Thursday, November 4, 2010

Obama merr përgjegjësinë për disfatën në zgjedhje

Presidenti amerikan Barack Obama ka marrë përgjegjësinë për disfatën e rëndë të Partisë Demokratike në zgjedhjet për Kongresin. Pakënaqësia e qytetarëve për gjendjen e keqe ekonomike ndihmoi republikanët të fitonin, tha Obama në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë. Obama tha se për këtë arsye ai do të përqëndrohet plotësisht tek ekonomia dhe krijimi i vendeve të punës. Presidenti u ofroi bashkëpunim të ngushtë republikanëve. Duhet të zhvillohet një debat i civilizuar, tha Obama. "Siç kam thënë më parë asnjë njeri, asnjë parti nuk ka monopolin e mençurisë. Ja përse unë jam i gatshëm të dëgjoj ide të mira ngado që të vijnë. Ja përse unë besoj se është e rëndësishme të kemi një debat të ndershëm dhe civil për zgjedhjet që duhet të bëjmë. Për këtë arsye unë dëshëroj të angazhoj demokratët dhe republikanët në bisedime serioze për rrugën që do të ndjekë kombi në të ardhmen." Politikani republikan John Boehner i bëri thirrje Obamës të ndërmarrë një ndryshim thelbësor kursi dhe theksoi objektivin e partisë së tij, për të prapësuar reformën në shëndetësi të presidentit. Me marrjen e të paktën 60 vendeve shtesë, republikanët në të ardhmen do të kenë shumicën në Kongres dhe mund të bllokojnë projektet e qeverisë. Në Senat, dhomën e dytë të Kongresit, demokratët arritën të mbronin shumicën me rezultat të ngushtë.

No comments: