Wednesday, July 14, 2010

Kush është gjysma jonë ndryshe kriza e gjysmës tjetër

(”Të fshehtat e gruas”të autorit Lekë Imeraj si ballafaqim me vetvehten).

”Xhelozia është monstra me sy jeshilë që.
kërkon ta hajë për së gjalli krijesën e vet”.
Shekspir
Këto ditë në mjediset e Hotel”Coliseu”të qytetit të Shkodrës u promovua libri”Të fshehtat e gruas”i autorit Lekë Imeraj,emigrant në Gjermani,një libër krejt i veçantë për llojin, i cili erdhi si apeli më fisnik i reflektimit të sinqertë të secilit prej nesh ndaj raportit më jetik tё vetekzistencës sonë, siç është përgjithésisht ai mes dy sekseve, si vetë thelbi i harmonisë apo disharmonisë të secilit prej nesh me vetvehten. Në këndvështrim kritik një libër duhet vlerësuar së pari nga mesazhi që ai sjell..Në se ai arrin të japë një mesazh universal ai meriton vemendje.çka buron edhe nga thelbi psiko­ seksologjik i këtij libri .Ndërsa duke reflektuar ndaj librit në fjalë deri edhe nga ato që mjerisht u vunë re edhe gjatë promovimit të tij, në “Coleseu” apo në televizionin “Rozafa” të qytetit tonë konstatoj me keqardhje dy vlerësime apo interpretime krejt të pasakta:
Ky libër së pari kurrësesi nuk është dhe s’ka pse të quhet artistik,apo si libër mes historisë dhe letërsisë,ku është hapësira e esesë,e publicistikës letrare dhe e reportazhit letrar, së dyti aq më pak mund të quhet si libër kundër burrave:Mjerisht një produkt i kritikës masive, që pёrcillet “pa u bluar”,si njё kёngё gjeli ,edhe nga mediat tona vizive, provinciale,pa nivel profesional sa estetik, po aq mediatik Kjo jo se një keqkuptim i tillë rëndon apo zbeh vlerat e librit të Imerajt,por, natyrisht, autenticiteti i kodifikimit profesional të librit rrit autoritetin e tij dhe orienton, sigurisht, mё saktë shijen e lexuesit në përzgjedhjen nё treg tё një zhanri të tillë që ai admiron.Në këtë kontekst,në funksion të identifikimit real të vlerave të librit,si letërsi masive, natyrshëm shtrohet pyetja:
Ç’është letërsia masive?
Në respekt të lexuesit ia vlen të nënvizojmë: “Letërsia masive si fenomen social, nga shekulli XIX, kur erdhi në jetë, është ajo lloj krijimtarie që nuk e ka për natyrë strukturën problematike konfliktuale të individit,vetësinë e heronjve, sikur frymën ekzistenciale të kërkimit apo thyerjen demonstrative të normave. Poetika e narracionit masiv është e mbyllur,jo e hapur, siç ngjet me letërsinë artistike, elitare.Ky lloj narracioni,objekt i kritikës sociale, shfaqet si zhanër mjaft popullor,si fenomen i qendrave të urbanizuara përmes llojit të njohur të romanit dedektiv,shkencor,fantastik,apo si romani i damave,romani rozë i grave,apo ai “i verdhë”,”bulevardesk”,”konjuktural” ,“ideologjik”,”mistik” apo “historik” si zhanër paraletërsi.
Ndryshe nga ajo “elitare”, kjo lloj letërsie thirret si letërsi “ e ulët”, e cila në rastin konkret ka qasje me mjetet e komunikimit masiv, me një tematikë intriguese që nuk lë askënd indiferent, me një prurje tejet të stërmadhe dhe me një jetëgjatësi deri një vit.
Krejt e ngjashme me modën masive,totalisht jashtë sferës së vemendjes profesionale,aq më pak të kritikës letrare.Nga kjo besoj del e qartë:Edhe pse,jo pak raste madje si roman bestsellér,rasti i librave të Dan Braun,Daniel Stil,Ajata Kristi etj.kjo lloj letërsie gjendet


2.
jashtë artikulimit nga historitë e kulturave nacionale”nga vinë vetë autorët sipas shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur A.Tufa.(”Tema”, 20.02.2006).
Në tregun modern të librit,po aq sa e gjen në librari,apo biblioteka do ta gjesh edhe në tregun e perimeve,por kurrësesi të rekomanduar si letërsi artistike, apo eseistikë,me të cilat nuk ka asgjë të përbashkët. Në rastin tonë kjo rrethanë identiteti, në një mjedis social mes Lindjes dhe Perëndimit, siç gjendemi ne, librin ”Të fshehtat e gruas”të autorit Lekë Imerajt,nuk e pengon të jetë sa interesant,sa i këndshëm për lexuesin.
Kjo nisur sa nga sfidat që ofron libri,kur kujtojmë se nga pikëpamja e mesazhit vjen si një oponencë përfekte ndaj barbarisë maskiliste moderne ende sot si Turpi Selektues i Gjithëpushtetshëm vetëm mbi femrën, produkt i një mjedisi patriarkal,kur dihet se geni i turpit realisht nuk ekziston te njeriu.Turp deri në neveri,në çdo përzgjedhje: Në familje, në mjedisin publik,në shoqëri,deri në institucionet tona qendrore.po aq sa na sjellë në vemendje vargjet brilante të poetit të madh Sh.Pëtëf,që frymëzoi shpirtin e lirё tё njeriut si ndjenja mё njerёzore e qenies:
“E si mos ta puthësh.
kur të rri mbështetur,
turp të kursehem
do ta puth patjetër”.
(“Gruaja dhe Kama”fq.23)
Kujt duhet t’ia dhurojmë sinqerisht ngrohtësinë e zemrës dhe të shpirtit më parë se gruas në këtë botë?Askujt!Kush e meriton më shumë se ajo dashurinë në kuptimin më të plotë të kësaj fjale si ndjenja më fisnike,më njerëzore?Askush!Kjo,sepse gruaja është jeta vetë në gjithë format e shfaqjes së qenies së saj: Partnerёt bashkëshortë, dashnorë të vërtetë, s’ngopen kurrë sё kёnaquri me njëri­tjetrin.Ata ndjehen tё plotёsuar vetёm kur arrijnё t’i dhurojnё çaste lumturie njёri-tjetrit.”Provoni ta kaloni pёr shumё kohё gjithё ditёn sё bashku nga mёngjezi deri nё darkё,apo sikur tё jeni kolegë pune me partneren apo partnerin tuaj,- pohojnë psikologët,-ç’kënaqësi serioze do të përjetoni si çift!”Vetёm nё kёtё kontekst,larg shtirjeve, familja mund tё konsiderohet vёrtet e shenjtё.
Gruaja është nëna e jetës,madje qenia e parë në këtë botë që erdhi si krijesë krejt civile,shpëtimtare edhe për seksin tjetër, mashkullin,shëndeti total i të cilit nga ai fizik,seksual deri tek ai mendor mund të realizohet i plotë vetëm në kontekstin e raportit fisnik, normal funksional si partneritet i lumtur,dinjitoz ,burrë­ grua.
Ky është nënteksti pëtëfian i vargjeve.Ky është ekuacioni me dy “të panjohura” i dashurisë.sё vёrtetё.Po ç’është dashuria vetë? Vetë njeriu në formatin herë mashkull,herë femër.Pra nga sa thamë “Të fshehtat e gruas” jep gjysmën tonë.Kësaj radhe Leka ka shkruar për gjysmën tonë që thirret grua,herën tjetër, ishalla, Leka shkruan `për gjysmën tjetër që thirret burrë.Si e kemi gjysmën tonë?Ja,kjo që shohim përditë!
Ne kemi një shtet mashkullor,patriarkal,në thelbin psikoanalitik të këtij vizioni,edhe pse i takon të ketë rënë nga fiku pushteti gerontokrat d.m.th i më të madhit mashkull në familje para pushtetit të vlerave,të më të diturit,të më të përparuarit,pavarësisht nga mosha apo nga seksi, në rrugën e gjetjes sonë në gjirin e familjes evropiane.Në mënyrën më absurde me statistikat tona, mashtrojmë vetvehten ndryshe kërkojmë të privojmë nënën e jetës nga froni i të drejtave të përfaqësimit të merituar të vetvehtes,qoftë edhe në atë që në këto promovime me aq dinjitet.u konsiderua si.pushteti i nënës nga.zoti Imeraj,autori i librit.


3.
Unë u tmerrova sot nga mediat kur dëgjova të jepet me aq entuziazëm nga një grua në krye të legjeslativit shqiptar lajmi se ne arritëm një sukses të madh me:përfaqësimin
në.masën 30% të grave në parlament.Ndryshe ligjëruam që 70% e tyre duhet të heshtin, se kjo shifër u takon me votën tonë burrave.Në kundërshtim me çdo kartë të të drejtave të
njeriut ne rrëzojmë institucionalisht të drejtën e gruas.mjerisht me konsensus brenda vehtes, ndryshe me vullnet mazohist të vetë grave.Vlerësuar në aspektin psikoanalitik libri ofron indirekt vetë thelbin tonë maskilist:
Ne vimë në jetë nga dashuria ,sikur po aq fatkeqësisht në jetë rrethohemi nga urrejtja,çka për hir të së vërtetës buron edhe nga thelbi ynë i cili integron brenda vehtes edhe dashurinë, edhe urrejtjen. Po aq me investimin tonë si moderacion kallp ndërtojmë marrëdhënie që e rëndojnë jetën e gruas, realisht rrëzojmë gjysmën tonë.Pikërisht për këto libri meriton respekt dhe autori përmes librit kërkon të tërheq vemendjen e gjysmës tjetër: Kij kujdes se po rrëzon vetvehten! Kështu duhet kuptuar,sipas meje, nga pikëpamja psikoanalitike vetë thelbi i librit”Të fshehtat e gruas”.
Do të thoja që Imeraj arrin të kapë në këtë libër atë skutë të sjelljes sonë që më shumë e kemi për propagandë se sa e kemi si thelb. Libri i Lekës vjen shumë dinjitoz duke provokuar në drejtimin e duhur,në kohën e duhur,kur nga ana jonë integrimi brenda vehtes presupozohet si kusht thelbësor i integrimit real në Evropën e Re,në të cilën familja funksionon si familje bërthamë,ndryshe nukleare.
Kështu libri kërkon të apelojë kundër çdo mendësie si shtirje ndaj gruas,kësaj krijese fisnike burim dashurie me vetëdijen se sa më shumë “ të mbjellim” dashuri,aq më pak do të kemi urrejtje.Sipas Xhon Grejit,psikoseksologut të famshëm amerikan,libri i të cilit”Meshkujt vijnë nga Marsi,kurse femrat nga Afërdita” njihet si bestsellër,burrat dhe gratë kanë ardhje të ndryshme. Gratë kanë ardhur nga Afërdita,ndërsa burrat nga Marsi.Marsianët janë më të ashpër nga origjina e tyre,kurse ato të Afërditës(Venerës) janë më të buta. ”Një ditë,shumë kohë më parë,marsianët zbuluan venusianet,të cilat i pritën krahëhapur.Dashuria mes tyre kishte cilësi magjike,zemrat e tyre u hapën ndaj një dashurie të paprovuar kurrë më parë,edhe pse të ardhur nga botë të ndryshme,i çmonin ndryshimet reciproke. Me t’u vendosur në tokë ata harruan se vinin nga botë të ndryshme,dhe se, për rrjedhojë, qenë të ndryshëm.
Në fillim gjithçka ishte një mrekulli e vërtetë,por një mëngjes të bukur, nën efektet e atmosferës tokësore gjithçka u fshi nga kujtesa e tyre.Dhe që nga ajo ditë meshkujt dhe femrat jetojnë në konflikt të vazhdueshëm ndërmjet tyre”(“Meshkujt vijnë nga Marsi,femrat nga Afërdita”fq.13).Marsianët e marrin këshillën për vërejtje,se e kanë shumë të vështirë të ulin hundën,të mos pranojnë që janë maestro për gjithçka,që dinë gjithçka. Në kontekstin shqiptaro­ballkanik patriarkal, sa klasik,sa postmodern, ku gruaja
shikohet si pronë e mashkullit ,me veto mbi jetën e saj,kuptohet statusi i këtij të fundit prej kapadaiu .tragjikomik. Kështu ky i thotë vehtes :Pse t’i them gruas: Më fal, faleminderit,apo të dua?!?Aq më keq pse t’i jap asaj një puthje?!?Ka bie fjala momente nervoziteti,grindje,si të thuash çaste egërsimi mes çiftit. Atëhere, unë po u pyes, ç’të keq ka që në një çast të tillë keqkuptimi ta përqafosh,ta ledhatosh,ta puthësh e t’i thuash njerëzisht një fjalë të mirë,me durim.Sa keq,kur, pikërisht në këto momente, ti kryen atë që nuk duhet:I kthen asaj shpinën.Sipas specialistëve gjinekologë prania e burrit,çka as që mendohet tek ne,ndihmon apo lehtëson ndjeshëm dhimbjet e gruas gjatë lindjes.
4.
Pse ngjet kjo?
Sepse ti si mashkull partneren tënde nuk e ndjen të barabartë me vehten. Sipas një psikologu të shquar danez nga testimet që janë bërë rezultojnë gjëra shumë interesante. Konfliktet e mëdha mes burrit dhe gruas lindin që në shtratin bashkëshortor
67% e tyre vijnë nga e gërhitura gjatë kohës së gjumit.
33% vijnë ngaqë bashkëshortët ia marrin mbulesën gjatë natës njëri­tjetrit,kurse janë po ashtu
35 % që mendojnë se do të ishte më mirë të flinim tek e tek,larg nga njëri­tjetri në të njëjtën dhomë(“Tirana Observer”,më 11.01.2008).
Kur lind konflikti,siç thamë më lart, pse t’ia kthesh shpinën dhe të flini si dy pole të kundërta, këshillojnë psikoseksologët?
Pse të mos aplikoni fjetjen në formë luge d.m.th barku yt të takohet me shpinën e saj,sikur edhe anasjelltas.”Mos injoroni,­ theksojnë psikologët modernë­, kënaqësinë e të fjeturit të përqafuar dhe të bërit dush me njëri­ tjetrin !“ Pse të mungojë, shprehen psikoseksologët, ky afinitet njerëzor kur dihet se e kundërta gruan,shumë e ndjeshme nga natyra, do ta lehtësonte shpirtërisht maksimalisht?!?
Por, mjerisht, kjo s’ngjet,përkundrazi duke e pompuar këtë sjellje me kultin e mashkullit,me kultin e patriarkalizmit modern,apo tё dogmave idiote,qё frymёzojnё refuzimin mё antinjerёzor nё kёtё botё:
Shtrёngimin njerëzor tё dorёs sё femrёs:nё pёrgjithёsi,ndryshe dorёn e nёnёs sё jetёs:Njё fondamentalizёm i frikshёm,kriminal,qё tenton tё rritet mes nesh, sa tё guxojё publikisht ta poshtrojё gruan duke e diferencuar nё prani tonё, kёtё dorё tё jetёs,mё e shtrenjta e kёsaj bote,e cila nga gjaku, nga dhimbjet dhe trupi i saj i dha jetёs dimensionin e parё human,tё cilin shkrimtari ynё i mirénjohur Haki.Stёrmilli, afro 80 vite mё parё, me aq dinjitet do ta konsideronte:”Dora qё rrotullon boshtin e fatit tё njerёzisё”.
Shkojmë në kafe , gratë si marrim,por vetëm me vehten tonë si gjelat, shkojmë diku për vizitë,unë flas i pari. Gruaja nuk më pyet mua me kë ndenje,shok apo shoqe dhe nuk ka asnjë problem,kurse ajo e ka problem daljen e vet.Ajo do të shkojë “patjetër” në rrethin e njerëzve të fisit tim,apo te të vetët me lejen time,ndryshe ka piketa të caktuara ku do të lëvizin.Akoma më keq paraqiten rastet e lidhjeve “të detyruara” nën pushtetin material dhe patriarkal të mashkullit me diferenca tejet madhore në moshë..
Tejet tronditëse kur përjeton të miturat në moshë të njomë të bëhen gra padronësh të ndjenjave të brishta në gjithë kompleksitetin e tyre kur dihet se femrës nuk i lejohet të hyjë në marrëdhënie seksuale pa mbushur 18 vjeç,sikur djalit 21 vjeç si mungesë e pjekurisё shpirtёrore,pavarёsisht pjekurisё fizike,biologjike,me konsekuenca serioze edhe psikologjike jo të pakta edhe për pasardhёsin,pasoja që përcillen që në shtatëzani.
Skllavet moderne,siç do t’i quante Bertol Brehti, të këtij formati të mjerë të kujtojnë ato që në mesjetën klasike apo këtë moderne shqiptare trajtohen thuajse si robina,skllave, në kuptimin e asaj shtypjeje të së drejtës natyrore që u takon si qenie njerëzore për t’u plotësuar si një e tërë brenda vehtes duke filluar nga paraloja nё seks,larg aktit seksual tё drejtpёrdrejtё, i cili nё kёtё formё do tё pёrjetohej si dhunё nga partnerja..
”Ka qenë një kohë që prindërit i quanin fëmijët e tyre skllevër dhe ishte e drejta e tyre të dhunonin ndjenjat dhe prirjet e e tyre më të shenjta..Mos vallë,­ thekson kritiku i madh,
Bjelinski,gjeniu rus, afro dy shekuj më parë, një vajzë që ndjek jo xhepin apo pozitën e tjetrit me te cilën dashurohen prindërit e saj gabon?1?1 Dhe duke dënuar dhunën prej

5.
abuzuesi tё njё partneri tё imponuar mbi të drejtën më thelbësore të qenies njerëzore vazhdon:”Debatet,çështjet pse u dashuruan apo pse nuk u dashruan dy veta i quaj si
shumë diktatoriale.Zogu do lirinë,pasioni është poezia dhe lulja e jetës,por ç’mund të ketë pasioni, në se zemra nuk ka liri? ?”(Bjelinski,Vepra,fq.123).Ka të drejtë autori i librit kur
shprehet: ” Këtu,në vendin tonë, burri sikur ka lindur i programuar biologjikisht në psiqikën e tij si dhunues ndaj gruas,njeriut ndër më të shtrenjtët e jetës së tij.1?!?..
Ndryshe nuk e shpjegoj dot se si këtu në Shkodër një burrë vret me pistoletë gruan e vet.Çdo të thotë kjo kur një burrë merr guximin të vrasë një nënë?Reflektim kulminant i pushtetit të verbër që burri ia atribuon vetvetes mbi gruan duke e trajtuar si një send ,si një makinë që paska detyrë vetëm të lajë,të lindë fëmijë,të gatuajë dhe të shërbejë dhe po aq e dënuar deri me vdekje,po ja deshi qejfi burrit..?!?! ”
.Si arrin .të kultivohet një status i tillë poshtërues do të thotë me tё`drejtё lexuesi ynë?
Kjo vjen,sepse mjerisht tek gratë dhe vajzat nën trysninë e një mjedisi patriarkal gerentokrat,nё rastin tonё, do tё thoshte Xhon Greji,psikoseksologu i shquar amerikan ,bestsellër,shfaqen dy lëndime shpirtërore tejet të dhimbshme:
I pari është Tërheqja,d.m.th ajo e kupton që po kalon një jetë të zezë për hatër të zakonit,të këtij apo atij opinioni me fasadë diskrete,e cila e ka hedhur atë në atë kurth,ajo hesht.Vetëm hesht...
I dyti është Braktisja.Ato bëjnë sikur janë të lumtura.Qeshin me zor,vishen bukur me zor,dalin me zor në krah të atij që i mban peng nën pushtetin e bosit,të vargonjëve të arit në qafë,të parasë,të makinës luksoze shkurt me ndjesinë e pronarit mbi të dhe jo të partnerit të barabartë me vetvehten që kur kryejnë lidhjen martesore me ndërmjetës këtë pushtet material duke u trajtuar si kukulla d.m.th qenie pa dinjitet,objekt shfrimi...Përgjithësisht këto familje përfundojnë keq.
Mund të themi se nga 100 % e lidhjeve të tilla fiktive vetëm 8 % e tyre vazhdojnë deri në fund,kurse 68 % ndahen pas 8 vjetësh çka dëshmon që familje të tilla janë familje të rreme.nën trysninë e psikologjisë jo perëndimore,liberale,por lindore obskurantiste. ..
. A mund të progresohet me këtë psikologji?
Pa tjetër që jo.Ne mund të përmbysim sisteme politike dhe ekonomike, siç mund të bëjnë shumë ndryshime tjera fizike,por në se brenda nesh,sado autoktonë evropian, nuk fiton psikologjia perëndimore,por vazhdon trysnia orientale,.ne nuk bëhemi dot perëndimorë.
Ky është mesazhi filozofik, etik dhe psikologjik që sjell libri! Çka do të thotë ne mbi të gjitha duhet të përmbysim psikologjinë tonë të mbrapshtë turkoshake.
Në këtë kontekst me shumë interes është këndvështrimi modern sa psikoanalitik,sa psikoseksologjik lidhur me xhelozinë,kur kujtojmë mjeranë të kulturës minimale psikoseksuale që arrijnë ta shpallin xhelozinë si “katalizator”,”ushqyes “të dashurisë së vërtetë.Madje,sipas tyre, nuk paska dashuri pa xhelozi,d.m.th pa konfliktet tejet të dhimbshme,tragjikomike të partnerit me një viktimë fatkeqe të xhelozisë!?!?
Një mjerim intelektual total.që s’ka asgjë të përbashkët me të vërtetën..Nё se kultura greko־ romake konsiderohet si njёra nga tre shtyllat e civilizimit botёror, kjo i dedikohet.
sё pari afirmimit prej saj tё vlerave universale shpirtёrore tё femrёs,si misionarja mё elegante e dashurisё njerёzore nёn diell..Nё se ky civilizim na dhuroi si komponente plotësuese, si pjesë të së tërës si seks, xhelozet e para tё kёsaj bote,Herёn helene,gruan e

6.
Zeusit, apo Medean latine,vrasёsen e burrit tё saj Diazonit etj,.ai na dhuroi po aq perla portretesh tё tilla si Helenёn e Trojёs tё Homerit, Beatriçen e Dantes, Laurёn e
Petrarkёs,sikur Athinanё,vajzёn e Zeusit,simbol,perёndi e mençurisё,.Nё kёtё botё tё thurur kaq pёrdreq, do tё thonin poetёt e mёdhej greko־ romakё, fati njerёzor e desh ta
paraprinte dhe ta shoqёronte ashpёrsinё mashkullore feminiliteti i femrёs,eleganca gati hyjnore e bukurisё fizike dhe shpirtёrore e kёsaj krijese e cila qё nё hapin e parё tё jetёs sё saj do të apelonte: Mençuri, paqё,jetё dhe dashuri...
Kam dёgjuar edhe meskinitete tё tilla qё Helenёn e Trojёs ta konsiderojnё si modeli i sé keqes,mollë sherri,ndryshe si shkaktare e Luftёs sё Trojёs.duke injoruar me psikologjinё e tyre maskiliste orientale shkaktarin kryesor: Synimin grek pёr tё pushtuar Trojёn,kёtё qytet nё Azinё e Vogёl,qё zotёronte rrugёn detare pёr nё Detin e Zi,çka grekёt do ta finalizonin me dredhinё odiseane,“Kalin e Trojёs”,ndryshe shërbimin e paré intelegjent né botë,nё shek.XII pr.k,pas luftёs 10-vjeçare,greko-trojane.
. Kёshtu qё, nё”Iliadёn”e Homerit, Helena e Trojёs artikulohet ,jo si mallkim i seksit tё bukur si qenie njerёzore,por si sublimim i saj.,madje si modeli i harmonisё sё pёrsosur mes trupit dhe shpirtit,mes shfaqjes dhe thelbit,.pёrballё zemёrimit maskilist akilian,.i cili zien nga thanatosi, instinkti i urrejtjes, nёn ethet e hakmarrjes ndaj Hektorit.
Ndryshe nuk do të mbetej akoma pas 2500 vjetёsh kaq aktual Homeri me veprёn e tij si kryefjala e formimit estetik,shpirtёror,sa si vlerë civilizuese, sa si obligim unik universal startues pёr arsimimin e brezave té rinj ndёr shekuj deri nё ditet tona.
Duke iu rikthyer problemit tё xhelozisё si njё shqetёsim tejet serioz,nga kjo media vizive do t’iu kёshilloja,sidomos çifteve të reja,të rrezikuara të bien në kurthin tragjikomik të xhelozisë se të gjitha këshillat e psikoseksologëve perëndimorë na çojnë me shumë dhimbje drejt konkluzionit:
“Xhelozia është vrastare e të gjitha marrëdhënieve në një partneritet çifti familjar” d.m.th ajo është sëmundje dhe asgjë tjetër.
Shekspiri e quante xhelozinë ”Monstra me sy jeshilë që kërkon ta hajë për së gjalli krijesën e vet” Kjo do të thotë se, në se egërsira para se ta hajë prenë e vet, i shkakton rrjedhjen e gjakut nga aorta, d.m.th një vdekje “më humane”,xhelozia kërkon që objektin..e saj,partnerin apo partneren e saj ta hajë për së gjalli...Megjithatë dua t’i këshilloja gratë apo vajzat e reja,viktima të mundshme të saj, se edhe xhelozia kjo sëmundje jo e lehtë mund të shmanget. Po si, mund të pyesni?
Nëqoftëse një grua apo burrë shpjegojnë psikoseksologët vuan jo më shume se 1orë në 24 orë nga mjegulla­xhelozi është krejt normale.Nëqoftëse e kalon këtë afat, ky njeri është i sëmurë,tek ai ka filluar sëmundja e xhelozisë.
Si shfaqet ajo gjatë kësaj ore të pranueshme?
. Xhelozi... pse shoqja ime ka burrin e mirë,ka djalin e mirë,ka veshjen më të bukur,ka shtëpinë e mirë,ka punën më të mirë etj. etj.Po kaloj orën kjo lloj mjegulle gruaja apo burri duhet këtë shqetësim “mjegull”,ta demaskojë menjëherë duke iu shfaqur një njeriu të saj(të tij) më të dashur,shkurt një njeriu që beson se nuk e pargjykon. ..
Ky i besuar mund të jetë burri,nëna,babai,vëllai apo edhe tjetër, njeri i juaj i preferuar..Pra gruaja (apo burri) duhet ta denoncojë këtë shfaqje të xhelozisë
menjëherë.Kush janë pasojat e saj, në se ne heshtim pas një ore nga shfaqja e saj? Në
këndvështrimin tonë psikoanalist xhelozia është sëmundje,ajo është kanceri i

7.
dashurisë.Xhelozët,gra apo burra, shpjegojnë psikoseksologët angloamerikanë vuajnë për pesë arsye të tilla:
1.Sepse janë xhelozë.
2. U vjen turp që janë xhelozë,kur ajo në fakt s’është tjetër vetëm një ndjenjë krejt e natyrshme.
3.Sepse kanë frikë se mos xhelozia e tyre dëmton të tjerët.
4.Sepse e shohin që rrëmbehen nga një sjellje krejt banale. . 5.Sepse edhe pse duken si gjithë të tjerët janë agresivë,sillen si të çmendur. (Gazeta”Shqip”,më 27.08.2008)
Nëqoftëse i fshehim sjelljet tona prej xhelozi gjatë një orësh, atëhere ne kthehemi në të sëmurë prej xhelozie nga një shqetësim i thjeshtë në një patologji,e cila me kalimin e grave në menopauzë, apo të burrave në andropauzë, situata mes partnerëve bëhet agresive deri në pretendime prej të çmendurish:Goditje fizike,britma te frikshme urretje patologjike deri në vrasje në krizë të plotë të partnerit apo partneres.
Unë po shprehem krejt thjesht ,krejt qartë,duke vlerësuar edhe praninë e personaliteteve të tilla, në këtë promovim televiziv,si:”Mjeshtrin e Madh”,z.Fadil Kraja,”Mjeshtrin e Madh”,z.Ahmet Osja,”Medaljen e Artë”,zonja Nineta Verbica, në pikturë në nivel evropian,Profesor Gëzim Uruçin,sikur autorin e librit zotin.Lekë Imeraj.Me këtë dalje
publike dua të theksoj se në shfaqjen e xhelozisë mjeku i vetëm është psikologu,se ky është problem thjesht psiqik. Dhe po e shpjegoj me shumë dhimbje kur kujtoj se ka jo
pak gra dhe familje që vuajnë,që masakrohen,që krijojnë probleme me të tjerët që nuk arrijnë të kuptojne se njeriu që po i provokon është një i sëmurë,një krijesë e pafajshme apo i pafajshëm që duhet sa kuptuar,po aq edhe ndihmuar.
Statistikat perëndimore dëshmojnë se numri më i madh i familjeve të ndara është në vitet 40­të jetës së partnerit.Kjo vjen, sepse tek meshkujt pikërisht në këto vite shfaqet ajo që quhet kriza e mesit të jetës,45­50 vjeç.Gruaja kujton se partneri s’është në gjendje t’i përgjijget seksualisht.Po shprehemi jo si provincialë,si idiotë,por si intelektualë.
Në këtë periudhë që shoqërohet me një andropauzë kalimtare gruaja kujton se burri.po e tradhëton.(Merrnie me mend çfarë tmerri përjeton një xheloze në menopauzë)
Shfaqen tek ajo shenjat e xhelozisë depresive.Kështu, nëqoftëse gruaja s’ka kulturë psikoseksuale nga kjo fazë xhelozie mund të kalojë deri tek ajo
paranonjake,karakteristike sidomos për burrat.Kjo bën që ajo të tregohet e padurueshme ,thuajse e çmendur me idenë e përhershme: O do të më mbysë, ose do ta mbysë burrin(gruan) dhe shprehja e kësaj marrëdhënie shkon drejt ndarjes tragjike mes tyre.
Pasi krijuam besoj një vizion profesional mbi xhelozinë dua të sqaroj se njihen 4 tipe apo lloje patologjish të tilla:
1.Xhelozia depresive,tipike për femrat,të cilat në këtë rast nuk ndihen në lartësinë e partnerit.
2.Xhelozia fiksuese, e cila shfaqet si një dëshim në vazhdim, në se më do,apo nuk më do vërtet partneri(partnerja)
3.Xhelozia shqetësuese që pasqyrohet tek secili si një dëshim i përhershëm se po ndahemi nga njëri­tjetri..
4..Xhelozia paranonjake,tipike për burrat shfaqet si një dyshim i vazhdueshëm,i pandërprerë ndaj partnerit.(Gazeta“Shqip”, 27.07.2008)

8.
Kujdes këshillojnë psikologët, jo thjesht se duhet ta kërkoni arsyen e sjelljes suaj prej xhelozi brenda vehtes,por po aq nuk mund të kemi thjesht një xhelozi,por mund të
kemi shumë të tilla.Aq më tepër mos ia lejoni vehtes që kjo anaomali krejt natyrore të kthehet në një katastrofë familjare vetëm, pse ju u vjen turp ta denonconi.!
Do të pyesë lexuesi: A ka partneritet normal? Patjetër që ka!Në bisedë e sipër,si m’u prezantua si e “Top Canell” një gazetare,shumë e bukur,fantastike në paraqitje(
mësova më vonë se pasaka qenë si përfaqësuese e vendit tonë në “Miss­ Kina 2008”)”më drejtohet si me shaka,por jo pa seriozitet:
" Si të dukem unë? Shumë e bukur,i përgjigjem.Mos ndjen gjë për mua pas këtij komplimenti?Absolutisht, asgjë i them.Pse asgjë ?!?E para, i them, ti je shumë e re,si etikë ti je vajza ime, megjithatë...kryesorja është se realisht ndjehem tepër i plotësuar me partneren time.e cila lumturisht na ka dhuruar tre fëmijë të mrekullueshëm.....Gazetarja, pasi më përqafoi,më falënderoi, e befasuar nga ky mirëkuptim, mes nesh, brenda të cilit lëvizte ajo që thirret dashuri estetike.
Dashuria normale, nuk mund të jetë kurrë arsye,d.m.th kalkulim i interesave materiale,llogari e ftohtë,para,pozitë,karrierë,skemë pragmatizmi..
”Në dashuri,­ thoshte Bjelinski­,ai që nuk pranon sinqeritetin,pasionin instinktiv,tekat e zemrës,sipas fjalës së urtë ruse”është më i bardhë korbi se pëllumbi”,ai e hedh poshtë këtë,ai nuk e kupton dashurinë trokitje në zemër”(Bjelinski,Vepra,po aty).
Kush nuk arrin të ndjejë këtë kod dashurie brenda vehtes nuk mund ta kuptojë dashurinë, insistonte gjeniu.,sepse edhe te dashuria “e arsyeshme”,dashuria e diktatit së jashtmi,së brendshmi do të jesh i prirur nga sinqeriteti:Jo më të mirën, apo më të mirin së jashtmi ,por atë që ndjen së brendshmi, shkurt atë që të ofroi zemra.
.Madje, sipas Shopenhauerit,filozof i shquar gjerman, ata që dashurohen mes tyre kanë përjetuar më parë virtualisht,në formën e një diçkaje të turbullt,si në një ëndërr të gëzuar, pasardhësin, trashëgimtarin,frutin e dashurisë së tyre të sinqertë.
Zgjata rreth këtyre argumenteve për të thënë se, në se partneri grua (apo burrë) plotësohet ajo,(apo ai) nuk të tradhëton kurrë.prandaj fajin shihnie kurdoherë,drejt në sy,në te dy krahët duke mos akuzuar as mbajtur peng asnjërën palë pa të drejtë:
Të gjitha mungesar që pasqyrohen në shpirtin e saj,si mungesa të shëndetit seksual, kthehen në gjeneruese të ”mjegullës”­ xhelozi.
Napoleoni duke nderuar misionin e nënës në jetë nënvizonte me shumë dinjitet:” Në prehrin e nënave rriten kombet”.Libri”Të fshehtat e gruas” i Lekë Imeraj ofron si model bashkëjetesen atë të një çifti familjar perëndimor si standart duke e ballafaquar me familjen tonë.Autori përmes këtij libri indiret na sugjeron: Ne nuk jetojmë në epokën ku vendosnin tabutë,ku fjala e burrit ishte mit,ku fjala e njëshit ishte vet ligji.Jetojmë epokën e Individiumit,epoka e vetëvendosjes së lirë nga individi, prandaj gruaja shqiptare,si ajo evropiane ka të drejtë të vetëvendosë për fatin e saj. Këtë gjë ajo ka të drejtë ta gëzojë krejt natyrshёm sa burri i saj duke filluar nga seksi.
Ka ardhur koha të braktisim në aspektin etiko־moral,apo psikologjik,si të frikshme për të ardhmen tonë, seksin si tabu që në bankat e shkollës ku nën trysninë e një kodi moral primitiv vazhdohet të neglizhohet formimin seksual sipas programit mёsimor.
Të vërtetat mbi seksin nuk duhen lexuar si shkatërrim i traditës sonë si komb , i zakoneve tona apo identitetit tonë, por si pasurim dhe konsolidim në kontekstin e vetëprogresit të civilizimit botëror,të cilit edhe ne s’i shmangemi dot në realitetin e një
9.
bote sa globale,sa nudo,sa komerciale.. ”Mësojini fëmijtë, se do të jenë pjesë e një kohe përtej se e juaja”,­porosiste Naimi,Poeti ynë Kombëtar.Me këtë vetëdije ka ardhur momenti t’i vëmë kufirin tek thana Nderit Pagan,si një peng rudiment ,primitiv dhe bllokues, një veto në pronësi të mashkullit,i cili na paska të drejtën.të ligjërojë mbi nderin
e partneres si ndera e burrit.duke skllavëruar dinjitetin e vlerave reale të kontributeve të saj si qenie njerëzore në familje apo në shoqëri..
Kjo sjellje kaq barbare brenda nesh dëshmon,djegien e një etape thelbësore katarsisi, pastrimi, të vetëdijes sonë sociale gjatë rrugës së civilizimit si komb duke mbetur deri në ditët tona pre e nderit primitiv,pagan. Ndoshta njëra nga tabutë më idiote që kultivuam brenda vehtes, nën trysninë e robërimeve shekullore totalitare, sa klasike, sa moderne,sa zakonore,sa politike duke kompromentuar vlerësimin civil të pavarësisë së tjetrit si kushti themelor për pavarësinë brenda vehtes si gjysma jonë..
Dëshmi kjo, e kthjelltë, e nivelit primitiv të ndërgjegjes sonë sociale, shpeshherë me kosto njerëzore përbindësh sa kohë gjënë më të shtrenjtë, jetën,do vazhdojmë ta “dhurojmë” idiotërisht si “shkelje kufiri” apo “si garanci e cipës së virgjërisë”në epokën e lirisë së plotë të individit në trajtimin e vetvehtes...Me tepër vend, shkrimtari Fadil Kraja”Mjeshtër i Madh”,solli gjatë këtij promovimi televiziv shembullin brilant të këngëtares së shquar amerikane, Merlen Monro, e martuar 11 herë,aq shumë e nderuar në botën e artit, në kufinjtë e atij morali që funksionon dhe duhet të funksionojë vetëm në hapësirën e kontratës së lirë mes partnerëvet.
. Mos harroni,na thonë psikologët:” Truri tek njeriu është organi kryesor seksual që do të thotë se pa shëndet seksual nuk ka shëndet të potë të njeriut!”,­ thekson psikoseksologu i njohur Dr.Adem Harxhi (“Shekulli’,25.04.2009).
Një ditë një prind,personalitet në kuptimin profesional,familjar dhe moral të kësaj fjale,pasi m’u lut të kaloja ca çaste në zyrën e tij të punës, pranë kompjuterit,gjithë shqetësim më drejtohet :
”Jam tmerruar kur djali im,nxënës shkolle,ndiqte në internet “Histori me të q..me”,apo “Histori me dashuri të nxehta”etj..Nga që mbeta i shokuar,por edhe po më vinte turp t’ia artikuloja me fjalë,iu luta partneres,gruas sime, mjeke, ta lexonte titullin e faqes së internetit ku po lexonte fëmija ynë,i cili ishte larguar duke e harruar hapur kompjuterin,ndërsa ne po ndiqnim televizionin në dhomën tjetër.”Çfarë më rekomandoni,”­ m’u lut miku im.Kjo nuk është asgjë, i përgjigjem,kur kujtojmë analfabetizmin tonë profesional,d.m.th mosnjohjen thuajse masive të kompjuterit në masën mbi 90% nga familjarët ,por edhe nga mësuesit tanë.
Që do të thotë mijëra fëmijë vazhdojnë t’i nënshtrohen verbërisht këtij pasioni në internet, të pakontrolluar nga askush, duke shtuar përditë kontigjentet e tmerrshme të Braktisjes Pasive të Shkollës.Përballë këtij realiteti i vetmi ilaç serioz mbetet,i drejtohem mikut im, zotërimi,njohja sistematike me vlerat e jetës seksuale,në se sinqerisht duam të ndёrtojmё njё tё ardhme tё shëndetshme në Evropën e Re,.larg hipokrizisё vrastare civile,ndryshe imitimit tё demokracisë perëndimore nga kodi i një morali të kapërcyer.
Të kesh frikë nga jeta seksuale, ta përjetosh si kompleks turpi interpretimin e vlerave të raportit seksual, pjesë e njërit prej standarteve themelore në botën moderne,do të thotë të .
kesh frikë nga ajo pjesë substanciale e kënaqësisë nga vjen vetë jeta,siç thoshte Frojdi, aspak si vlerë e kënaqësisë seksuale si qellim në vetvehte. Njeriu dallon nga kafsha: . Seks në mënyrën e vet bëjnë edhe:
10.
insektet,bimët,lulet,shpendët,kafshët etj,por njeriu dallon nga ato, sepse seksi tek njeriu merr jetë krejt ndryshe nga krijesat tjera ,sepse tek njeriu ai rrethohet nga dashuria.
Si qenie e arsyeshme njeriu këtë veprim fiziologjik e rrethon me dashuri e cila shfaqet si menaxhere e seksit.Dhe pikërisht në këtë aspekt të jetës gruaja e gjen vehten dhe ka të
drejtë ta gjejë të tillë po aq sa burri,që duhet t’i drejtohet urologut, sikur gruaja si partnere gjinekologut,kur s’ka jetë normale seksule që t’i përgjigjet partnerit.
Gratë shqiptare janë tejet altruiste: Një grua nga Burreli,sipas Gazetës “Shqip”,e shtyrë nga dashuria për jetën,instinkti i fuqishëm i amësisë,më i fuqishmi ndër 6000 instinktet që ka qenia njerëaore,e bindur se nuk mund të lindë,pa pyetur se cili .nga partnerët e ” ka fajin”, por e frymëzuar nga instinkti i jetës,si dashuri e nënës,vendos të kërkojë vet ajo grua,partnere, për burrin e saj.A ka ndodhur ndonjëherë që burri në emër të jetës të
kërkojë burrë për gruan?Jo!Ndërkaq gruaja e dytë, me po aq dinjitet, sugjeron që fëmijët e saj ta quajnë njerkën Nëna e Madhe,ndërsa atë,,nënën e tyre, ta quajnë nëna e vogël.:
Një xhest fisnik altruizmi,që kurrësesi nuk ka ndodhur të manifestohet nga një burrë.Pse nuk ngjet një sjellje e tillë nga burrat,por vetëm nga gratë?
Krejt e thjeshtë:
Ata e ndjejnë vehten për gjithçka njësha,shpëtimtarë të gruas,sepse e kanë shumë të lartë murin brenda vehtes së vet. Edhe gratë tek problemi i parave,i karrierës etj.shfaqin pjesën e së keqes së thelbit të tyre,që aq mjeshtërisht e ka përjetuar Shekspiri,mbreti i poetëve, me Ledi Makbethin tek tragjedia e njohur ”Makbethi”.Jo rastësisht sot pranë shkollave,institucioneve shëndetësore dhe familjeve në botën e qytetëruar vihet psikologu dhe këshilla e parë është ajo e psikologut për cilindo,pa nënçmim, për burrin apo për gruan .Sipas Xhon Grejit:Gratë gratë janë Komiteti Drejtues në familje.Atyre nuk u shpëton asgjë nga maja e flokut deri tek këpuca e burri.
Kjo nuk do të thotë që libri është kundër burrave aq me keq, po t’i marrim burrat si armiq të grave,sepse do të injoronim vlerat e librit si evidentim i”të fshehtave të gruas” që janë po aq të natyrshme si “të fshehtat e burrave”të cilët vuajnë vërtet pasojat e një trashёgimie patriarkale mjerane. sa shqiptare, sa ballkanike,por kjo nuk do të thotë të injorojmë faktin se burrat janë po aq dashnorë të çmendur pas të partnereve té tyre.
Dhe kur flasim për dashuri,dashuria duhet kuptuar gjithësesi nga të dy partnerët si: . . Përgjegjëshmëri, përkujdesje dhe përkushtim.
Nëqoftëse këto nuk funksionojnë, nuk funksionon as dashuria, çka do të thotë se mes bashkёshortёve ka: Shtirje, falsitet, interesa karriere të sëmurë apo interesa të tjera,sepse gruaja (ose burri) realisht plotësohet tek një i dytë.Nëqoftëse i mungojnë këto lloje ferrash, dashuria vihet mbi baza të shëndosha,rrjedhimisht edhe familja funksionon.
Kumti i këtij libri,si ballafaqim me vetvehten, vjen krejt i qartë:
Vërtet jemi ndoshta më i vjetri popull në djepin e qytetërimit evropian,por po kaq vazhdojmé ende të jemi peng i një statusi psikoseksual oriental,mes Lindjes dhe Perëndimit, Ndryshe peng i atij nderi fals,si veto maskiliste,kur njeriu ynë postmodern,si bashkohësit e vet nё Evropёn e Re,ka të drejtën e patjetërsueshme të vetvendosjes për fatin e vet sa si qytetar shqiptar,sa si qytetar i botës.

Shkodër,tetor 2008 Kadri Ujkaj,kritik letrar

No comments: