tij, por kishte frikë se si komunist, mund të përjashtohej nga partia. “Skënderi u paraqit i mërzitur që nuk e linin të martohej me mua” – shprehej Silva. Sipas këshillës së
Skënderit, Silva dhe babai i saj kanë shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut, por atje nuk kanë gjetur njeri. Një makine i ka thënë rrugës se i priste Fiqretja te shkolla e partisë. Silva ishte kthyer në shtëpinë e vet dhe Qazim
Turdiu ka shkuar vetëm në takim. Kur ishte kthyer në shtëpi Qazimi, kishte thënë se Fiqretja i kishte përmendur çështjen e Arshi Pipës, të cilën ata “nuk e dinin më parë”. Në vitin 1979 dëshmitarja pohonte se i ka propozuar
djali i Kadri Hazbiut…

29 DHJETOR 1982
POHIMET E KRESHNIK TARTARIT
I vitlindjes 1943, atë çast mësues i edukimit fizik pranë shkollës Ekonomike në Tiranë, ish-trajneri i skuadrës së volejbollit të femrave “Dinamo”
në vitet 1972- -1982, dëshmonte më 29 dhjetor 1982 fillimisht për ardhjen
nga Suedia të Skënderit në RDGJ, në kohën kur zhvillohej ndeshja e volejbollit me skuadrën “Traktori” të atjeshme.

Më parë ai nuk kishte njohje me Skënderin. Atje kishin biseduar me
Skënderin rreth mundësisë së zhvillimit të ndonjë ndeshjeje miqësore me ndonjë ekip suedez me kërkesën e tyre. Rreth 2 muaj nga takimi në RDGJ (duhet të jetë marsi 1981) kishte takuar Qazim Turdiun, i cili i kishte
thënë se vajzës së tij i kishin sjellë fotot e ndeshjes në RDGJ, ku ajo kishte më
shumë nga të tjerat. Këto foto kishin ardhur nga Skënderi. Silva i kishte thënë se e kishte ndalur më parë Skënderi në rrugë, por ajo e kishte refuzuar. Në maj 1981, ditën që do të mbyllej kampionati, Skënderi kishte qenë i pranishëm në ndeshje volejbolli. Dëshmitari kishte biseduar
pak minuta me të për çështje të përgjithshme. Ai shprehej se nuk kishte vërejtur ndonjë interesim të veçante të Skënderit për Silvën. Në 15-
ditëshin e parë të korrikut 1981, dëshmitari kishte vërejtur se Skënderi vinte shpesh në shtëpinë e pushimit në Durrës, aty ku kalonte pushimet ekipi i “Dinamos”. Për këtë arsye e kishte pyetur pse vinte dhe Skënderi ia
kishte kthyer përgjigjen se vinte për Silvën. Skënderi kishte pyetur nëse kishte pasur apo jo më parë ndonjë djalë Silva. Pasi Kreshniku i
ka thënë jo, e ka pyetur Skënderin nëse kishte biseduar me prindërit e vet, pasi Turdijtë kishin diçka në biografi. Skënderi kishte reaguar duke thënë se secili duhet të shikonte punën e vet. Qëndrimi i Silvës në ekip ishte
miratuar më 1976 nga Feçor Shehu. Në fund të muajit korrik 1981, pasi dëshmitari ka vërejtur interesimin vijues të Skënderit, madje edhe ndonjë
takim me Silvën, ka shkuar në shtëpinë e Qazimit. Ky i fundit i ka përmendur 7 të arratisur nga familja e tij dhe nga ajo Pipa. Këto dëshmitari i ka marrë me shkrim. Te Turdijtë ka shkuar pasi ka biseduar më parë me Skënderin,
pasi ai nuk e dinte biografinë e tyre. Skënderit ia kishte bërë të njohur biografinë e Turdijve. Skënderi i kishte kthyer përgjigje se për biografinë ishte
informuar edhe Mehmet Shehu nga Feçor Shehu, i cili kishte folur fjalë të mira për Silvën. Feçori kishte shtuar se po të kishte djalë, do të pyeste
Mehmetin në duhej apo jo të fejohej djali i tij me një kandidaturë me biografinë e Silvës. Qazim Turdiu i ishte shprehur i tronditur për një fejesë
të tillë. Dëshmitarit i kishte bërë përshtypje fakti që Skënderi në muajt korrik-gusht 1981 ka bërë përpjekje të shumta për t’u fejuar me Silvën,
pa u njohur më parë me të. Feçor Shehu, që i dinte interesimet e Skënderit, nuk i kishte thënë dëshmitarit që ta pengonte këtë fejesë. Bile vetë
Feçori e kishte uruar Silvën. Pas prishjes së fejesës, Skënderi i kishte thënë se Silva duhej të trajtohej si më parë në klubin “Dinamo”
25 DHJETOR 1982
RRËFIMI I YMER BERBERIT
I vitlindjes 1937, nga Pogradeci, i zbritur kandidat partie, në atë çast punëtor në ndërmarrjen e ndërtimit “21 dhjetori” Tiranë, dëshmonte më 25 dhjetor 1982. Ai kishte punuar më parë oficer në Drejtorinë e Zbulimit Politik.
Në mars të vitit 1981 kishte shoqëruar Fiqrete Shehun në vizitën e saj jashtë vendit. Më 26 mars 1981 ishin nisur me veturë për në Athinë. Prej aty
kishin shkuar me avion në Paris. Ka qenë së bashku me mjekun Llesh Rroku, Jonuz Luton dhe Farije Koçirajin. Në Paris Fiqretja kishte bërë vizita mjekësore (njërën prej të cilave te profesor Miliezi), kishte hequr kallon e këmbëve. Prej andej kishte shkuar në Austri për të vizituar sytë.
Pas qëndrimit katër ditë në Vjenë, është kthyer në Suedi.
23 DHJETOR 1982
DEPONIMET E KUJTIM J. I vitlindjes 1944 nga Bolena e Vlorës, ish-sekretar i dytë në Ambasadën Shqiptare në Suedi në vitet 1976-1982, oficer në Drejtorinë e Zbulimit Politik, dëshmonte më 23 dhjetor 1982. Ai pohonte se që nga momenti i ardhjes së Skënder Shehut (djalit të Mehmet Shehut-shënim) në Suedi, u krijuan kushte të veçanta. Kudo që shkonte Skënderin
e shoqëronte Gani Kodra (funksionar i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit). Në maj të vitit 1981, në Stokholm kishte ardhur edhe Fiqretja e shoqëruar nga Ymer Berberi, mjeku Lleshi, një person që quhej Jonuz dhe një grua e quajtur Farije. Fiqretja ka qëndruar dy javë duke banuar në apartamentin me qira të Skënderit. Punonjës të tjerë të ambasadës ishin ambasadori Dhimitër Lamani, Vaid Boriçi, Thanas Kosta, shoferi Vasillaq Vinjari. Dëshmitari nuk ishte
në gjendje të kujtonte nëse ishte shkëputur ndonjëherë Fiqretja për takime (në funksion të lidhjeve agjenturore që kërkonte Hetuesia). Gjatë qëndrimit
në Suedi, Skënderi nuk afrohej me personelin e ambasadës, rrinte vetëm me Ganiun (Kodra)dhe shoferin Thanas Kosta. Deri sa ishte i fejuar, qëndronte shumë rëndë e mezi përshëndeste. Pas prishjes së fejesës, në shtator
81, ata erdhën prapë në Suedi, por me sjellje tjetër. Madje, Ganiu filloi të ankohej për sjelljet e Skënderit.

Pyetje: Po të paraqesim shënimin e udhëheqësit të Partisë të dërguar me shkresën nr.7207 datë 4.12.1979 të K.Q të Partisë në përgjigje të relacionit që i është dërguar për kriminalitetin në radhët e të rinjve, me të cilin ju njohim më parë. Vërejtjet që bënë udheheqësi i Partisë për pikëpamjet që keni shprehur ti dhe Feçor Shehu në relacionin për rininë, si i kini vlerësuar?
Përgjigje: Mua tani duke lexuar këtë material më kujtohet që Feçor Shehu ma ka dhënë këtë shënim të udhëheqësit të Partisë. Tani unë e them se mendimet tona në këtë kohë për gjendjen e rinisë kanë qenë të zeza, pesimiste,
ashtu si thotë udhëheqësi i Partisë në vërejtjet që bën. Unë ashtu kam
gjykuar në atë kohë, ky është gjykimi i gabuar, jo i thellë. Ky gjykim e ka burimin te cektësia dhe niveli i dobët i trajtimit të problemit, te këndi
i ngushtë i shikimit të kësaj çështjeje në mënyrë sekrete. Për këtë material,
megjithëse unë u transferova, i kam thënë Feçor Shehut që të marrë masat për të vënë në vend vërejtjet e udhëheqësit, për të sqaruar sektorin përkatëse dhe kuadrot duke e bërë problem edhe poshtë në bazë, se si duheshin
parë më thellë e më gjerë këto probleme të rinisë, sipas porosisë së udhëheqësit të Partisë.

Pyetje: Përse ishte krijuar ky sektorë në Sigurimin e Shtetit (i Inteligjencës dhe Rinisë)?

Përgjigje: Për të mbajtur rininë dhe inteligjencën nga veprimtaria armiqësore.

Pyetje: Pse u shkri ky drejtim më vonë? Mos vallë rinia nuk ishte më objekt irrymave armiqësore?
Përgjigje: Ky drejtim u shkri sepse u gjykua se ishte forcuar në mënyrë të gjithanshme puna për edukimin e rinisë dhe inteligjencës.
Pyetje: Udhëheqësi i Partisë në shënimin që të bën të kritikon dhe për qëndrimin sektar ndaj Arif Gashit. A e ke vënë në dijeni udhëheqësin e Partisë se Arif Gashi, në kohën që është shkruar materiali, kishte dy vjet që ishte arrestuar e dënuar për “agjitacion e propagandë” kundër shtetit?
Përgjigje: Unë para shënimit nuk e kisha vënë në dijeni udhëheqësin e Partisë
për arrestimin e Arif Gashit. Pas shënimit që bën udhëheqësi, unë nuk kujtoj që t’i kem thënë Feçorit për të parë çështjen e Arif Gashit, por i kam thënë në mënyrë të përgjithshme të bënte kujdes për të dalluar ç’është armiqësore
dhe çfarë nuk është armiqësore. Nuk më kujtohet nëse i kam thënë pas shënimit udhëheqësit të Partisë se Arif Gashi ishte arrestuar e dënuar.

AFRIM IMAJ

No comments: