Sunday, August 1, 2010

Beogradi të thotë të vërtetën




Eksperti amerikan për Ballkan Martin Sletzinger porosit liderët serbë që t’ia thonë të vërtetën popullit se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë.

Nga Express më 01.08.2010 në ora 18:02
Eksperti për Ballkan i Qendrës “Woodrow Wilson” në Washington, Martin Sletzinger, thotë se pushteti në Serbi duhet të mbledhë forcë për t’i thënë popullit se Kosova po shkon, e të mos harxhohet energji dhe para, të cilat nuk i ka, për fushatë rreth Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ai thekson se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian nëse luan mirë kartat e veta.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve FoNet, ai ka thënë se është frustruar nga fushata e Qeverisë së Serbisë për të nxjerrë mendimin e GJND’së, sepse disa individë kanë shpenzuar shumë kohë duke fluturuar nëpër botë, çdo të pestën ditë kanë qenë në OKB, dhe kanë deklaruar se kurrë nuk do të njohin Kosovën.

Megjithëse nuk e di se çfarë kanë bërë fshehtas, në publik është promovuar kjo vijë e ashpër, thotë Sletzinger, i cili konsideron se në vend të kësaj, qytetarëve të Serbisë duhet t’u thuhet e vërteta.
“Është dashur ta thonë të vërtetën se Serbia nuk do ta mbante Kosovën madje edhe nëse SHBA - pavarësisht gjithë të këqijave që i kanë bërë - do të ndryshonte mendimin, sepse realiteti në terren është ndryshe”, ka thënë ai.

Serbët kanë lidhje të fortë me Kosovën, ka theksuar ai, duke shtuar se politikanët duhet të thonë qartë se Kosova fizikisht po shkon , por përgjithmonë do të mbetet pjesë e Serbisë përmes Kushtetutës, njerëzve që jetojnë atje.

Pavarësisht kësaj, opinioni i GJND’së, sipas vlerësimit të Sletzinger, nuk mund të konsiderohet sukses i diplomacisë kosovare, sepse ajo askund nuk ka punuar mirë, përveç në SHBA.

Ai thotë se SHBA’të janë “kampion për shqiptarët”, por sipas tij, për shkak të krizës ekonomike dhe luftërave në Irak dhe Afganistan, Washingtoni ka gjëra tjera në mendje. Sletzinger shtoi se BE duhet të marrë rolin kryesor në Kosovë.

Në një situatë të këtillë, ka shtuar ai, shqiptarët e Kosovës “duhet të fillojnë të sillen me përgjegjësi, e jo kombëtarisht”.

No comments: