Sunday, July 24, 2011

Norvegji, policia liron 6 të arrestuarit

Policia ka liruar 6 personat e arrestuarit, të cilët dyshoheshin për pjesëmarrje në sulmet e zhvilluar dje në Oslo. Lirimi i tyre pak orë pas marrjes në pyetje, është bërë pasi 6 të arrestuarit, nuk kishin lidhje me sulmin, nga i cili mbetën të vrarë 93 persona. Ndërkohë që sot Norvegjia ka mbajtur zi për viktimat.

Të afërm, familjarë por edhe njerëz të thjeshtë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur kurora me lule për nder të viktimave. Kjo shënohet si ngjarja më e rëndë në Norvegji, që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbreti Harald dhe kryeministri Jens Stoltenberg ishin pjesë e meshës së zisë, të mbajtur në katedralen e Osllos.

Kryeministri ishte i emocionuar ndërsa fliste për viktimat, disa nga të cilat i kishte njohur personalisht.

“Secili nga ata që humbëm, është tragjedi në vetvete. Bashkë, ata janë një tragjedi kombëtare”, ka thënë Stoltenberg.
Policia thotë se Breivik u është dorëzuar policëve, kur ata kanë arritur në ishullin e vogël të Utojas, 42 kilometra larg Oslos, pasi kishte qëlluar mbi të paktën 85 persona, kryesisht të rinj, që po merrnin pjesë në kampin veror të organizuar nga Partia Laburiste e Norvegjisë.

Rreth 650 persona ishin në ishull, kur Breivik i veshur me uniformë të policisë, hapi zjarr mbi ta. Policia tha se i është dashur një orë për të arritur në ishull që kur mori sinjalin, për të ndaluar masakrën më të keqe në kohërat moderne, të kryer nga një person i vetëm i armatosur.

No comments: