Sunday, August 1, 2010

Rusia kryesuese e KS të OKB-së

Delegacioni i Rusisë do të jetë gjatë muajt gusht kryesues i radhës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Duke u mbështetur në parimin e rotacionit sipas alfabetit, ambasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, Vitaly Churkin, në funksionin e kryesuesit do ta zëvendësojë ambasadorin e Nigerisë, Joy Ogvu.

Nesër, Churkin do të zhvillojë takime bilaterale me kolegët e tij në Këshillin e Sigurimit, për të arritur pajtimin për planin e punës gjatë muajit gusht.

Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit zyrtarisht do ta mbështesin planin pas konsultimeve, të cilat do të zhvillohen të martën.

Në agjendën e Këshillit gjatë muajit gusht do të jenë misionet paqeruajtëse në Irak dhe Liban, e Këshilli do të diskutojë edhe për situatën në Kosovë.

Në gusht, anëtarët e Këshillit do të dëgjojnë edhe raportin tradicional për situatën në Lindjen e Mesme.

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtar, pesë prej të cilëve janë të përhershëm: Britania, Kina, Rusia, Franca dhe SHBA-ja.

No comments: