Wednesday, December 29, 2010

Deshton komisioni hetimor, zbardhen detajet per darken e Krokodilit

HERION MESI
Votimi në Kuvend, ora 12.05 pas mesnate

Prezenca 126 deputetë

Propozimi për ngritjen e Komisionit

69 kundër,

56 pro

1 abstenim

Votimi i rezolutës, për mocion me debat

70 pro

9 kundër

1 abstenim

46 nuk morën pjesë

Darka e Krokodilit

Berisha - Hysit

Zonja Hysi ke kryesuar Komitetin e Helsinkit, por a mund të pranosh që një gjë të hetohet pa prova, fakte apo grup faktesh. Ju përjetuat eksperiencën më të bukur në Strasburg, në tavolinën e Krokodilit. Je treguar fisnike edhe kur desh i ra të fikët kryetarit tënd e vetëm ti e mbajte dhe të përgëzoj për këtë. U treguat më trime dhe për këtë ju e dini, kemi dëshmitarë. Ju zonjë ishit vetë dhe e patë dhe të lutem mos më shty më tutje, por më mirë tua thuash kolegëve tuaj se e ndihmojnë

Hysi-Berishës

Askujt nuk i ra të fikët në darkën e Strasburgut, por kryeministri Berisha trillon dhe i tregon historitë ashtu siç atij i intereson. Madje ai vetë u ngrit pa mbaruar darkën. Më vjen turp që kam qenë e pranishme në atë darkë në Strasburg dhe më duhet të informoj se askujt nuk i ra të fikët.

Berisha -Hysit

E keni gabim, unë nuk ngrihem kurrë nga tryeza pa mbarua ëmbëlsirën, dhe ajo është e fundit që serviret

Xhafaj: Neni 178 e kthen komisionin hetimor në vëzhgues të punës së KQZ-së, duhet shmangur

PD-PS dështon ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet

Berisha :Ju jap zgjedhjet në tavolinë, vetëm sipas kodit zgjedhor dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Herion Mesi

Kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të kaluara elektorale nuk ka arritur të marrë dritën jeshile në seancën e djeshme të kuvendit. Shtimi I amendamentit ku kërkohej që hetimi të kryhej sipas ligjit dhe koditt zgjedhor, kërkesë kjo e bërë nga vetë kreu I mazhorancës seancën e kaluar parlamentarenuk është pranuar nga opozita, duke e lënë dhe për këtë vit pezull zgjidhjen e ngërccit politik. Kryeministri Berisha gjatë seancës së pasdites së djeshme, ashtu si dhe të enjten e shkuar, pranoi kërkesat e socialistëve për shumicë në komisionin hetimor duke i dhënë atyre, shumicën në kuvend, kryetarin, dhe të drejtën që ky I fundit të kishte tre vota në komision, por me kushtin që të pranohejamendamenti I PD-së

Xhafaj

I pari që e mori fjalën në seancën e djeshme ishte deputeti Fatmir Xhafaj, njëkohësisht dhe një prej negociatorëve për marrëveshje mes dy kampeve politike. Në fjalën e tij Xhafa kërkoi shmangien e pikës 6 të nenit 178 të kodit zgjedhor, I cili paracakton që pas shpalljes së rezultatit, KQZ djeg flettët e votimit, dhe materialet zgjedhore ja kalon arkivit të shtetit “zbatimi I këtij neni do të hidhte poshtë tërë punën, sepse I tërë materiali do kalonte në arkivë, gjë që e kthen në komision vëzhgimi dhe jo hetimi. Mendoj që ishin hapësirat që palët të arrinin në një zgjghje konsesuale. Nga ana tjetër, shtimi I paragrafit që ju kërkoni, jo vetëm paragjykon punën e komisionit, por është një preteks për të penguar më pas punën e tij” u shpreh Xhafaj.

Berisha

Nga ana e tij kryeministri Berisha në replikën e tij me deputetin Xhafaj, theksoi se smund të bëhet një hetim I pabazuar në prova dhe fakte. “Unë e vlerësova, zoti Xhafa tërheqjen që bëre. I vlerësova dhe juristët që e panë se smund të hetohet kurrë, pa fakte, se kjo është gjuha e ligjit në një bvend të lirë. Dhe unë, pasi dëgjova propozimet tuaja zoti Xhafa bëra 2 sugjerime. Të pranoni planin tuaj prej 3 pikash, me kusht që të pranoni në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor. Një kod që unë dhe zoti Rama e kemi miratuar plotësisht, unë duke bërë lëshime dhe ai duke paraqitur kushte. Sikur ccdo gjë të shkonte në favor tuaj unë sdo I lëvizja asnjë presje atij vendimi.” – u shpreh Berisha, duke shtuar se në kërkesën e saj opozita ka hequr fjalën “hetim” duke e zëvëndësuar me fjalë “kontroll”. Gjithashtu Berisha tha, se nuk I trembet asnjë hetimi, që është në përputhje me ligjin, madje përsëriti dhe një herë deklaratën se është I gatshëm të rinumërojë ccdo votë dhe të ndryshojë ccdo rezultat në tavolinë

Por kreu I grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Rucci, tha në fjalën e tij se Berisha qëllimisht mundohet ti shmanget hetimit të zgjedhjeve të qershirt 2009, pasi sipas tij në këtozgjedhje ka ndodhur sipas tij një krim elektoral “ky njeri pavarësisht premtimeve nuk merre asnjëherë mundimin që ti mbajë ato. Sepse nuk do të tregojë maskaradën e qershorit të vitit 2009. E di që nuk fiton kurrë dhe në zgjedhjet e ardhshme të bëjë të njëtën gjë” tha Rucci. Sipas tij tërheqjet e opozitës janë bërë me qëllim që ti hapet rrugë zgjidhjes së ngërccit politi, I cili po mban mbërthyer politikën shqiptare prej më shumë se 18 muajsh

Ke dështuar në tre kollona

Ke ardhur dhe ke jetuar në politikë, me tre kollona kryesore. E para si antikomunist I flaktë, si dhjetorist, dhe si I antikorruptuar. Antikomunisti më madh rezulton se ke qenë njeriu më I besuri I të gjithë byrosë politike. Prandaj mos vazhdo se e ke kartë të djegur. I ashtuquajturi dhjetorisit. Luftove të gjirthë dhjetorin që të ishe ti dhe vetëm ti. Asnjë dhjetorist nuk është sot në forumet e larta të PD-së, grupin parlamentar, apo kryesinë. Janë shpërndarë që të njihesh vetëm tim si dhjetoristi kryesor. Në këtë sallë ke ligjëruar ntetë vjet si njeiru I duarve të pastra. Askush më stë beson se ti qeveria dhe jote nuk është zhytur kokë e këmbë, në afera dhe pazare konkrete. Kur të bien këto tre kollona të bie ndërtesa, dhe je I vetmi që vazhdon të qëndrosh më në këmbë. Në botë kë dy shokë, Chaves dhe Kasrtr0o, që flasin shumë por sflasin për ccështjen, jam I sigurt që do ia kalosh. Mashtron këtu se bërë kompromisin, se edi arma sdesh të merrte pjesë në zgjedhje. Opozita shqiprtare ekziston sepse është alternativa e pushtetit. Pra në këtë mission ti ta dish mirë, se ne kemi lufdtuar dhe do të luftojmë

Zëri I mazhorancës

Në punimet e seancës së mbrë,shme plenare, zëri I mazhorancës u përfaqësua vetëm nga kryeministri Berisha. Ndërsa një numër I konsiderueshëm deputetësh të opozitës në fjalën e tyre replikonin vetëm me krytarin e Partisë Demokratike. Deputetët e tjerë të kësaj partie, por dhe të aleateve të saj, duket se kishin vendosur që të përfaqësoheshin vetëm me zërin e kryeministrit Berisha. Ky I fundit, iu përgjigj të gjitha akuzave të bëra nga opozitarët qoftë në përfshirjen e tij në jetën e lartë të oborrit të ish-diktatorit, qoftë dhe për akuzat për korrupsion

Vonesa

U zhvillua pasditen e djeshme seanca e fundit në Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2010, ku kryefjala e saj ishte tentativa për negociim për të gjetur edhe një herë tjetër zgjidhjen e ngërccit politik që ka mbërthyer vendi prej më shumë se një vit e gjysëm.

Ashtu sicc dhe u njoftua nga burimet nga Kuvendi, se nuk do të kishte një orar fiks për fillimin e seancës plenare, e cila normalisht duhej të zhvillohej rreth orës 10 të paradites së djeshme. Por në njoftimin e Kuvendit, u njoftua se ajo do të zhvillohej në orën 17 të pasdites. Por shqyrtimet në mbledhjet e tyre respektive nga ana e grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, sollën dhe fillimin e seancës me rreth një orë e gjysën me vonesë, e cila u hap nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj.



Replikat

Berisha – Vasilika Hysit

Kur desh I ra të fikët kryetarit tek krokodili, ti vërtet u tregove trime, dhe ti e mbajte. Ishe vetëm ti aty, më mirë tua thuash, dhe ti duhet ta ndihmosh.

Berisha për notat

Kryetari juaj, rri dhe ju vë nota ju. Po ju ccfarë note I vini atij? Notat nuk I zbulova unë, ato I keni të gjithë. Dhe po të doni ju bie rregjistrin. Pra, kthehemi pak tek testamenti. Do të ta sjell, ta lexosh këtu, shko pyet Luan Bregasin. Pika e parë e testamentit: Vitin e parë kryeson Luan Bregasi, vitin e dytë me rrotacion Edvin Rama.

Rucci - Berishës

Është nata e dytë që parlamenti shqiptar, mblidhet për të gjykuar të njëjtën ccështje. Eshtë hera e parë që parlamenti shqiptar, diskuton për gjithccka, por nuk thotë kryeministri asnjë fjalë për problemin që jemi mbledhur.

Berisha – Rucit: Ke grabitur fëmijët e Liljana Hoxhës

Ke patur gisht ti në grabitjen e fëmijëve të saj. I ccove ti bashkë me Nexhmijën në Kukës. Kontrolloji listën ku përfunduan fëmijët e saj. Juve ju kontrollonte Nexhmija, ndaj e bëtë këtë. Sa I përket fotove, të thashë dhe atë ditë, mblidhi dhe silli këtu se më pëlqyen pa masë. Ajo zonja ka patur (për Liljana Hoxhën), mend sa gjysma juaj nuk I bëni bashkë sa të sajat. Ato janë e djeshmja, unë jam e nesërmja. Më pëlqyen se më nxorën ashtu sicc isha para 30 vjetëve, pasi ashtu jam dhe tani. Pyeteni Ramën se nuk do I nxjerr foto atij, por sa në bllok në mazeulem. Po atë historinë tjetër, që e ngjyroste mazeleumin me ngjyra të ccfarëdollojshme

Apeli i opozitës së bashkuar

Ngjela: Në janar protesta për largimin e Berishës

“Opozita e bashkuar i bën thirrje popullit opozitar që muaji janar të kthehet i gjithi në muajin e protestave për largimin e një qeverie të paligjshme. Situata ekonomike është e rëndë, gjendja e paligjësisë së kësaj qeverie ka krijuar pamundësi jetese në Shqipëri”. Ky ishte apeli i ardhur dje nga përfaqësuesi i këtij kampi, njëkohësisht kreu i PLD-së, Spartak Ngjela. Kësisoj, Ngjela shprehu dhe një herë tjetër qëndrimin e prerë lidhur me rrugën e ardhshme të opozitës, duke konfirmuar faktin se në janar do të rifillojnë protestat, të ndërprera për shkak të festave. Njëkohësisht, në këtë dalje publike përfaqësuesi i opozitës nuk mund të mos ndalej dhe tek kriza politike. Sipas tij, mospranimi për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore është prova e saktë e manipulimit të zgjedhjeve. “Tani, me anë të vërtitjeve dhe argumenteve injorante, e gjithë shoqëria shqiptare, opinioni publik ndërkombëtar, kuptoi se zgjedhjet e qershorit 2009 kanë qenë të manipuluara. Togfjalëshi i dëgjuar rëndom para disa ditësh, prova faktesh dhe grupfaktesh nuk është koncept juridik, është koncept psikiatrik. Ne nuk mund të pranojmë paranojën për arsye dhe sallatën e fjalëve për argument”, vuri në dukje Ngjela, duke shtuar se “ajo që pranojmë ne është fakti që Shqipëria nuk ka zgjedhje të lira, që shoqëria shqiptare nuk është në demokraci. Kjo qeveri ka manipuluar zgjedhjet”. Në vlerësimin e tij, prova e saktë që çon në një konstatim të tillë është mospranimi i formulës nga Kryeministri për hapjen e materialeve zgjedhore. “Të gjitha të tjerat janë lojë fjalësh, paranojë dhe mungesë e theksuar vullneti për tu dhënë shqiptarëve demokraci”, nënvizoi Ngjela sa i takon një çështjeje të tillë. Për këtë arsye, kreu i PLD-së i konsideroi protestat si të vetmen rrugë për ti dhënë fund krizës së gjithanshme që ka përfshirë vendin. “Situata ekonomike është e rëndë. Gjendja e papërgjegjësisë së kësaj qeverie ka krijuar përmbytje, varfëri dhe papunësi dhe këto tregojnë se kemi të bëjmë me një qeveri që drejtohet me paranojë dhe pa arsye”, theksoi Ngjela.

No comments: