Friday, June 24, 2011

Kush do ta shpëtojë kapitalizmin?

Nga Bill KlintonKush do ta shpëtojë kapitalizmin?

Në prag të konferencës së Iniciativës Globale “Klinton”

Javës që vjen në Çikago, Iniciativa Globale “Klinton” për herë të parë do të përqendrohet në Amerikë në një apel për majat e sipërmarrjes dhe politikës për të mbështetur projektin e punësimit. Ja propozimet tona:
Përshpejtimi i projekteve të përsëritjes së investimeve/Nuk është faji i Shtëpisë së Bardhë për faktin se është problematike rritja e shpejtë e projekteve, ndonjëherë përsëritja e aprovimeve kërkon tre vjet, ose dhe më shumë. Duhet të ndryshohen procedurat dhe duhet të zhvillohet e gjithë përsëritja e brendshme e verifikimeve vetëm në praninë e rreziqeve konkrete ambientale.
Fleksibilitet për ndërtimin e sipërmarrjeve të reja/Për kë ka ndërmend të ndërtojë një sipërmarrje, lehtësimet fiskale nuk shërbejnë për asgjë, duke qenë se mungojnë ende të ardhurat. Presidenti Obama ka sugjeruar një politikë shumë të vlefshme në fushën energjetike, midis të tjerave dhe idenë e lejimit të një kredie taksash, si për ofertat e punës që mbështesin (të ashtuquajturat green jobs), si për sipërmarrjet e reja. Duhen bindur republikanët në kongres për vlefshmërinë e kësaj strategjie.
Vende pune në sektorin e energjetikës/Në epokën e presidencës time, ekonomia përfitoi nga zhvillimi i madh i teknologjive informatike. Më shumë se1/4 e rritjes së punësimit dhe 1/3 e rritjes së të ardhurave rrjedhin nga ai sektor. Sot, kandidat natyral për këtë janë strategjitë e reja të prodhimit dhe përdorimi i energjisë.
Imitojmë Empire State Builing/Marrim si shembull Empire State Building – e shoh nga dritarja e zyrës time – është ndërtuar sipas kritereve të rikualifikimit ambiental. Projekti parashikon zëvendësimin e impianteve, teknika të reja ndriçimi, izolim termik. Mund të punësojmë 1 milionë persona duke ri-kualifikuar ndërtesa në të gjithë Amerikën.
Faturat si instrument veprimi/Duke kursyer faturat mund të financohen edhe rikualifikimet. Janë minimalisht 11 shtete që lejojnë shoqëritë elektrike të grumbullojnë paratë e kursyera dhe t’i përdorin për të paguar ndërtesat e sipërmarrjeve. Për çdo miliardë dollarë të investuar në rikualifikim llogariten 7.000 vende pune. Fillojmë nga shkollat, nga universitetet, nga spitalet, nga qendrat e administrimit lokal.
Zgjidhjet shtet për shtet/Në Nevada dy shoqëri të mëdha kineze kanë vendosur të zhvendosin në atë shtet të vogël fabrikat e tyre të turbinave dhe llambave Led për parqet e mëdha të Teksasit. Janë krijuar kështu 4.000 vende pune. E kam vlerësuar shumë sinqeritetin e kinezëve. Kanë deklaruar se i kanë marrë këto vendime në bazën e motiveve të thjeshta ekonomike dhe jo të mundësisë politike. Kanë shpjeguar se kosto e punës në Kinë është më e ulët, por duke parë kostot e larta të transportit, i leverdis të prodhojnë në vend.
Hua të garantuara/Bankat disponojnë akoma një likuiditet superior të 2000 miliardë dollarëve të lëshuar. Unë sugjerova që qeveria federale të mënjanojë – pa i shpenzuar – 15 miliardë dollarë të planit të shpëtimit TARP. Praktikisht, banka i jep hua një sipërmarrjeje dhe qeveria federale kryen rolin e garantit për 75% të huas.
Të lyejmë çatitë e bardha/Miliona ndërtesa në Amerikë i kanë çatitë bituminoze. Ato absorbojnë sasi të mëdha nxehtësie dhe për të kontrolluar klimën e ambienteve nevojiten sasi të mëdha energjie. Në Nju Jork, kryetari i bashkisë Bloomberg ka nisur një program për të punësuar të rinjtë për të lyer çatitë dhe besohet apo jo, lyerja e çative me të bardhë mund të sjellë në një reduktim prej 20% të konsumit të energjisë elektrike në një ditë shumë të nxehtë! Çdo çati e zezë në Nju Jork duhet lyer me të bardhë e po kështu edhe në Çikago dhe në Little Rock.
Veprime produktive/Me një gjykim unanim të ekspertëve, plani TARP kundër krizës dhe stimujt e ekonomisë na kanë shpëtuar nga një Depresion i Dytë i Madh. Pas shpëtimit të GM-së dhe të Chrysler-it, disponojmë rreth 75.000 vende pune më shumë në industri. Mbyllja e fabrikave dhe e furnizimeve relative, ka kushtuar 1 milionë vende pune. Ka funksionuar, por nuk e ka “riorganizuar ekonominë”, nuk ka prodhuar rezultate dhe aq të vlerësuar nga njerëzit e zakonshëm, por në mungesë të saj, norma e papunësimit do të ishte sot superiore e 1.5-2%.
Trajnimi në kompani/Në Gjeorgji, nëse pas një periudhe kohe vendet e punës të ofruar nga një kompani rezultojnë ende vakant, shteti i ofron sipërmarrjeve paratë e nevojshme për të trajnuar direkt personelin. Në periudhën e trajnimit, sipërmarrjet nuk i paguajnë përgjegjësitë sociale. Vendet vakant të punës në Amerikë janë 3 milionë.
Reduktimi i presionit fiskal mbi sipërmarrjet/Do të isha shumë dakord për një reduktim të normave, të thjeshtëzimit tribunar dhe të kursimit të përgjegjësive të kontabilitetit, por duke zgjeruar bazën fiskale dhe duke eliminuar shkurtimet që çojnë në pabarazi, në mënyrë që të gjitha sipërmarrjet të jenë të taksuara në mënyrë të drejtë mbi fitimet e tyre. Që kur kam lënë detyrën çdo vit kemi pasur humbje të vendeve të punës në industri. Një prej motiveve është mungesa e aplikimit të rregullave mbi tregtinë. Ndryshe nga çfarë besohet, WTO dhe marrëveshjet tona tregtare nuk imponojnë një çarmatim të njëanshëm. Vitet e fundit janë aplikuar plotësisht, sepse Kina dhe Japonia janë bankierët tanë dhe është e vështirë të jesh i ngurtë me praktikat e tyre tregtare të gabuara.
Analizimi i mundësive/Nëse nuk do të ketë paketa stimujsh federalë dhe nxitje të mëtejshme fiskale që synojnë direkt krijimin e vendeve të reja të punës, duhet patjetër të ekzistojnë mundësi të ndryshme, duke parë likuiditetin që posedojnë bankat dhe sipërmarrjet. Por kjo ka koston e saj, kështu do të jem i lumtur të kthehem tek norma fiskale për grupe të larta të ardhurash në kohërat që isha president, nëse nevojitet për të financuar stimujt fiskalë për të krijuar punësim më të madh.

No comments: