Wednesday, July 6, 2011

Facebook, tani komunikim dhe me video

Përdoruesit e rrejtit social Facebook do të kenë mundësi të komunikojnë dhe me video me miqtë.

Produkti i ri që do të mundësojë një gjë të tillë do të lëshohet sot për herë të parë në orën 19:00.

Në faqen e njoftimeve të kompanisë nuk bëhet i ditur lajmi por thjeshtë njoftohet orari për lëshimin e një shërbimi të ri. Sipas Fox News ky shërbim do të ofrohet me një ndërlidhje me Skype.

Më parë ishte folur për një prodhim të vetin nga ana e Facebook-ut por duket se nuk ia kanë dalë mbanë të finalizojnë një gjë të tillë.

No comments: