Sunday, July 24, 2011

Berisha: “Kanë mungesë të identitetit shqiptar”

Ideja e bashkimit të trojeve shqiptare, e hedhur në media nga organizata dhe personalitete të veçantë, është komentuar sot dhe nga kryeministri Sali Berisha në mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me tone të ashpra, Berisha ka deklaruar se përçuesit e kësaj ideje, duhet të kenë parasysh se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet kombit është integrimi në Bashkimin Evropian.

“Ata që paraqesin pas 20 vitesh idenë e bashkimi, duhet të kenë parasysh se interesi më i mirë i shqiptarëve është Evropa e Bashkuar. Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtar. Integrimi i tyre në BE është, përveç të tjerash, edhe mënyra e sigurt e ndërprerjes përfundimtare të vjedhjes, grabitjes së trojeve shqiptare”, tha Berisha.


Por në mënyrë direke, kreu i qeverisë Berisha, ka komentuar dhe personat që kanë hedhur këtë ide. Ai ka deklaruar se ata janë spekulantë dhe kanë mungesë identiteti shqiptarë. Sipas tij, koha kërkon që politikanët dhe njerëzit të mendojnë në një mënyrë më të gjerë.


“U ndala në këtë moment, sepse spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evolon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij. Ne nuk imponohemi, ecim drejt standardeve. Evropa është transparente”, tha Berisha. Komentet e kreu të mazhorancës kanë ardhur pas deklaratave të lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi

No comments: