Saturday, April 16, 2011

Java 28: Vllaznia shtang Lacin ne fund.



SuperligaTakimi më interesant i dites se sotme ishte ai i luajtur në Laç, një sfidë që vlente edhe për një vend në kupat e Evropës. Vllaznia e kercenuar nga Tirana dhe nga vete kundershtari per vendin e trete, duhet te kalonte nje prove te veshtire ne Lac kunder nje skuadre qe ka treguar nje forme te mire ne javet e fundit e sidomos ne fushen e vet.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me te dyja skuadrat qe tregohen te kujdesshme dhe rastet nuk jane te shumta.

Krejt ndryshe ka qene pjesa e dytë që rezultoi shumë emocinuese. Kurbinasit e panë vetën në avantazh pas golit të Hysës në minutën e 70-të. Gol me kokë për sulmuesin shtatshkurtër qe ngre ne kembe stadiumin e mbushur nga tifozet vendas. Goli i nente ne kampionat per Vilfor Hysen ne 26 ndeshje.

Gjithçka dukej se po shkonte shumë mirë për Laçin, por për pesë minuta ndodh surpriza. Shkodranët barazojnë rezultatin me Sinanin vetem dy minuta më pas. Sulmuesi veteran i Vllaznise përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe trondit rrjetën me golin e tij te 10-e ne kampionat.

Në minutën e 74-t Vllaznia gjen golin e avantazhit me Gocajn, i cili shkëputet në momentin e duhur, duke shmangur pozicionin jashtë loje dhe nuk gabon përballë Vashakut.

Në minutat shtesë ka kohë edhe për golin e tretë të shkodranëve. Shtubina përfiton nga një gabim qesharak i mbrojtjes, që nuk merret vesh me portierin, dhe thjesht shtyn topin në rrjetë. Lacianet nuk mund ti besojne syve, pasi vetem nje cerek ore me pare ishin ne avantazhd eh tani gjejne veten para nje humbje bindese.

Tashmë Vllaznia e vendit të tretë ka 50 pikë, gjashte me shume sesa Tirana qe eshte tani ne vend te katert pasi ka kaluar lacianet kete jave. Laci renditet ne vend te peste me 43 pike dhe me kete humbje duken se jane shuar dhe shpresat e tyre per tu rikthyer ne Europe per vitin e dyte rresht.

Renditja

1 Skënderbeu Korçë 28 +23 61
2 Flamurtari Vlorë 28 +32 59
3 Vllaznia Shkodër 28 +13 50
4 Tirana 28 +17 44
5 Laçi 28 +3 43
6 Dinamo Tirana 28 +2 37
7 Shkumbini Peqin 28 -9 35
8 Kastrioti Krujë 28 -9 33
9 Teuta Durrës 28 -5 32
10 Bylis Ballsh 28 -11 30
11 Besa Kavajë 28 -14 29
12 Elbasani 28 -42 12

No comments: