Saturday, July 17, 2010

Vapa: Çfarë rekomandohet gjatë drejtimit të makinës?

vapa noa
Romë, 17 korrik 2010, NOA - Dhënia e makinës në të nxehtit e verës është e rrezikshme, sepse përqendrimi ynë reduktohet. Ndaj këshillohet të ndalohet çdo dy orë gjatë udhëtimit. Të nxehtit është i padukshme dhe i heshtur, por efektet e tij mund të jenë vdekjeprurëse. Udhëtim i gjatë me temperaturat e larta brenda dhe jashtë automjetit redukton nivelin e përqendrimit dhe vëmendjen në timon.
Sipas specialistëve, arsyeja është : drejtimi i makinës në temperatura mbi 30 °C zvogëlon reflekset tona, ashtu si 0,5 gram alkooli në gjak.
Vapa shkakton ndjenjën e lodhjes dhe përgjumjes, dhe në këtë pikë lodhja është shkaku kryesor i aksidenteve në krahasim me aksidentet e tjera të tilla si, kushtet e rrugëve apo ato atmosferike të motit.

Nervozizmi rritet proporcionalisht me të nxehtit.


Po si ta mundim lodhjen?

Vapa shoqëruar nga mungesa e gjumit, ushqimi i rëndë dhe pushimi i pamjaftueshëm gjatë udhëtimeve të gjata, janë faktorët kryesorë të lodhjes.
Ndonjëherë nisur nga mendimi dhe dëshira për të arritur shpejt në destinacion nuk i marrin seriozisht shenjat e para të lodhjes, me idenë se "do kalojë". Pra, mënyra më e mirë për të parandaluar lodhjen dhe përgjumjen nxitur nga të nxehtit është të kuptojmë simptomat e para të saj e si të veprojmë për ti parandaluar.

Shenjat e para që paralajmërojnë urgjencën e pushimit janë nevoja për të lëvizur dhe për të ndryshuar pozicion si dhe ndjesia e përgjumjes. Tensioni në qafë, fërkimi i syve, ose nevoja për të prekur fytyrën dhe qafën janë shenjat që tregojnë se lodhja po vjen. Ky fenomen shoqërohet dhe nga treguesit e tjerë psikologjikë si mërzitja, ankthi, jostabiliteti apo lëvizjet dhe manovrat agresive. Pushimi duhet të zgjasë të paktën 15 minuta. Nëse simptomat mbeten, dhe ju ndiheni i përgjumur, nuk ka dyshim se një sy gjumë për 20 minuta është ilaçi më i mirë për të rritur nivelin e përqendrimit.

Kjo është edhe koha e përshtatshme për një pije, jo-alkolike natyrisht, që ndihmon për të hequr ndjesinë e lodhjes dhe të qenët i përgjumur. Uji i mjaftueshëm, është një aleat i mirë, por në udhëtime të gjata nivelet e sheqerit në gjak ulen, një rënie që mund të shkaktojë humbjen e reflekseve. Kjo është arsyeja pse pijet joalkoolike janë të preferuara: hidratojnë dhe freskojnë duke siguruar energjinë dhe ndihmuar përqendrimin: glukoza është burimi kryesor i energjisë në tru.

Pra, pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat herë pas here kur je në timon ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të mbikëqyrjes dhe vëmendjes në rrugë. Por nuk duhet abuzuar me sheqerin ose karbohidratet, për shkak se ata nxisin përgjumjen 1 orë pas ngrënies. Temperatura e nevojshme për automjetin është midis 20 ° C dhe 24 ° C. Ndaj temperatura brenda në makinë nuk duhet të kalojë 24 gradë ose më pak se 20 ° C. Këshillohet të tregoheni inteligjent në përdorimin e ajrit të kondicionuar: Për çdo gradë më poshtë se 24 gradë celsius, makina konsumon 8% karburant më shumë. Megjithatë, ndjenja e qetësisë që ofron ndihmon ndaj lodhjes dhe përgjumjes.

Shoferët gjatë verës duhet:

• Para një udhëtimi të gjatë, të flenë mjaftueshëm, rreth shtatë orë. Përgatiteni valixhen në darkë, për të kursyer kohë dhe për tu nisur të shlodhur.

• Nëse është e mundur, mos udhëtoni në mesditë kur i nxehti është më i madh. Gjatë udhëtimit, pushoni çdo dy orë ose pas 200 km në zonat dhe stacionet e shërbimit.

• Gjatë ndalesës bëni një ventilim të mirë të automjetit

• Pini shumë ujë dhe madje disa pije të ëmbla, mungesa e glukozës, ndër të tjera, ul përqendrimin, shkakton dhimbje koke dhe lodhje të muskujve.
• Mos pini alkool. Çdo pije alkoolike, ngadalëson kujdesin vizual dhe dëgjimor, si dhe përshpejton lodhjen. Uji dhe pijet joalkoolike janë alternativa më e mirë.

• Temperatura e nevojshme e automjetit është në mes të 20° C dhe 24° celsius.

No comments: