Monday, July 4, 2011

Ku takohen dëshirat mes meshkujve dhe femrave për të realizuar kënaqësinë

Më parë meshkujt kishin ngritur disa hipoteza mbi orgazmën femërore, të cilat seksologët i kundërshtojnë sepse nuk janë aspak të vërteta. Sipas tre gratë nuk kanë fantazi të veçanta seksuale.

Ndaji fantazitë e tua më partnerin

Është e gabuar nëse edhe sot mbështetet ky mendim, pasi sipas sociologëve femrat nuk e kanë aspak problem t’u tregojnë meshkujve se si ndihen. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e megjithatë jo me partnerin. “Nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejnë njëra-tjetrës, do të çmendeshin. E disa të tjerë do t’ia mbathnin”- shprehen sociologët. Por problemi qëndron në pikën sesi t’ia bësh për të qenë në sintoni. Si t’ia mbushësh mendjen një femre që të t’i tregojë ty fantazitë e veta seksuale dhe jo mikeshave? Përgjigjja është e thjeshtë: Duke bërë pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazitë e tua. Asgjë nuk është më e efektshme sesa ky tregim i pikave të tua të dobëta, kjo e bën dikë tjetër që të hapet më lehtë.

Dëshirat në çift shpesh janë të njëjta

Meshkujt mendojnë se për të realizuar orgazmën një femër duhet të parapërgatitet dhe kjo zgjat disa orë. Ekziston një gjë për të cilën kanë rënë dakord shumica e femrave: Ndonjëherë duan ndonjë të shpejtë. Surpriza e një seksi të papritur, në këmbë apo në një vend të pazakontë, është stimuluese për femrat, po aq sa edhe për meshkujt. “Disa meshkuj, duke u përpjekur të jenë të ndjeshëm dhe të plotësojnë nevojat e partneres, mendojnë se seksi i shpejtë është i ndaluar”, thonë seksologët. E megjithatë është e rëndësishme të mësohet se edhe femrat e duan një të shpejtë. Kur burrat dhe gratë arrijnë tek të tridhjetat, ndryshon edhe nevoja dhe dëshira e tyre për fazën përgatitore. Sipas disa studimeve të bëra, meshkujt e pyetur nga 35 vjeç e lart: se cila ishte pjesa më e mirë e një marrëdhënieje seksuale, shumica e tyre u përgjigjën: Faza parapërgatitore.

Sa pëlqehet “agresiviteti”

Sipas supozimit se femrat janë të ndryshme në një mënyrë të çuditshme dhe delikate, dhe pikërisht për këtë, kërkojnë më tepër kujdes dhe vëmendje edhe në “ato” momente. Prandaj çdo gjë duhet realizuar me kujdes. Por së fundmi psikologët kanë pranuar se nga pikëpamja seksuale, femrat nuk janë shumë më të ndryshme nga meshkujt. Ashtu si edhe meshkujt shpesh femrat pëlqejnë një seks pa përkëdheli, shumë prej tyre madje pëlqejnë edhe të kapen me vendosmëri dhe me forcë nga partneri i tyre herë pas here. Është mjaft i përhapur një mendim se sensualiteti mashkullor është brutal. Në të kundërt, seksologët mendojnë se seksi, duhet, dhe mund të jetë spontan dhe instiktiv nga ana e të dy partnerëve. Edhe pse kjo sjell rrezikun që të dy partnerët të mund të veprojnë në një mënyrë që mund të duken si agresivë ndaj njëri-tjetrit. Ideja e një mashkulli që pyet: “A të pëlqen ta bëj kështu e dashur?” apo “Të pëlqeu zemër?” mund t’i pëlqejë ndonjërës, por nuk ekzistojnë prova që kjo është ajo që preferojnë shumica e femrave.

Kënaqësia për femrat

Ndonjëherë mund të kesh dëgjuar se mënyra e vetme për t’i dhënë kënaqësi një femre është ta prekësh në “atë” pikën e veçantë. Një studim i realizuar nga një grup kërkuesish të seksit në vite ’70 u arrit në një përfundim, që në atë kohë u duk si maja e njohurive seksuale: Që orgazma femërore i detyrohej ekskluzivisht një cope të vogël mishi ku ishin përqendruar të gjitha fijet nervore që quhet klitor. Dhe për të arritur orgazmën nuk ishte më mundësia e vetme kontakti seksual. Fundi i diskutimit: Organi mashkullor nuk ishte më i nevojshëm”. Por po në vitet ‘70 u prezantua edhe diçka më e ekzagjeruar: Një grup mendimtarësh feministë përfituan nga këto kërkime për t’i nxjerrë meshkujt seksualisht të panevojshëm. Mesazhi ishte: “Ne femrat nuk kemi më nevojë për ju”. Por kjo nuk është aspak e drejtë, një marrëdhënie e shëndoshë, krijohet mbi një raport të plotë në çift.

Meshkujt dhe femrat të ndryshëm nga natyra

Meshkujt nga natyra janë shumë të ndryshëm nga femrat, pasi e kanë më të lehtë të marrin vendimin për të kryer marrëdhënie edhe pse kanë pak kohë që e kanë njohur partneren, dhe e vetmja dëshirë e tyre është që të bëjnë performancën më të mirë. Nga ana tjetër gjinia femërore vë më shumë theksin tek emocionet, se sa tek dëshira për të bërë një marrëdhënie seksuale që të lë pa mend. Por ajo që i bashkon më shumë të dyja gjinitë, janë fantazitë dhe ëndrrat për seks. Të ëndërrosh nuk është ndonjë e veçantë e madhe apo një “pasuri”, por padyshim që kanë sharmin e tij. Për shembull një mbidozë e ëndrrave tuaja në dëshirën për seks mund të bënte që ju të përfshiheshit më shumë gjatë aktit, por edhe mund t’u largonte nga e dashura me të cilën po shoqëroheshit. Sipas rezultateve të studiuesve, meshkujt janë më të prirur se sa femrat që të kenë ëndrra seksuale. Meshkujt duhet të “kontrollojnë” dëshirat e tyre duke ëndërruar më shumë nga sa duhet.

Sinjalet dhe ëndrrat seksuale

Studimet laboratorike kanë provuar se te meshkujt që kanë shtuar numrin e ëndrrave seksuale, është shtuar edhe numri i ereksioneve të tyre. Por nëse ëndërroni edhe ditën, atëherë i keni punët keq. Meshkujt kanë tendencën të përjetojnë më shumë shenja si qenie seksuale se sa femrat. Për ta edhe sinjali më i vogël mund të vënë në lëvizje hormonet e testosteronit. Pjesa më e madhe e tyre nuk harrojnë të mbajnë mend atë që kanë ëndërruar. “Në kërkim” të ëndrrave të tyre, shumë meshkuj kanë përmendur një prej atyre skenave të ëndërruara gjatë bisedës për veten e tyre apo edhe për çiftet e tjera. Edhe pse jo të gjithë meshkuj e eksperimentuar nuk ishin homoseksualë, pjesa më e madhe e ëndrrave ishin për femra të cilat donin të kryenin marrëdhënie me ta, apo thjesht t’i joshnin. Më shumë se gjysma e meshkujve në shumë vende të botës mendonin se ereksioni është një element më shumë që duhet të ndjejnë dhe të përmbushin gjatë seksit.

Nga vijnë ëndrrat erotike

Ëndrrat janë gjithçka që keni dashur të bëni pa dijeninë e askujt tjetër. Mund të ndodhë që shkak i një ëndrre seksi të jenë pikturat erotike apo një film pornografik që ndoshta u jep më shumë ide, të cilat mund të kenë ekzistuar edhe më parë në mendjen tuaj. Kërkuesit e seksit kanë vënë re se, pjesa më e madhe e çifteve kanë turp të fillojnë aktin seksual pikërisht për shkak të ëndrrave të tyre, të cilat janë kaq të bukura dhe të sikletshme njëkohësisht, sa që është shumë e vështirë për ta të vihen në realitet. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë se pothuajse të gjithë llojet e pornografisë kanë një element bazë, atë të perfeksionit. Nuk do të mund të arrihej kurrë një mashkull apo një femër të quhej partner/ere e denjë për seks, nëse nuk do të ekzistonin ëndrrat e seksit por edhe shtysat për to. Femrat humbasin të gjitha fantazitë e tyre seksuale tek ëndrrat sepse sipas tyre ato i japin më shumë entuziazëm raportit intim.

No comments: