Sunday, October 10, 2010

Perse duhet te riprotestoje Blendi Klosi?!

Edmond Arizaj
Nje emer tjeter mes dhjetera grevisteve te urise, apo qindra protestuesve te perditshem te disa muajve me pare do te ishte po njesoj. Por Blendi Klosi ndoshta ka qene sakrifikuesi me i madh, per aq sa dihet. Me nje semundje jo te lehte sic eshte diabeti, ai mori ne sy rrezikun dhe iu pergjigj thirrjes se Kryetarit per te hyre ne greve urie. Ishte sakrifica e radhes, pas javesh protestash e deklaratash per shtyp (sot per cudi Klosi nuk duket me para ekraneve ne denoncime! C'mund te kete ndodhur?!). Opozita, e bashkuar kete radhe, mori nje vendim te ri. Serish protesta, me nje date pak te shtyre, me nje qellim pak me te avancuar, rrezimin e qeverise. "Nuk do te terhiqemi deri sat e rrezojme kete qeveri", deklaroi si gjithmone pasionant Spartak Ngjela. A duhet Klosi t'i besoje serish gojes se Ngjeles qe flet nepermjet laringut te Kryetarit? Jo shume kohe larg e njejta lidhje goje-laring, ngrefosej para kryeministrise se keshtjella do te binte shume shpejt, garnizoni do te dorezohej (megjithese zakonisht gjate rrethimeve rrethuesit linin pa buke te rrethuarit dhe jo anasjelltas) dhe kete qeveri do ta merrte lumi e deti bashke. Iu premtua te pangreneve dhe atyre qe me zemer e me shpirt i mbeshtesnin, iu premtua socialisteve te devotshem, se nga ajo greve e nga protestat nuk do te hiqej dore pa arritur qellimin e kerkuar. U bene poezi e levdata, fjalime mallengjyese e elektrizuese, u stilizuan lidhese kokash e bluza trupash, nje Shqiperi e tere mbeti gati pa fryme dhe nje bote e madhe mbajti vesh. Me ne fund qellimi u arrit...Kryetarin e ftuan per darke. Dhe Blendi Klosi se bashku me semundjen e tij me te 200 grevistet e me qindra protestuesit e tjere, hoqen rrethimin, disa iken ngjitur per barrele ne spitale, disa shpresevrare ne shtepi, Kryetari ne Strasburg duke u perpjekur per pazar-marreveshjen e te uriturve me melci pate ne tryeze. Sot Blendi Klosi, therritet serish nen arme, apo me sakte, nen parullen "te rrezojme qeverine". Therritet nga Kryetari, Ngjela, Ndoka, Gjinushi, Milo, Dule; asnjeri pjesemarres ne greven e urise, asnjeri kontribuues i rritjes se PS-se, asnjeri ideator alternativash, asnjeri sakrifikues, asnjeri llogaridhenes para elektoratit te shumte te majte per humbjet e njepasnjeshme, asnjeri sqarues pse Berisha qeveris me Meten, i cili edhe nje jave para zgjedhjeve parlamentare kerkoi bashkepunimin me PS-ne dhe mori arrogancen si pergjigje. A nuk duhet fillimisht t'i shpjegohet Blendi Klosit pse protestat e para te tij plasen si flluske sapuni? A nuk duhet t'i shpjegohet Blendi Klosit dhe gjithe bashkevuajtesve te tij ne rruge dhe ne cadra, pse u sakrifikuan per nje darke? A nuk duhet t'i shpjegohet Blendi Klosit pse u vu ne rrezik jeta e tij dhe e shume te tjereve per nje ceshtje, e cila sot u zgjidhka edhe me bisedime? Mos valle nuk u duhet shpjeguar sot socialisteve pse u dashka protestuar ne prag te marrjes se vizave? Mos valle nuk u duhet shpjeguar socialisteve pse sot situate qenka me e rende se pas ngjarjes se Gredecit? Mos valle nuk u duhet shpjeguar socialisteve pse duhet ata te ritherriten "nen arme", kur kane mandatuar 65 njerez te zgjedhur me kujdes nga Kryetari, per t'ua bere jetesen me te lehte dhe jo me te rende? Pse nuk u shpjegohet socialisteve mosvotimi per Gjykaten Administrative? Pse nuk u jepet njehere llogari socialisteve per cka ka ndodhur e po ndodh atje lart, ne zyrat e Kryetarit? Pse u mohohet socialisteve e drejta per te mesuar mbi largimin e socialisteve pasionante si Musa Ulqini dhe afrimin e josocialisteve imitues te Kryetarit? Megjithate protestat duket se kete radhe do te fillojne brenda dates se percaktuar. Socialistet padyshim serish do te marrin pjese ne to, me shpresen se kete radhe opozita, tashme e bashkuar, e ka me seriozisht. Akuzat per qeverine e korruptuar jane duke u pergatitur, packa se socialistet do te mbeten ne terr per akuzat 20 perqindeshe qe u jane bere krereve te tyre. Mos qofte e thene, qe kete here, protestat te mbyllen me ndonje dreke, apo te kene lidhje me rikandidimin e Kryetarit. Atehere Blendi Klosi do te ripyese veten; per cfare protestova.

No comments: