Saturday, May 28, 2011

Dinamo, Ylli Ndroqi gati të marrë klubin


Ish-presidenti i Shkumbinit, Ylli Ndroqi, pronari i kompanisë “Ylldon”, por dhe i medias vizive “Ora News”, ka shprehur që të jetë ai pasardhësi i Besnik Sulajt në krye të bluve. Burime të besueshme bëjnë të ditur se Ndroqi, në një masë 99. 99 për qind, mund të jetë presidenti i bluve. Dhe duke qenë, edhe në krye të boksit profesionist shqiptar, si promotor i Kreshnik Qatos, Ndroqi, përveç futbollit, ka interes për të marrë dhe Palestrën pas selisë kryesore të kompleksit, për ta pasur në dispozicion të ringut shqiptar. Gjithsesi, këto janë fjalë nga burime të informacioneve që mund të duken të besueshme, ndërsa pritet që të ulet të diskutojë me të gjithë pjesëtarët e Dinamos, pse jo dhe me figurat e kësaj skuadre, për të gjetur më të mirën e mundshme për blutë. Ajo që duhet përshëndetur është fakti se tani kanë nisur interesimet e biznesmenëve për futbollin dinamovit. Dhe shumë shpejt mund të ketë konkretizime, por që nuk duhet harruar se më 2002-n, Delijorgjit i janë dashur të paktën dy muaj për të ardhur në krye të bluve./panoramasport/

No comments: