Tuesday, March 29, 2011

Humb betejen me Berishen,Rama futet ne gare me Bashen

Lulzim Basha dhe Edi Rama jane dy kandidatet qe do te garojne per postin e kryetarit te bashkise se Tiranes, ne zgjedhjet e 8 majit. Nje perballje e cila ka nxjerre ne pah faktin se Edi Rama e ka humbur betejen me Berishen per postin e kryeministrit, duke hyre ne gare me Bashen per postin e kryetarit te bashkise se kryeqytetit. Ministri i Brendshem dhe deputeti i PD, Lulzim Basha, ka paraqitur dje doreheqjen e tij nga posti i Ministrit te Brendshem dhe nga mandati i deputetit. Ndersa sot pritet qe kandidatura e tij te zyrtarizohet ne nje aktivitet te posacem ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Nga ana tjeter, kryetari i PS, Edi Rama, i ka dhene fund dilemes per kandidimin, duke shprehur ambicien per te garuar per heren e katert, gjate nje interviste ne nje medieve vizive.

Kandidimi i Bashes

Luzim Basha, paditen e djeshme i paraqiti kryeministrit Sali Berisha doreheqjen nga detyra e Ministrit te Brendshem. Ky hap vjen si respektim i procedurave ligjore, per te hyre ne gare si nje qytetar qe kerkon drejtimin e qytetit, me te rendesishem ne vend. Po dje, Basha i ka derguar nje leter derguar kryetares se Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli. Me ane te kesaj letre, Basha njofton kryeparlamentarn se ka hequr dore nga mandati i deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Ne kete menyre, Basha pritet te beje dhe procedurat zyrtare ligjore, per qene kandidatit i forcave te djathta per drejtimin e kryeqytetit. I mbeshtetur gjeresisht nga baza, me nje karriere mjaft pozitive ne dikasteret qeveritare dhe me nje perkrahje te bere publike nga aleatet e Partise Demokratike, Basha eshte kandidati me potencial i mazhorances qeverisese per te marre drejtimin e bashkise se kryeqytetit, te cilin e mban PS permes Edi Rames qe nga viti 2000. Pasditen e sotme pritet qe te behet dhe prezantimi i tij nga drejtuesit e larte te Partise Demokratike, ne nje ceremoni festive ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ne Tirane, duke nisur ne kete menyre pergatitjet e fundit per celjen e fushates elektorale.

Kandidimi i Rames

Kryebashkiaku, Edi Rama ka zgjedhur te komunikoje nga ekrani i mediave per te shpallur kandidimin e katert, per drejtimin e kryeqytetit. “Une do ta marr persiper te qendroj kryetar i bashkise se Tiranes, per te gjithe ata te cilet e kerkojne kete gje nga une, per te gjithe ata qe kane mundur te arrijne ne veshet e mi, dhe per te gjithe ata qe nuk kane arritur te une, por ma kane kerkuar. Per te gjitha ata veterane apo te rinj, per mua sot ky eshte nje detyrim qe e ndjej si pjese integrale te kesaj beteje, per t’u perballuar ne cdo hap dhe cdo hapesire me kete regjim. Une do te qendroje kryetar i bashkise se Tiranes. Nuk ka dyshime”, tha dje Rama. Perpara konfirmimit Rama ka bere nje paranteze te gjate ne lidhje arsyet e marrjes se ketij vendimi. Ai ka pranuar se eshte luhatur per te vendosur nje tjeter kandidat ose kandidate te PS-se. Sipas tij, vendimi per te garuar per here te katert, eshte marre pas mijera kerkesave nga qytetaret, per te qene ne krye te Tiranes. “Me eshte dashur, te ndeshem perdite, intensivisht, me zerat e mijera njerezve drejtperdrejte ne rruge me mesazhe me email e me letra, duke me kerkuar qe une te qendroje kryetar i bashkise se Tiranes, si te me kerkonin dicka qe nuk duhet t’ua refuzoja. Dhe kjo ka ardhur dhe eshte bere akoma me e dukshme edhe nga vet miqte dhe bashkepunetoret dhe deputetet, e nje pjese e madhe e te cileve kane ndare me mua disa kohe me pare bindjen e se ishte koha per nje ndryshime”, tha dje Rama.

No comments: