Sunday, June 29, 2008

Shtëpia e Bardhë – Washington, DC

Shtëpia e Bardhë – Washington, DC

23 Qershor, 2008

Viktor N. IVEZAJ

NЁ EMЁR TЁ...organizatorëve të këtij evenimenti, të disa shoqatave shqiptaro-amerikane nga mbarë SHBA-të, të aktivistëve politik dhe shoqëror që mbrojnë të drejtat minoritare, të organizatave shqiptare studentore, dhe të organizatave shoqërore – që përfaqësojnë Detroit-it, New York-ut, Chicago-së, Boston-it, Cleveland-it, Florid-së, Connecticut-it, dhe New Jersey-it

Mirësevini në Washington, DC!

Sot jemi mbledhur në Washington për të veçuar padrejtësitë e vazhdueshme që rrethojnë shqiptarët në Mal të Zi. Me një zë apelojmë tek SHBA-të tona, komuniteti ndërkombëtar, dhe disa institucione të themeluara për të mbrojtur të privuarit nga shteti i tyre dhe të opresuar për shkak të etnicitetit tyre.

PSE JEMI KЁTU…?

JEMI KЁTU për ata që nuk munden të ngrisin zërin e tyre kundër opresionit shtetëror dhe diskriminimit etnik nga frika se fjalët e tyre do të eksagjerohen dhe përdoren kundër tyre për të krijuar atmosferë të mbushur me frikë, konfuzion, pavërtetësi, dhe korrupsion.

JEMI KЁTU për ata që nuk munden të arrijnë shkollim të lartë pa u asimiluar – ku e vetmja mënyrë e suksesit akademik është të lexosh në gjuhën malazeze, të shkruash në gjuhën malazeze, dhe të flasësh në gjuhën malazeze. Program i dizajnuar për të përdorur pjesët shqiptare për të ndërtuar një malazez.

JEMI KЁTU për ata që nuk munden të arrijnë punësim të barabart pa emigruar – në qoftë se dëshiron të ushqesh familjen tënde, duhesh të paketosh plaçkat tuaja dhe të lësh mëmëdheun për një vend më të mëshirshëm. Ku politika e emigracionit të detyruar ka çuar shqiptarët në Mal të Zi të jenë grupi etnik me punësimin më të ulët në proporcion me popullatën e shtetit. Atëherë, nuk është befasuese se më pak se 0.5% të shqiptarve në Mal të Zi janë të punësuar në institucionet shtetërore.

JEMI KЁTU për ata që nuk munden të korrin frytet e punës tyre – në vend Mali i Zi vazhdon të përfitojë nga fitimet e bizneseve të reja shqiptare; fajtorë të shtrydhjes së frutave nga vneshtat tona, pirjes së duhanit tonë dhe marjen e përfitimeve të fabrikave tona krypore.

JEMI KЁTU për ata që nuk munden të mbrojnë teritoret dhe shtëpit e tyre nga konfiskimet prej shtetit – ku trojet tona në Ulqin, Tivar dhe regjione të tjera bregdetare janë marur ilegalisht dhe monopolizuar nga bizneset shtetërore për përfitime financiare nëpërmes të ardhurave turistike, dhe për shqiptarët mbetet? NISHTA!

JEMI KЁTU për ata që nuk munden të luten në gjuhën amëtare – por në vend të saj duhen të adaptojnë dhe trashigojnë gjuhën e shumicës sepse na është thënë se Zoti nuk kupton gjuhën shqipe.

JEMI KЁTU për ata që nuk munden të gëzojnë beneficionet e vetqeverisjes – pa asnjë institucion lokal që mund ta quajn të tyrin, pa qeveri lokale ku munden të adresojnë ankesat e tyre, pa programe sociale lokale që munden t’ju besojnë, pa buxhet, pa komunë, pa infrastrukturë, pa elektorat, pa kandidat…prandaj pa PROGRES!

JEMI KЁTU për ata që nuk kanë mbrojtje të barabart nga ligji – ku institucionet ndikohen nga individ për interesin e tyre personal, të cilët janë të keqpajisur për implementim të drejt dhe gjykim të barabartë për të gjithë qytetarët. Në vend të kësaj kanë prodhuar një precedent të rrezikshme ku 16 shqiptarët të burgosur në Spuz nuk kanë asnjë shans për gjykim të paanshëm ndaj aktakuzave të pavërtetuara dhe paprovuara, nën procedura gjykatore të kapluara nga korrupsioni, ndryshueshmërit dhe obstruksioni kushtetues, shtetëror dhe normave ndërkombëtare. Dhe kështu “Fluturimi i Shqiponjës” po kërcënon grisjen e shoqërisë civile në qoftë se nuk do të përfitojë i gjithë multietniciteti qytetar nga mbrojtja e barabart nga ligji.

Jemi mbledhur këtu për ata të cilët nuk munden të arrijnë të drejtat themelore të njeriut të cilat na dhurohen në lindje, të mbrojtura nga ligjet ndërkombëtare, të garantuara nga kushtetutat e shteteve dhe të implementuara nga mirëqeverisja.

Nuk pyesim Malin e Zi për të na dhënë të drejtat, por pyesim Malin e Zi për të na mbrojtur të drejtat.

ÇFARЁ MUND TЁ BЁHET:

Ne kërkojmë që Mali i Zi:

1. Të inicijojë të drejtat e barabarta dhe ndalojë diskriminacionin me programe të cilat përfshijnë të gjithë popujt pa marrë parasysh prapavinë sociale, ekonomike, politike, gjuhësore, fetare dhe etnike.

2. Të implementojë politika dhe programe të drejtuara për të nivelizuar fushën për shqiptarët që synojnë punësimin, regjistrimin në universitete madje edhe kontrata nga qeveria.

3. Të inkurajojë institucionet publike siç janë universitetet, spitalet dhe forcat policore të përfaqësojnë popullatën në mënyrë të drejtë. Të punësojë shqiptarët si gjykatës, drejtor të spitaleve dhe policisë ku shqiptarët përbëjnë shumicën. Kjo do të sigurojë mirëbesim publik, vetëbesim publik dhe përfaqësim të barabartë.

4. Të themelojë komunën në Malësi dhe krijojë politika për të dhënë punësim dhe ndihmë sociale afatgjate për shqiptarët në nivelin komunal. Kjo pa dyshim do të inkurajojë zhvillim social, ekonomik dhe politik, do të afrojë qeverin më afër popullit dhe do të fuqizojë minoritetin që për shumë vite është i përjashtuar.

5. Të rishpërndajë një përqindje korrekte të pasurisë nacionale shqiptarëve të cilët përbëjnë 85% të popullatës së Ulqinit dhe 92% të popullatës së Malësisë. Riinvestimet në këto regjione garantojnë ngritje të pasurisë, zhvillimit dhe konsumimit publik. Të ardhurat nga ky lloj investimi mund të jenë të pavlera.

6. Të inkurajojë pronësi të barabartë, përfaqësim në nivelin menaxherial dhe nëpunës, nxitim të bizneseve shqiptare edhe programeve për investime shoqërore.

7. Të krijojë programe të sponsorizuara nga qeveria për të edukuar shumicën për kontributet e rëndësishme që shqiptarët i sjellin shtetit përfshirë diversitetin, historin e pasur, talentin dhe etikë pune të paparë – karakteristika të një grupi etnik që ndërton një shtet dhe nuk shkatëron ate.

8. Të rrënojë monopolet shtetërore dhe inkurajojë pronësi private. T’ju kthej shqiptarve korporatat të cilat u janë marrë në mënyrë ilegale dhe u janë dhënë elitave shtetërore të korruptuara të shtyer nga përfitimet personale dhe jo shërbimet publike.

Ne pyesim Malin e Zi të lexojë kushtetutën e tyre – PRAPЁ – dhe t’i përmbahet atyre neneve të përpiluara për mbrojtjet e lartpërmendura. Por më së shumti të mbroj të drejtat e Baballarëve tanë, Vëllezërve tanë, Birëve dhe Xhaxhallarëve tanë të cilët po numërojnë ditët kur do të ribashkohen me familjet e tyre. Dhe nëse të drejtat e tyre mbrohen dhe e drejta e ligjit përmbahet, sistemi i juaj gjyqësor do t’i deklarojë drejtësisht: TЁ PAFAJSHЁM.

Në përpjekjen e Malit të Zi për integrimet euro-atlantike, rruga kalon përmes Malësisë, kthehet nëpër Plavë e Gusijë, pren nëpër Ulqin, vazhdon nga Ana e Malit, çon tek Kraja dhe zbret në Tivar.

Përderisa këto rrugë shtrohen në mënyrë të barabartë, kalimi i Malit të Zi në integrimin euro-atlantik do të jetë vërtetë i gungësuar. Prapëseprapë, ne do të bëjmë pjesën tonë. Tani Mal i Zi a mund të bëni të juajën ju?

No comments: