Monday, July 4, 2011

Komplimentet që dëshirojnë femrat

Hulumtimi i ri ka treguar që disa komplimente kalojnë më mirë në situata të caktuara.

Amerikanet, francezet, italianet dhe brazilianet do të shkrihen nëse ju thoni që janë veshur bukur, shkruan Koha.

Britaniket kanë qejf të dëgjojnë që i kanë këmbët e bukura, spanjollet do t’i bëni për vete nëse ju lavdëroni flokët, ndërsa portugezet dhe holandezet gëzohen nëse ju lavdëroni formën e veshëve.

Megjithatë, një kompliment pranohet mirë në të gjithë vendet: “Ke buzë të mrekullueshme. Meqenëse kjo nënkupton, “do të doja të të puth”, është i arsyeshëm pranimi i përgjithshëm i komplimentit. Femrat thjesht pëlqejnë të puthen.

Tash kini kujdes! Ekziston edhe komplimenti, të cilin femrat përgjithësisht nuk e duan. Këto janë lavdërimet në llogari të gjinjve të tyre.

Të gjithë pajtohen që komplimenti më i mirë është - komplimenti i sinqertë.

No comments: