Saturday, October 30, 2010

Piramida nuk e mbante Enverin

Frrok Cupi
Atehere nuk ishte tetor, si tani, por fillimi i vjeshtes. Ishte viti i shenuar 1991, ardhur nga nje dimer dhe pranvere e ftohte, pa drita dhe me gropa. Sapo kishim lene pas ngjarjet qe guxuan t'i shkojne deri ne rrenje regjimit komunist gjysmeshekullor dhe ta bejne tiranine qe te dridhej si purteke. Piramida sapo kishte nisur te therritej "piramide", ose sapo kishin guxuar njerezit t'i thoshin me emrin e vertete. Deri atehere quhej "Muzeu i Enver Hoxhes". Ismail Kadare, qe ne numrat e pare te gazetes "Rilindja Demokratike", e cila doli per here te pare me 5 janar '91, kishte botuar novelen me titull: "Piramida e Keopsit" dhe njerezit kishin mundur te gjejne paralelen e Keopsit te Egjiptit me Piramiden e Enver Hoxhes. Piramida sapo kishte marre emrin "Qendra Nderkombetare e Kultures", emer qe iu ngjit me nje ide megalomane qe t'i ngjante qendres "Zhorzh Pompidu" ne Paris, por jo vetem me kete ide. Qellimi me i pare ishte qe Piramida te mos quhej me as "piramide", por sidomos "Muzeu i Enver Hoxhes" kurrsesi. Me emrin e Enver Hoxhes, ndertesa me e re e Tiranes, e veshur ne mermer, do te ishte therrmuar brenda nje ore nga masat popullore te egersuara kunder regjimit komunist. Edhe nje mengjes qe e rrethuan nja njemije punetore te Tiranes me idene per "ta mposhtur" edhe simbolin e fundit te Komunizmit, perseri u larguan. Por qe ate dite nisi puna per cmontimin e yllit komunist ne maje te piramides (aty ku ka mbetur vetem nje glob i qelqte), per te mos leshuar hije krejt agresive komuniste. Te nesermen duhej hequr monumenti i madh i Enver Hoxhes, ulur ne hollin e madh ku sot zhvillohen panairet. Si mund te hiqej te nesermen monumenti i Enver Hoxhes te Piramida?! "Te nesermen" ishte nje fjale goje, por ne fakt do te duheshin muaj per ta bere kete pune. Cfare ishte ky monument? Fatkeqesisht nuk ekziston me, madje as ne relikat e veprave te arteve plastike komuniste qe u grumbulluan diku ne Uzinen e Riprodhimit te Veprave te Artit, qe edhe kjo ndodhej (si per ironi te fatit) prane Uzines "Enver". Nuk eshte e thjeshte te tregohet tani, sepse njerezit as mund ta imagjinojne; por shkurt, ishte nje Zeus prej mermeri i ulur ne hollin e Piramides. Mermeri ishte i bardhe, dhe, ideja se sapo mberrite ne Olimp, te krijohej menjehere sapo shfaqej bardhesia dhe madheshtia e figures perballe. Enver Hoxha me pallton e madhe hedhur kraheve, ulur ne nje kolltuk shume te madh, me veshtrimin nga porta e sotme e piramides. Gjithe holli i Piramides ishte ndertuar ne funksion te "Zeusit" ne mermer te bardhe, ardhur nga Greqia... Madje gjithe piramida eshte ndertuar ne funksion te atij monumenti. Pa ate monument piramida nuk qendron, ashtu sikurse nje levizje e vogel e monumentit "Zeus" mund te shkaterronte gjithe piramiden... Te shkaterrohej Piramida?.... Pak me pare kjo mund te ishte nje fjale e mallkuar; por ne fakt piramida ashtu eshte qe prej fillimit: e shkaterrueshme menjehere. Sinjalin se Piramida mund te shembej sapo te levizej figura e "Zeusit", e dhane vete autoret e projektimit dhe te krijimit te saj. I pari, arkitekti i piramides, i cili ishte edhe dhender i vete diktatorit. Ky vinte here pas here, sic vjen autori te vepra e tij e artit; dhe po keshtu mirepritej ne ate godine te ftohte, akoma me te ftohte pasi shikohej si mekatare. Ky tha se monumenti nuk mund te levizej; po te levizej edhe dy metra, gjithe holli i Piramides (i cili sherben si tavan per katin e poshtem ku ndodhet kinemaja, salla e diskos, biblioteka, bari, zyrat, etj.... e gjitha shembet. Traret e piramides nuk jane bere per te mbajtur gjithe peshen e rende te Enver Hoxhes ne mermer. Si hyri Enver Hoxha ne Piramide? Shume njerez nisen te mendojne mbi misterin, sikur ky kishte hyre me kembet e veta "para se te vdiste", thane. Por specialistet thane se monumenti kishte hyre i fillimit, pa nisur as dyshemeja, as tavani. Inxhinieret dhe punetoret kishin shtruar shina te fuqishme metalike dhe e kishin terhequr "Zeusin" deri ne qender ku e priste nje kolone shume e gjere betoni qe ndodhet enkas ne mesin e hollit te poshtem. Pas kesaj kishte nisur ndertimi i piramides, por... e shkaterrueshme sapo te levizte Enveri. Atehere c'te benim? Duke hequr Enverin, Piramida binte, duke e lene Enverin- piramida shkaterrohej. Punetoret prisnin me urrejtje jashte godines se mermerte, ishte vera e vitit 1991. Autoret e monumentit, Kristaq Rama dhe Thoma Thomai- dy skulptore shume te njohur, prisnin me net e me dite te tera si te gjendej zgjidhja. Te gjithe kishim deshire qe "Zeusi" te dilte nga Piramida, por edhe te ruhej si veper arti. Ne dhomen e madhe te pritjes se miqve qe ndodhet ne katin perdhes, dy jave pa pushim, mund te jete tymosur aq duhan sa pi nje qytet i tere ne nje dite. Ishin mbledhur shume njerez per te ndare Piramiden nga Enver Hoxha, ose anasjelltas. Por nuk po gjendej menyra. Te gjithe shkonin ne shtepi me idene se do te gjenin nje zgjidhje dhe te gjithe ktheheshin ne ate dhome me shpresen se dikush ka prure nje zgjidhje. Por asgje. Llesh Biba, marangozi i Piramides, qe kishte studiuar ne Akademine e Arteve por qe nuk kishte gjetur pune sipas profesionit, solli surprizen, ose me mire te thuash- cudine. Kishte punuar gjithe ato dite mbi letra te medha qe gjendeshin shume rralle. Njeqind skica. Ideja e tij ishte se levizja e Enver Hoxhes mund te behej vetem duke vendosur lende druri me kembe ne gjithe katin perdhe. "I presim pishat ne gjatesine fikse sa eshte lartesia e katit, dhe i vendosim njeren pas tjetres. Keshtu nuk shembet piramida"- tha. Askush nuk kishte aq mundesi sa te qeshte me "marrezine"; vecse dikush pyeti: "Ku gjendet gjithe kjo lende druri?". "Lenden e drurit e kam menduar, pylli i Oroshit dhe Lajthizes mjaftojne", tha. Lleshi vinte nga Oroshi i Mirdites dhe banonte ne Tirane. A duheshin shkaterruar valle edhe pyjet e Mirdites per te ndare Piramiden nga Enver Hoxha? Sa shume pyetje misterioze. Pasi deshtuan te gjitha, vete Lleshi beri njemije fotografi mbi koken e mermerte te "Zeusit" duke e thyer me varè. Keshtu kaloi ajo vere, 19 vjet me pare. Tani perseri Partia ish-komuniste ka vene si kusht prishjen e marredhenieve me Evropen dhe pezullimin e Parlamentit, ne qofte se "guxoni te ndani Piramiden nga Enver Hoxha".

No comments: