Thursday, July 15, 2010

Rama pergatit “largimin” e Rucit ?

Basir Collaku
Kryetari i Asamblese se Partise Socialiste, Gramoz Ruci, njeheresh edhe kryetar i grupit parlamentar te kesaj partie, eshte pengesa e fundit e kryebashkiakut Edi Rama, per te marre teresisht ne “pronesi” formacionin qe drejton qe nga viti 2005. Prandaj me jo pak dredhi ndoshta si pasoje e pagimit te taksave te vjetra e sjelljes se brendshme, kryesocialisti po ben gati “betejen” e fundit per te pasur nje kryetar, ndersa te tjeret te jene te emeruar, por jo te zgjedhur ashtu sic eshte ne te vertete Ruci ne krye te Asamblese. Une them se eshte nje mendim teresisht i paautorizuar, mbeshtetur ne burime ngjarjeje, gjithashtu eshte nje koment mbi zhvillime jo te pakta, plotesisht intensive ne seline opozitare. Ne ate seli ku ne shohim se kryetari ka ndryshuar adresen e forces se besimit, per cdo te papritur te pranveres se vitit 2011, ka nisur te marre masa te forta mbrojtjeje, per kohen kur ai ka testin e fundit nese qendron apo iken nga dypostezimi bashki-parti prej 5 vitesh. Them se vlen pyetja, a e ka nisur Rama “betejen” me Rucin? Do ta pranoja Po –ne si pergjigje. Perse? Sepse heret duhet pranuar, kujtuar, se jane aktivitete te heshtura qe kane braktisur kuintat te vendosura per te dale ne siperfaqe e per te percjelle qarte, fort dhe me trysni, mesazhet e tyre politike. Pa lene fare menjane interesa qe po njohin deformime ne permbajtje. Gramoz Ruci eshte lidhja organike e Partise Socialiste, ura e se shkuares se kesaj partie me aktualen, dora e forte e dikurshme por edhe e sotme, perfaqesia e arkivit te Partise, por dhe puneve te fshehta te qeverise se vjeter komuniste. Kjo e bene ate njeriun me nje peshe te madhe ne parti, aq sa duhet thene se vendimet e pacertifikuara prej tij, deri tani jane vetem alternativa. Duke iu referua kujteses eshte e veshtire te gjesh ne deklarata, replika, perballje, duele, nje rast bindes, ku palet te jene shfaqur kunder Rucit, dhe te kene fituar. Te jene shpallur lidere ne krye te Partise Socialiste. Ai gjendet ne lidership si emri qe prodhon ngjarje, ndonese nga ndikimi i pervojes ka leshuar terren te radikalizmi i dikurshem duke pranuar jo pak kompromise. E megjithate ai po renditet jo ne krye te burimeve radikale te Partise me zhvillimet zgjedhore qe kane ndodhur ne kete seli. Servet Pellumbi dhe Dritero Agolli me mesazhin e percjelle per kryetarin aktual, dhane sinjale se nje pjese e madhe e partise opozitare se paku asaj qe eshte ne terren mendon jo krejt njelloj me kryetarin, qe ka nisur te formatoje seline e tij. Zgjedhjet e se shtunes dhe te dieles se shkuar ne Partine Socialiste na dhane nje harte me 36 kryetare te rinj, te cilet jane emeruar nga Rama. 36 emrat qe u “zgjodhen” kane qene plotesisht te besuar te Rames dhe ata do te jene ne Asamble pas detyrave te reja qe kane marre, duke shtuar peshen e dominimit te kryetarit te partise me teper se ate te atij te Asamblese. Edhe deputete e te zgjedhur te rinj te zgjedhjeve te 2009, kane bere qe te marre zgjerim harta e Rames karshi asaj te Rucit. E ne nje perballje te re nese do te shfaqet se paku nga pritja per zgjedhjet vendore, terreni kryeasambleistit do te jete me i paket. Pas zgjedhjes se Pjerin Ndreut kryetra per socialistet e Tiranes, duke e krahasuar si model, shohim se Rama po braktis radikalet e vjeter, qe kane symbol Rucin dhe po gradon radikalet rinj qe perfaqesohen sigurisht nga Ndreu, nje dukuri politike qe nuk ka te ardhme ne jeten e opozites. Perballja e fundit do te buroje jo pak ngjarje ne opoziten e shkaterruar nga kryebashkiaku i Tiranes. Mazhoranca dhe koalicioni qeverises duhet te beje kujdesin e saj qe radikalet e rinj te mos kene terren ne elektorat, sepse ka pasoja te medha. Nenvleftesimi nuk duhet lene ne dore te betejes brenda se majtes. A do t’ia dale Ruci te jete permbajtje e shprehjes qe rendesi ka si e mbyll nje karriere politike dhe jo si e nis, kete duhet te presim ta shohim.

No comments: