Tuesday, June 21, 2011

Flamurtari, motiv për fitore të Shkëndijës në Beograd

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, e cila u shpall kampion i këtij vendi këtë vit, Shkëndija ’79 nga Tetova në debutimin e tyre të parë në Evropë në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve për ligën e kampionëve do të ketë përballë as më pak e as më shumë sesa Partizanin e Beogradit. Kështu vendosi shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës dje, duke vënë përballë dy skuadra të cilat janë kundërshtarë brenda dhe jashtë fushës.

Kështu, ballafaqimi i shumëpritur në sport ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të zhvillohet më 12 ose 13 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Shkup. Trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani, e vlerëson si të vështirë shortin kundër Partizanit.

“Ndoshta njëri nga kundërshtarët më të vështirë, por megjithatë nëse e shihni çdo skuadër aty është e fortë. Pa marrë parasysh se për cilën skuadër bëhet fjalë ne përgatitemi dhe besoj se deri në ndeshjen e 12 korrikut do të jemi gati. Partizani është favorit në letër, por nuk fitojnë çdo herë favoritët. Mendoj se nuk është hendikap që ndeshja e parë luhet në Beograd., përkundrazi për Shkëndijën është mirë që ndeshja e parë luhet atje. Besoj se edhe në Shkup, tifozët do të jenë aty dhe do na përkrahin. Ne e mbajmë në mend fitoren e Flamurtarit kundër Partizanit, fitore që na i ngrohu zemrat gjithë shqiptarëve”, tha Osmani.

Ndërkohë kampioni i Shqipërisë, skuadra e Skënderbeut, në këtë fazë të garave do të ketë përballë APOEL Tel Avivin e Qipros. Dinamo e Fatos Beqirajat do të luajë përballë Neftqi PFK nga Azerbajxhani, përderisa Mogreni i Malit të Zi do të luajë kundër bullgarëve të Litex Lovech.

Ndeshjet e para të rrethit të dytë të kualifikimeve për fazën e grupeve në ligën e kampionëve do të zhvillohen më 12 dhe 13 korrik, ndërsa ato të kthimit më 19 dhe 20 korrik.

Vllaznia dhe Renova startojnë më 30 qershor

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës, e cila para pak ditësh ishte në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për fazën e grupeve të Evopra Ligës, do të ketë përballë Birkirkaran nga Malta.

Ndërsa skuadra tjetër shqiptare nga Maqedonia, Renova, në këtë fazë të garave për kundërshtarë do të kenë skuadrën nga Irlanda e Veriut, Glentora. Trajneri kosovar i kësaj skuadre Bylbyl Sokoli u shpreh optimist lidhur me shortin.

“Unë jam optimist se do të kemi një prezantim të mirë dhe assesi nuk do të dorëzohemi. Do të mundohemi që kundër Glen Toranit të krijojmë epërsi në takimin e parë që të kemi më lehtë në takimin e dytë. Kur them kështu them se ende nuk kam informacione rreth mënyrës së lojës dhe fuqisë së individëve, lojtareve të Glen Toranit”,tha Sokoli.

Në rast të kualifikimit të Renovës, atë në xhiron e dytë e pret Vorskla Poltava e Armend Dallkut dhe Ahmet Jonuzit.

Skuadra angleze Fulham e cila u shpërblye me kualifikim në Evropa Ligë për shkak të lojës korrekte do të luaj kundër Runavikut. (A. Matoshi)

Liga e Kampionëve

Rrethi i pare i kualifikimeve (28/29 qershor dhe 5/6 korrik)

Tre Fiori (San Marino) v Valletta (Malta)

Santa Coloma (Andorra) v Dudelange (Luksemburg)

Rrethi i dytë i kualifikimeve (12/13 dhe 19/20 korrik)

Maccabi Haifa (Izrael) - Borac Banja Luka (Bosne e H.)

Mogren (Mali Zi) - Litex Lovech (Bullg.)

Maribor (Sllovaki) - Santa Coloma (A.)/Dudelange (L.)

Skënderbeu (Shqipëri) - APOEL (Qipro)

Slovan Bratislava (Sllovaki) - Tobol Kostanay (Kazakistan)

Sturm Graz (Austri) - Videoton (Hungari)

Zestafoni (Gjeorgji) - Dacia Chisinau (Moldavi)

Dinamo Zagreb (Kroaci) - Neftçi PFK (Azerbajxhan)

Pyunik (Armeni) - Viktoria Plzeň (Çeki)

Partizan (Serbi) - Shkëndija (Maqedoni)

Tre Fiori (SM)/Valletta (M.) - Ekranas (Lituani)

Malmö FF (Suedi) - HB Tórshavn (Ishujt Faro)

Shamrock Rovers (Irlandë) - Flora Tallinn (Estoni)

Rosenborg (Norvegji) - Breidablik (Islandë)

Helsinki (Finlandë) - Bangor City (Uells)

Skonto (Letoni) - Wisła Kraków (Poloni)

Linfield (Irl. Veriore) - BATE Borisov (Bjellorusi)

Europa League

Rrethi i pare i kualifikimeve (30 qershor dhe 7 korrik)

Reykjavík (Islandë) - Fuglafjørdur (Ishujt Faro)

Daugava Daugavpils (Letoni) - Tromsø IL (Norvegji)

Elfsborg (Suedi) - Fola Esch (Luksemburg)

The New Saints (Uells) - Cliftonville (Irl. Veriut)

Honka Espoo (Finlandë) - Nõmme Kalju (Estoni)

Fulham (Angli) - Runavík (Ishujt Faro)

Vestmannaeyjar (Islandë) - Saint Patrick's (Irlandë)

Häcken (Suedi) - Käerjéng 97 (Luksemburg)

Aalesunds (Norvegji) - Neath (Uells)

Renova (Maqedoni) - Glentoran (Irl. Veriut)

Koper (Slloveni) - Shakhter Karagandy (Kazakistan)

Banga (Lituani) - Qarabağ (Azerbajxhan)

Paksi SE (Hungari) - Santa Coloma (Andorrë)

Rabotnicki (Maqedoni) - Trans Narva (Estoni)

Rad (Serbi) - Tre Penne (San Marino)

Buduçnost P. (Mali Zi) - KS Flamurtari (Shqipëri)

Ulisses (Armeni) - Ferencvárosi (Hungari)

Jagiellonia Białystok (Poloni) - Irtysh Pavlodar (Kazakistan)

Minsk (Bjellorusi) - Olimpik-Şüvälan (Azerbajxhan)

Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) - Milsami Orhei (Moldavi)

Varazhdin (Kroaci) - Lusitans (Andorrë)

Banants (Armeni) - Metalurgi Rustavi (Gjeorgji)

Birkirkara (Malta) - Vllaznia (Shqipëri)

Široki Brijeg (Bosne e H.) - Olimpija Lubjana (Slloveni)

Spartak Trnava (Sllovaki) - Zeta (Mali i Zi)

Rrethi i dytë i kualifikimeve (14 dhe 21 korrik)

Banants/Metalurgi – Jagiellonia/Irtysh

Sūduva (Lituani) - Elfsborg/Fola Esch

Metalurg Shkup (Maqedoni) - Lokomotiv Sofia (Bullgari)

Sant Julià (Andorrë) - Bnei Yehuda Tel-Aviv (Izrael)

Željezničar (Bosne e H.) - Sheriff (Moldavi)

KuPS Kuopio (Fin.) - Gaz Metan Mediaş (Rumani)

Minsk/Olimpik-Şüvälan - Gaziantepspor (Turqi)

Iskra-Stal (Moldavi) – Varazhdin/Lusitans

Tauras (Lituani) - Den Haag (Holandë)

Renova/Glentoran - Vorskla Poltava (Ukrainë)

Juvenese-Dogana (San Marino) – Rabotnicki/Trans Narva

Örebro (Suedi) - Sarajevo (Bosne e H.)

Crusaders (Irl. Veriore) – Fulham/Runavík

Llanelli (Uells) - Dinamo Tbilisi/Milsami Orhei

Floriana (Malta) - AEK Larnaca (Qipro)

Shakhtyor Soligorsk (Bjellorusi) - Ventspils (Letoni)

Buduqnost/Flamurtari - Jablonec (Çeki)

Reykjavík/Fuglafjørdur - MSK Zhilina (Sllovaki)

Mika (Armeni) - Vålerenga (Norvegji)

Shiroki Brijeg/Olimpija - Bohemian (Irlandë)

Domzhale (Slloveni) - RNK Split (Kroaci)

Differdange 03 (Luksemburg) - Levadia Tallinn (Estoni)

Tirana (Shqipëri) - Spartak Trnava/Zeta

Ulisses/Ferencvárosi – Aalesunds/Neath

Liepājas Metalurgs (Letoni) - Salzburg (Austri)

Rad/Tre Penne - Olympiacos (Greqi)

The New Saints/Cliftonville - Midtjylland (Danimarkë)

Kecskeméti TE (Hungari) - Aktobe (Kazakistan)

Häcken/Käerjéng - Honka Espoo/Nõmme Kalju

Gagra (Gjeorgji) - Anorthosis Famagusta (Qipro)

Vaduz (Lihtenshtajn) - Vojvodina (Serbi)

Rudar Plavë (Mali Zi) - Austria Wien (Austri)

Śląsk Wrocław (Poloni) - Dundee United FC (Skoci)

Koper/Shakhter Karagandy – Vestmannaeyjar/Saint Patrick's Athletic

EB/Streymur (Ishujt Faro) – Banga/Qarabağ

Hafnarfjördur (Islandë) - Nacional (Portugali)

Paksi/Santa Coloma - Daugava Daugavpils/Tromsø

Turku (Finlandë) - Westerlo (Belgjikë)

Xäzär Länkäran (Azerbajxhan) - Maccabi Tel-Aviv (Izrael)

Birkirkara/Vllaznia - Thun (Zvicër)

No comments: