Sunday, August 8, 2010

"Folklori forcon lidhjet"

Për herë të parë i ftuar në Beograd ishte ansambëli shqiptar. Me 30 Korrik 2010 në sallën e madhe Kolarçev të Beogradit u mbajt Koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. Kjo shfaqje që dha Ansambli i Tiranës si dhe me pas ajo në manifestimin “Bojcinsko Kulturn Leto” , prezantoi një program të pasur dyorësh, këngët dhe vallet me tradicionale të folklorit shqiptar. Shfaqjet u ndoqën nga një publik i gjerë ku spikaste prezenca e specialisteve të njohur të folklorit, personaliteteve të kulturës në Beograd. “Para tridhjetë e pesë vitesh e kam parë këtë ansambël në një festival folklori në Greqi, prandaj, shpreha dëshirën që ky ansambël të jetë pjesë e manifestimit, sepse mendoj se ka vlera artistike të pamata” – tha Kryetari i Komunës së Surcinit dhe Presidenti i Festivalit, zoti Vojisllav Janosheviq. Drejtori i Pergjithshem i Teatrit Kombetar te Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor, z. Zhani Ciko, vlereson se “Mikpritja për Ansamblin Shtetëror të Shqipërisë në Beograd, është mënyra më e mirë për të shprehur deshiren per deshiren per afrimin mes dy popujve. Nëpërmjet kulturës, kuptojmë dhe ndërtojmë më mirë lidhje të forta midis vendeve tona qe jane prane gjeografikisht dhe emocionalisht” – theksoi Ciko. Ky koncert është vetëm fillimi i bashkëpunimit kulturor- shtoi ai. Ansambli Shtetëror i këngëve dhe valleve të Shqipërisë, ka 55 vjet jetë dhe deri tani ka shfaqur rreth dhjetëmijë koncerte në vend dhe në të gjithë botën. Trupës së Artistëve të Ansamblit Popullor iu rezervua një pritje e ngrohtë nga organizatorët dhe qytetarët e Beogradit, e shoqëruar me një interes të veçantë mediatik dhe me një organizim të shkëlqyer për pritjen, shoqërimin dhe sigurimin e lëvizjen e trupës në qendrat kryesore të Beogradit dhe jashtë tij. Trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve pati vëmendjen dhe prezencën edhe të Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Shpetim Caushi i cili ndoqi nga afër gjithë ecurinë e aktivitetit. Pas këtyre koncerteve Ansambli Popullor i përbërë nga mbi 60 artistë mes të cilëve emrat më përfaqësues të kësaj fushe si Rexhep Çeliku, Liliana Cingu, Irini Qirjako, Sabahete Vishnja, Brikena Jaupaj, helga Saraçi, grupi koral, grupi i valleve dhe orkestrina u kthyen në atdhe.


MTKRS-ja prezanton programin me rastin e 100-vjetorit të Nënë Terezës

Përvjetori i 100-të i lindjes së Nënë Terezës, humanistes së njohur me origjinë shqiptare do të angazhojë në një listë të veçantë aktivitetesh ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. E në kuadër të kësaj, dje u mbajtë një konferencë për shtyp nga zëvends ministria Suzana Turku mbi evenimentet kulturore dhe artistike, të parashikuara për t’u organizuar në lidhje me këtë përvjetor të shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

E enjte 26 gusht 2010
8:30 Nisja nga Tirana
10:00 Mbërritja në Katedralen e Vaut të Dejës
10: 15 - 11: 15 Pjesëmarrja në Meshën solemne që do të organizohet në Katedralen “Nënë Tereza”, në Vaun e Dejës.

11: 30 - 13:30 Kthimi për në Tiranë dhe ofrimi i një kafe pushimi në ambientet e Sheraton.

13:30 - 14:00 Prezantimi i Projektit të Memorialit të Nënë Terezës nga Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza”, në Hotel Sheraton.

14: 00 - 15:30 Dreke e ofruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Ferdinand Xhaferaj, për të ftuarit pjesëmarrës.

15:30 – 16:45 Kohë private, akomodim në Hotel Tirana

17:00 Vizitë e të ftuarve në ekspozitën me foto dhe objekte të Nënë Terezës, organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Fondacioni Kulturor “Nene Tereza”.

18:30 Koncert i Teatrit të Operas “Rruga e jetës sime”, kushtuar figurës
së Nënë Terezës

20:00 Darkë e ofruar nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha
në Ambientet e Pall. te Brigadave.

22:00 Kthim në hotel

Shënim:aktivitete të tjera që do të organizohen në datat: 20-30gusht:
1. Ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare 20-30 gusht “Shqipëria vend Shenjtoresh”
2. Shfaqje të filmave dokumentare në ambiente të hapura.
3. Organizimi paralelisht aktiviteteve kulturore artistike në disa qytete të
Shqipërisë.
4. Emisione të TV të ndryshme Kombëtare kushtuar jetës dhe veprës së
Nënë Terezës.


6 Gusht 2010

No comments: