Friday, May 27, 2011

Pornostarja: Takimet e mia me Dominique Strauss-Khan në klubin e striptizmit

Një aktore italiane e filmave pornografik ka pohuar se ka patur një ndjesi shumë pozitive për ish-shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Khan pas takimit me të në një klub striptizmi. 38 vjeçarja Natasha Kiss e cila ka luajtur në shumë filma erotikë, tha se Strauss-Khan ishte një njeri i sjellshëm dhe xhentil duke e kujtuar vetëm pozitivisht në çdo element. Ajo sqaroi se si e kishte takuar për herë të parë në një klub striptizmi në Paris dhe se si kishte cilësuar me nofkën “Ghengis Khan” duke ju referuar shekullit të 12 dhe një perandori të luftës në Mongoli. Aktorja emri i vërtetë i së cilës është Michele Conti e përshkruan takimin me Strauss-Khan në një intervistë në të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”. Ajo tha se “kam menduar gjatë për të folur. Kur e pashë në faqet e gazetave dhe televizion, i trajtuar më keq se një vrasës, vendosa se duhet të flas”. Ne, vijoi ajo, u takuam në një klub striptizmi katër apo pesë vite më parë. “Ai më shtrëngoi dorën dhe shumë qartë më tha emrin e tij. E quajta Genghis Khan, e vetmja diferencë prej asaj kohe me tani janë flokët më të thinjura. Ai ishte në klub si çdokush tjetër, ai kërkonte të pinte, të kërcente dhe nëse ndjehesh ashtu mund të shkosh me dikë. Në Paris, si kudo në botë, ju mund të zgjidhni në ndonjë moment të flirtoni, jo si në Itali”, rrëfen vajza. Kur u pyet nëse Strauss-Khan kishte nisur të flirtonte me të, Kiss e cila ka shkruar në faqen e saj të internetit se “seksi është arsyeja e vetme për të jetuar” tha se “ai ishte shumë i ëmbël. Unë isha me miq dhe ai ishte me miqtë e tij”. “Ai u përpoq të tërhiqte vëmendjen e një gruaje të vjetër por ajo i dha një shikim që la të kuptohet se nuk ishte e interesuar ndaj ai thjesht buzëqeshi dhe u kthye pas saj. U përpoq me disa të tjera por pa fat. Ajo çka më tërhoqi mua tek ai ishte fakti se ishte shumë i sjellshëm pavarësisht detyrës së lartë që kishte. Vajza e cila ka shkruar në faqen e saj të internetit se bën filmat porno për pasion e jo vetëm për para dhe se i pëlqen seksi ekstrem tha se “nuk mendoj se ishte tipi që ishte i uritur për femra siç kërkojnë ta bëjnë të tjerët tani. Ai ishte xhentil, i edukuar. Unë isha në Paris një javë dhe shkova në atë lokal çdo natë ndërsa ai erdhi tre katër herë. Një mbrëmje ai erdhi shumë vonë, ne biseduam për pak dhe u larguam të gjithë në shtëpi për të fjetur. Dominique nuk kishte nevojë të sulmonte një femër. Nëse ai e dëshironte mund të paguante apo të bënte si në Paris duke shkuar në një klub nate e të kënaqej”, u rrëfye Kiss Ajo ka bërë pesë filma pornografik dhe tanimë është drejtoreshë. Ajo u dominua në vitin 2004 për një çmim në festivalin e filmave erotikë në Barcelonë ndërsa javën e shkuar u thërrit në prokurori për të dëshmuar pasi dyshohej se në vitin 2006 ajo kishte furnizuar Strauss-Khan me prostituta kur kandidonte për President të Francës.

No comments: