Tuesday, April 12, 2011

Zgjedhjet, shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 8 majit.

Në një deklaratë për shtyp të drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile thuhet se shpallja e listët përfundimtare është bërë në përputhje me nenin 57, pika 5 të Ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

Sipas drejtorisë së gjendjes civile lista përfundimtare e zgjedhësve është shpallur në formë elektronike në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme (moi.gov.al), faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (cec.org.al), dhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (dpgjc.moi.gov.al).

No comments: